Connect with us

Shqipëri

“Deri në frymën e fundit për frymën e fundit”, Rama: Ky burrë është hero

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e Luan Kapaj, zjarrfikës nga Vlora i cili që pa gdhirë po punon së bashku me kolegët e tij vlonjatë për të nxjerrë qytetarët nga gërmadhat.

“Në ditë me diell, kjo do të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY.

Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj.

Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave.

U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.

E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim!

Luani është ende aty, tani që po flasim. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit #HERO“- shkruan Rama teksa poston foton e tij.

Continue Reading

Shqipëri

Seanca parlamentare, banorët e “5 Majit” protestojnë jashtë Kuvendit

Published

on

By

Seanca parlamentare, banorët e “5 Majit” protestojnë jashtë Kuvendit

Po zhvillohet seanca e dytë plenare e Kuvendit për këtë sesion parlamentar.

Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit po zhvillohet një protestë nga banorët e “5 Majit”. Gazetarja Klesiana Omeri ka raportuar se ata kundërshtojnë shembjen e banesave nga Bashkia e Tiranës. Banorët kanë theksuar se do të protestojnë gjatë gjithë ditës për t’u dëgjuar zëri i tyre.

Nga ana e policisë janë marrë masat në mënyrë që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim të protestës, por siç raportoi gazetarja deri në këto momente ka qenë një tubim i qetë.

Ndërkohë në Kuvend pritet që të kalojnë disa projektligje. Gazetarja tha se sot pritet që të votohen edhe ndryshimet e PD në komisionet parlamentare duke larguar në këtë mënyrë mbështetësit e Berishës.

Por gjatë seancës pritet që të ketë diskutime edhe për çështje të tjera të nxehta politike siç janë zgjedhjet e pjesshme dhe zgjedhja e presidentit të ri.

Diskutime pritet që të ketë në këtë seancë edhe për kërkesën e socialistëve për zgjatjen e afateve të Vettingut./tvklan.al

Continue Reading

Lajme

Basha e zëvendësoi me Bejkon, vjen reagimi i parë i Shehut

Published

on

Tritan Shehu ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pasi u shkarkua nga Lulzim Basha si drejtues politik i qarkut të Gjirokastrës dhe e zëvendësua nga Roland Bejko.

Shehu e konsideron Bashën një deputet të ngujuar që sipas tij përfshin edhe në qarkun e Gjirokastrës në vizionet e tij të deformuara.

Reagimi i tij:

Deputeti i ngujuar Basha perfshin edhe Qarkun e Gjirokastres ne vizionet e tij te deformuara.

Qesharake kjo! Por dhe e dhimbeshme ne nje sens!

Nje deputet i mbyllur ne nje “bunker” te blinduar, te mbushur me keq beres, nen mbrojtjen nga Policia e Rames, kerkon te diktoje “vullnetet” e tij imagjinare militanteve, antareve, simpatizanteve demokrate te Qarkut te Gjirokastres.

Dhe per me shume kjo kur nga Bunkeri ku eshte futur, pak jave me pare i mbyti me gaz toksik, i gjakosi nepermjet shkopinjeve te rregjimit, kerkoi t’i poshteroi, denigroi, e cbeje ata.

Po ai haron se Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Permeti, Kelcyra, Tepelena e Memaliaj jane “kocke” e forte, qe te ngel ne gryke.

E kane treguar kete ne historine e ketij vendi, ne historine tone demokratike, por dhe ne historine e afert te Kuvendit te 11 Dhjetorit e Referendumit te 18 Dhjetorit, kur njezeri u ndane perfundimisht nga ty.

U ndane nga ty jo per inate a simpatira personale, por se ti jo vetem i tradhetove per 8 vite kur ata te mbeshteten, i mashtrove, i fute ne beteja te genjeshtra nga i nxorre po me genjeshtra, per t’i krijuar mundesi ketij rregjimit te kapte cdo gje, por dhe se kerkove t’i helmosh realisht e lendosh fizikisht prej atij bunkeri, qe shpejt do tu kthehet te zoterve.

Ndersa plaget morale ja kishe krijuar prej kohesh!

Dhe ne menyren me komike kerkon edhe sot t’i sundosh ata, tu imponosh Don Kishoter, kur ti vete je shkarkuar prej kohesh edhe formalisht.

Ndersa ata jane te plotfuqishem e te lire ne zgjedhjet e tyre, te vendosur ne rrugen e demokracise e te opozitarizmit me kete rregjim, ne pregatitje per tu perballur me ate e fituar mbi ate.

Dhe kete jua them dhe une si deputet i tyre, si antar i organit me te larte te PD Komisionit te Rithemelit, i ngarkuar edhe ne menyre te vecante per ate Qark.

Fatkeqesisht perceptimet e deformuara te cojne shume larg disa here.

Prandaj ndoshta duhet me mire te themi:

Ta shpetojme deputetin Basha!

Continue Reading

Lajme

Marrëveshja mes qeverive, Kosova ‘merr’ portin e Durrësit. Ngre edhe doganën e re

Published

on

Qeveria “Rama” ka vënë në jetë marrëveshjen e firmosur nga mbledhja e përbashkët e zhvilluar në nëntorin e kaluar në Elbasan, në prani të kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.

Qeveria e miratoi sot projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për zbatimin e lehtësive doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve së mallrave.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se, “marrëveshja e bashkëpunimit që miratuam sot, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës synon zbatimin e lehtësirave reciproke të ndërsjellta në procedurat doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave”.

Sipas saj, kjo është një marrëveshje e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot kjo marrëveshje shkon në Parlament me qëllim lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve tona duke njohur të gjitha licencat që ndodhen në pikat doganore, duke unifikuar kontrollet e vetëm një vendi, duke ulur kohën e kontrollit.

Ibrahimaj tha se, “marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe lehtësitë që ajo do të sjelli. Gjithashtu kjo marrëveshje njeh disa protokolle që do t’i hapin rrugë hapjes së pikave të tjera doganore të Kosovës në Republikën e Shqipërisë”.

Continue Reading

Aktuale