Connect with us

Shqipëri

Ikën dritat, pallatet tundeshin si gjethe peme: Kamerat fiksojnë tmerrin gjatë tërmetit (VIDEO)

Published

on

Dita e sotme është kthyer në një dhimbje të madhe për shqiptarët që kanë humbur familjarët e tyre në tërmetin e frikshëm që shkundi gjithë vendin.

Videot e shpërndara sëfundmi në rrjetet sociale tregojnë edhe momentet nga lëkundja shkatërrimtare duke pasqyruar dimensionin e plotë të kësaj tragjedije ku pallatet lëkunden mjaft fort sikur të ishin gjethe peme.

Në videon e mësipërme shihet momenti se si është përjetuar tronditja e fortë në një lokal në zonën e Durrësit.

Me të ndjerë lëkundjet, dy personat që gjendeshin aty janë ngritur duke ikur me vrap, ndërsa më vonë ka pllakosur errësira.

Continue Reading

Lajme

Avioni i ‘Air Albania’ bllokohet në Stamboll, shkak stuhia e dëborës

Published

on

Moti i keq ka përfshirë edhe Turqinë, duke shkaktuar probleme në aviacion. Aeroplani i kompanisë “Air Albania” është bllokuar në aeroportin e Stambollit për shkak të stuhisë së dëborës.

“Air Albania” njofton se për shkak të motit të keq, çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar, teksa po merren masa për t’u kujdesur për pasagjerët e linjës shqiptare.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”.

Continue Reading

Lajme

Deputetja e PS kundër vendimit të Albin Kurtit: Shqipëria edhe në karantinë nuk i ndaloi qytetarët e Kosovës të hynin në vendin tonë

Published

on

Deputetja e PS në Kukës, Gerta Duraku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për të ndaluar qytetarët shqiptarë që të hyjnë në Kosovë, nëse nuk kanë bërë tre doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Shqipëria nuk vendosi kurrë asnjë kusht për qytetarët e Kosovës, madje as në kohen e karantinës së madhe.

Uroj dhe shpresoj që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë masë që penalizon rëndë banorët e qarkut Kukës dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi duke i diskriminuar ata përtej çdo lloj arsye dhe llogjike”, shkruan ajo.

Vendimi i marrë nga Albin Kurti është në kufijtë e skandalit, pasi asnjë vend në botë nuk të kërkon tre doza vaksine për të hyrë në vend.

Ironia është se njeriu që premtonte vite më parë se do të bashkonte kufijtë, në fakt që kur ka ardhur në pushtet, është kthyer në njeriun që ka bllokuar kufijtë dhe po përçan shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Mbyllet sektori i vizave deri më 28 janar, ambasada gjermane tregon kur mund të zëvendësohen takimet e anuluara

Published

on

Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë me dije se sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur deri më 28 janar.

Përmes një njoftimi në Facebook sqaron se do të njoftohen me e-mail të gjithë aplikuesit, të cilëve u anulohet takimi.

“Ne shpresojmë që takimet e anuluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktuale