Connect with us

Shqipëri

Ilir Meta anulon pritjen për festën e Pavarësisë

Published

on

Presidenti Ilir Meta ka anuluar pritjen shtetërore protokollare për festën e Pavarësisë, pas gjendjes emergjente nga tërmetet që tronditën vendin.

Përmes një njoftimit në faqen zyrtare, Presidenca bën me dije se për shkak të situatës alarmante, kreu i shtetit ka vendosur që të anulojë Pritjen Shtetërore në Pallatin e Brigadave, me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.

“Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anullojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Continue Reading

Lajme

FSHF publikon audio-incizimin ku Erion Veliaj dëgjohet duke ofenduar rëndë Armand Dukën /VIDEO

Published

on

By

FSHF publikon audio-incizimin ku Erion Veliaj dëgjohet duke ofenduar rëndë Armand Dukën

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka publikuar një audio-incizim në të cilin dëgjohet kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj, duke ofenduar Armando Dukën, kryetarin e kësaj federate.

Sipas audio-incizimit të publikuar, Veliaj duket i përkushtuar ta rrëzojë në çdo mënyrë nga “froni” kryetarin Duka.

Ndër të tjera, Veliaj thotë se “futbolli është i vetmi ishull” që nuk e ka në kontroll dhe dëshiron ta marrë edhe atë.

Po ashtu, dëgjohet duke thënë se “jo UEFA dhe FIFA të zbresin, po Jezusi dhe Muhamedi të zbresin, nuk e ndalin luftën time”.

Ndryshe, një shpërthim me tritol ka ndodhur në shtëpinë e Dukës të hënën mbrëma. Shpërthimi ndodhi pas disa ditëve me retorika të ashpra ndërmjet tij dhe Veliajt, i cili a ka quajtur Dukën “beu” i futbollit shqiptar, duke e akuzuar si pjesë e një grupi mafioz, i cili ka marrë peng federatën dhe gjithë futbollin shqiptar./Insajderi.com

Continue Reading

Lajme

Duka lexon LIVE mesazhin që mori në telefon para shpërthimit

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur përsëri për shpërthimin e tritolit të vendosur në banën e tij.

Duka tha se nuk ka pasur dëme të mëdha, por është dëmtuar dera. Presidentit i FSHF tha për “Opinion” se ka qenë një person me kapuç që vuri lëndën eksplozive, ndërsa tha se polica vijon hetimet.

Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur n donjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. “Ti luan me dy standarde, ti k*rv luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karkuar në n jë dyqan këtu në Durrës. Ka një emërë dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndodnjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë. /Opinion

Continue Reading

Lajme

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës, pamjet nga vendi i ngjarjes

Published

on

By

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës. Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.

“Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh.

Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie ka jo. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.

“Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur.

Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar” tha ai.

Por a ka dyshime? “Unë jam ekonomist nuk jam polic, kur të bëhem polic do të kem dyshime”.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, Erion Veliaj që është në luftë të hapur me Dukën për garën në FSHF, e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”.

Sot u zhvillua një betejë e fortë në distancë me akuza dhe kundër akuza mes FSHF-së dhe Erion Veliajt për zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit shqiptar që do të mbahen në 2 mars./Abcnews.al

Continue Reading

Aktuale