Connect with us

Lajmet kryesore

Familja hap dyert e mortit, Kristiani nuk e gëzoi lirinë

Published

on

Kristian Preçi është një nga viktimat e tërmetit që tronditi vendin këtë mëngjes. Pak kohë më parë emisioni “BOOM” ka ndjekur rastin e tij, pas kërkesës së familjarëve të bindur në pafajësinë e të riut nga Thumana, i cili akuzohej për vjedhjen e një celulari. Pas investigimit të “BOOM”, hetimet ndaj tij u pushuan dhe Kristiani u lirua.

Gazetarja: Si ndihesh tani që dole dhe je i lirë?

Kristian Preçi: Tani ndihem shumë mirë, sikur të kem lindur për së dyti. Më morën në qafë me 5 muaj burg. Erdhën dhe më morën në shtëpi, kam qenë në gjumë.

Gazetarët e “BOOM” ishin pranë familjes Preçi e cila ka hapur dyert e mortit.

Xhaxhai i Kristianit: Unë jam xhaxhai i djalit. Kur ra tërmeti dolëm nga shtëpia dhe morëm në telefon për të pyetur, për tu interesuar. Dhe morëm vesh lajmin. Djali ka qenë vetëm në banesë në kat të parë. Janë shembur panelet brenda, tavani, katin e dyt e kanë zënë panelet. Ai ka qenë në divan duke fjetur.

Gjyshja e Kristianit: Unë jam gjyshja e Kristianit. Nipi im ka qenë një djalë shumë i shkathët, shumë i zhdërvjellët. Punëtor, ka punuar tek fabrika e këpucëve në Dërven. Dhe nuk iu kënaq shpirti djalit njëherë.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar sot 16 vjetorin e ndarjs nga jeta të presidentit të parë të Kosovës pas lufte, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në faqen e tij facebook, Sela shprehet se emri dhe respekti për Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore.

Postimi i plotë:

“Sot, kujtojmë njeriun e madh, udhëheqësin, Presidentin e parë të Kosovës z. Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta 16 vjet më parë! Ai nuk është në mesin tonë por emri tij nuk do të harrohet kurrë! Respekti për z. Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore. I shenjtë do të mbetet ai dhe e shenjtë do të mbetet vepra e rruga e drejtë e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka përfunduar Sela.

Continue Reading

Lajme

Drejtori Zudi Enuzi: Higjiena Komunale Shkup me 30 punëtorë në terren, pastron borën dhe akullin

Published

on

By

Shkruan Zudi Enuzi Koka në facebook:

Në koordinim me Qytetin e Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup me 30 punëtorë në terren zbaton aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët e Shkupit.

Ekipet e Ndërmarrjes e pastrojnë dhe zonën qendrore të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, sheshet më të vogëla Fillipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe Çarshija e Vjetër. Pastrohet rajoni rreth Spitalit të qytetit, Spitalit shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të RMV -së, ndërsa vazhdimisht kripohen shtigjet e këmbësorëve dhe trotuaret e urave ,,Goce Dellçev” dhe ,,Liria”, si dhe dhe urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, me qëllim për të mundësuar lëvizjen e sigurt dhe të kalueshme të këmbësorëve.

Nga mekanizimi përdoren automjete të specializuara komunale – multikultivator dhe automjete transportuese për hedhjen e kripës. Në përputhje me kushtet atmosferike dhe nevojën në terren, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje.

Continue Reading

Lajme

Ditëve në vijim do të jetë shumë ftohtë, mëngjeset edhe deri -15

Published

on

By

Shkup, 21 janar 2022 (MIA) – Ditëve në vijim moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth dhe nën zero.

Siç informon DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore.

Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë në Gjevgjeli. Në Shkup temperatura do të lëvizë prej -9 deri dy gradë.

Të martën pritet temperatura më e ulët e mëngjesit të jetë -15 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, më ftohtë do të jetë të hënën me temperaturë ditore prej -5 deri dy gradë.

Continue Reading

Aktuale