Connect with us

Foto

Gjendje e jashtëzakonshme, Ushtria dhe Policia në gjendje gatishmërie (FOTO)

Published

on

Shqiptarët kaluan një natë të vështirë. Shumë qytetarë presin me shqetësim e frikë çdo të sjellë nata e sotme. Por, i gjithë shteti, sipas ministres së Mbrojtjes është në këmbë, duke nisur nga ekipet e kërkim shpëtimit, efektivë e ushtrisë e policisë, mjekët, prefektët, kryebashkiakët duke dhënë ndihmën e tyre të palodhur e mbështetjen e pakursyer.

FOTO: Gazeta Shqip

Ka patur shumë pyetje sot, sidomos mbi përmasat e dëmeve. Kërkoj mirëkuptimin tuaj, prioriteti ynë, edhe në momentin që po flasim është shpëtimi i çdo jete që mund të shpëtohet – thotë ministrja Xhaçka.

FOTO: Gazeta Shqip

Sipas saj është e pamundur në këtë moment, kur të gjitha energjitë janë përqëndruar në operacionet e kërkim – shpëtimit, që të kemi një panoramë të detajuar të dëmeve.

 

Dëmet janë të mëdha. Ky ishte tërmeti më i fortë që ka përjetuar vendi ynë që prej vitit 1979 dhe goditja e mëngjesit të sotëm është shoqëruar nga 250 pasgoditje, të cilat sipas ekspertëve sizmiologë pritet të vijojnë me intensitet më të ulët siç është trendi, deri në stabilizimin e pllakave tektonike.

FOTO: Gazeta Shqip

Dua të përsëris edhe një herë apelin, për çdo qytetar, banesa e të cilit është dëmtuar: bëni kujdes e mos hyni në banesa, pa u bërë më parë inspektimi nga njesitë e specializuara – thotë Xhaçka.

Deri në orën 18.30 minuta raportohet se 21 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave.

FOTO: Gazeta Shqip

Në godinat e shembura vazhdon puna e kërkim shpëtimit, pasi një numër qytetarësh rezulton të jenë ende të bllokuar nderkohe qe për disa të tjerë nuk ka raportime nëse janë ndodhur apo jo në banesa, në momentin e lëkundjeve të tokës.

Falë ndërhyrjeve të ekipeve të specializuara, 45 persona kanë mundur të shpëtohen duke u nxjerrë nga rrënojat e duke u dërguar për ndihmë mjekësore. Rreth 600 banorë janë lënduar dhe kanë marrë ndihmën pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore.

Mësimi sot në të gjitha shkollat, universitetet, kopshtet e çerdhet është pezulluar dhe do të vazhdojë i pezulluar edhe nesër. 2 mijë efektivë të Forcave të Armatosura (efektivë xhenio, forcat speciale e ato komando), 1 900 efektivë të Policisë së Shtetit janë në terren dhe gatishmëri të plotë, bashkë me ekipet e zjarrfikësve të bashkive, dhjetëra ekipeve mjekësore dhe qindra qytetarë te cilët janë angazhuar në terren dhe janë në gatishmëri të plotë, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe shpëtimin e personave të bllokuar në rrënoja apo ngritjen e çadrave dhe strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar.

Prej disa orësh, ekipeve tona të kërkim shpëtimit, të cilat po punojnë pa ndërprerje në Durrës e Thumanë, i janë bashkuar mbi 200 efektivë, ekspertët më të mirë të emergjencave civile të ardhur nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Rumania. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Zyrës Rajonale të Asistencës për Fatkeqësitë Natyrore do të asistojnë nevojat në terren.

FOTO: Gazeta Shqip

Paralel me operacionet e kërkim shpëtimit që do të vazhdojnë edhe gjatë natës, që prej prej mesditës së sotme, pranë stadiumit në Durrës dhe fushës së sportit në Thumanë nisi ngritja e 300 çadrave për strehimin e afro 1 mijë banorëve. Gjithashtu Shtëpia e Pushimit të Ushtrisë në Durrës me kapacitet 200 persona është në dispozicion të banorëve në vështirësi. Janë 90 palestra në Tiranë, Durrës, Krujë e Lezhë te cilat po pershtaten per te akomoduar familjet e pastreha ne rast nevoje.

Krahas kapaciteteve akodomuese të siguruara nga pushteti vendor dhe ai qendror, janë shumë hotele në Vlorë, Durrës e Tiranë, të cilat në shenjë solidariteti, kanë ofruar strehim e trajtim për çdo bashkëqytetar në vështirësi.

FOTO: Gazeta Shqip

Continue Reading

Foto

U akuzua për tradhti, Alvisa del me një reagim të gjatë – ja çfarë thotë për Bashkimin

Published

on

By

Pasi u përfol gjerë e gjatë tradhtia nga ana e Alvisës si arsye për ndarjen me Bashkimin, ka reaguar kjo e fundit.

Në Instagram, ajo ka mohuar një gjë të tillë, sipas saj koha do të vërtetojë çdo gjë.

Ndërsa thekson se e vlerëson Bashkimin dhe s’do ta hedh kurrë poshtë, ashtu siç ka deklaruar edhe Bashkimi për Alvisën.

Continue Reading

Foto

“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Published

on

By

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.

Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al

Continue Reading

Foto

“Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – Sot 22 vite nga rënia heroike e luftëtares 17 vjeçare, Yllka Domi

Published

on

By

Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtares Yllka Domi.

Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëluftëtarë.

Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.
Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.

“Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – shkruante Yllka.

Ishte vetëm 17 vjeçe kur vdiq.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale