Connect with us

Lajme

Pushtetarët e dikurshëm dhe ata të sotëm, t’i kërkojnë falje popullit

Published

on

Të gjithë të cilët janë në pushtet ose të cilët kanë qenë në pushtet, në ndonjë funksion, duhet t’i kërkojnë falje popullit të Maqedonisë së Veriut që nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta parandaluar zhvendosjen dhe ai trend tmerrësisht i keq demografik për të mos e shfrytëzuar në agjendat e tyre ditore-politike, theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski lidhur me deklaratën e tij të dhënë në Novi Sad se nëse nuk do të ishte president do të zhvendosej nga shteti.

“Ju pohoj se, pak më gjatë jam në këtë punë publike të cilën e quajnë politikë dhe pak më shumë vite kam për të mbajtur mend, nuk ekziston asnjë parti politike në këtë vend, asnjë president, asnjë kryeministër, nga vitet e 90-ta deri më sot, kush mund të lavdërohet me rezultate të mëdha në zvogëlimin e e trendeve negative në këtë sferë. Nëse dikush mendon gjatë kësaj partie ishte keq, ndërsa në kohën tonë nuk zhvendosen të rinjtë, ai gabon. Të mos e gënjejmë popullin dhe qytetarët”, deklaroi Pendarovski pas takimit të sotëm me udhëheqësinë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Pendarovski thotë se duhet të shihet konteksti më i gjerë i daljes së tij në konferencën në Novi Sad, e cila është shtrembëruar për shkak të qëllimeve politike.

“Aspak nuk flas as për VMRO-në as për LSDM-në, unë flas për perspektivat e humbura evropiane sipas asaj që e kemi nga 18 tetori e këndej. Flas – si nuk ju japin me vite e vite të hapni kapituj dhe nëse ato negociata më tej zgjasin me vite e vite, ndërsa tek së pari presim metodologji të cilën nuk dimë si është, nëse do ta prolongojë, do ta ndërlikojë procesin, kur do të isha i ri dhe kur do të më thoshin, prisni edhe 20-30 vjet dhe në ndërkohë standardi do të ishte ‪400-500‬ euro, cili i ri do të thoshte – po unë do ta shpenzoj jetën që kam dhe do të pres, nuk është problem. Do të thotë në këtë kuptim”, tha Pendarovski.

Ai theksoi se të gjithë të cilët kanë qenë në pushtet nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i penguar tendencat shkatërruese demografike për të cilat në vitin 2011 nuk është bërë regjistrim.

Pendarovski propozoi që të gjitha subjektet politike të ulen dhe të bëjnë strategji me të cilën të paktën pak do t’i minimizojnë efektet e shumta negative nga trendet të cilat po na ndodhin.

Ai theksoi se duhet të punohet në shtet juridik, në qeverisje të të drejtës, sepse, siç theksoi, duhet të jemi të sinqertë – nuk e kemi përfunduar.

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Bota

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Published

on

By

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.

Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.

Puna e shpëtimit është duke vazhduar.

Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.

Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.

Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.

Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.

Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL

Continue Reading

Aktuale