Connect with us

Foto

Bujaria shqiptare, shtëpi, ushqim dhe dyer të hapura si kurrë më parë për të prekurit nga termeti (FOTO)

Published

on

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa.

Deri më tani raportohet për 17 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

Si kurrë më parë shqiptarët janë mbledhur bashkë për të ndihmuar shqiptarët në nevojë të cilët në rradhë të parë kanë humbur shpresën, familjarë e banesa.

Në galerinë e bashkëngjitur lajmit gjeni njoftimet e shqiptarëve të cilët kanë liruar shtëpitë, tokat dhe kanë hapur dyert e banesave ku jetojnë për të pritur të prekurit nga ky termet i fuqishëm që tronditi vendin.

Continue Reading

Foto

“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Published

on

By

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.

Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al

Continue Reading

Foto

“Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – Sot 22 vite nga rënia heroike e luftëtares 17 vjeçare, Yllka Domi

Published

on

By

Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtares Yllka Domi.

Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëluftëtarë.

Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.
Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.

“Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – shkruante Yllka.

Ishte vetëm 17 vjeçe kur vdiq.

BURIMI

Continue Reading

Foto

Nuk është vepër arti, por një rrugë e ‘arnuar’ në Kroaci (FOTO)

Published

on

By

Një ngjarje mjaft interesante vjen nga Kroacia. Rruga shtetërore D2 në pjesën nga Vukovar në Ilok është rregulluar aq shumë herë sa është e vështirë të gjesh një copë asfalti origjinal.Pra këto janë foto nga rruga shtetërore D2 në seksionin Vukovar – Ilok.

Edhe pse duket si një skenë nga një film rumun ose një fotomontazh, ky është me të vërtetë një realitet.Është e pamundur të numrosh vrimat dhe copëzat e shtruara më vonë dhe është vërtet e vështirë të vlerësosh se ku është asfalti i vërtetë i shtruar më herët dhe ku janë pjesët e reja të shtruara tashmë së fundmi.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale