Connect with us

Lajme

Edhe Qyteti i Shkupit mobilizohet për Durrësin

Published

on

Zjarrfikës nga Qyteti i Shkupit dhe një njësit special me dronë dhe fluturake pa pilot janë dërguar në Durrës

Një ekip i përbërë nga katër zjarrfikës me një automjet në mesin e të cilëve edhe komandanti i Brigadës Territoriale Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit Vladimir Simonovski, si dhe dy persona të cilët do të bëjnë incizimin me dron termal dhe kamera termale me qëllim që të mund të zbulohen persona të mbijetuar në gërmadhat, dërgoi Qyteti i Shkupit si ndihmë për të pësuarit në tërmetin katastrofal në Shqipëri.

Krahas kësaj, Qyteti dërgoi edhe fluturake pa pilot e cila do të bëjë shtrije 3D të terrenit që t’iu ndihmojë shërbimeve të shpëtimit të cilët janë në terren në qytetin më të prekur të Durrësit.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit kontaktova me kryetarin e qytetit të binjakëzuar të Tiranës me të cilën jemi miq të mirë me qëllim që ta ofroj ndihmën  nga Qyteti i Shkupit. Ekipet janë të gatshme që të shkojnë. Pres që sot në orët e hershme të mbrëmjes të arrijnë në vendin e prekur dhe të vendosen në dispozicion të shërbimeve në Durrës”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Në përgjigjen e pyetjes theksoi se për nesër është caktuar seancë e Këshillit në të cilin do të sillet vendim për dërgimin e ndihmës shtesë.

“Për nesër kishim caktuar seancë të rregullt të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Sot në mëngjes komunikova me koordinatorët e grupeve  këshilluese në Qytet dhe do të kemi pikë të jashtëzakonshme në seancën e Këshillit për ndarjen e ndihmës në të holla ose ndihmë materiale. Varësisht nga ajo se çka do të kërkohet nga ne, vendim të tillë nesër do të sjellë Këshilli pas çka do të fillojmë me dërgimin e ndihmës për të pësuarit në tërmetin në Shqipëri”, tha Shilegovi para fillimit të prezantimit të dytë të Studimit të shqyrtuar për valorizim të Vodnos në sallën e Këshillit të Qytetit.

Ai theksoi se ekipet tjera të Qytetit janë të gatshme për, siç tha, situata të cilat askush nga ne nuk i dëshiron, dhe dashtë Zoti asnjëherë të mos paraqitet nevoja për aktivizimin e tyre. 

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Bota

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Published

on

By

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.

Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.

Puna e shpëtimit është duke vazhduar.

Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.

Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.

Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.

Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.

Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL

Continue Reading

Aktuale