Connect with us

Sport

Trondit e fejuara e mesfushorit të Leicester City, Demarai Grey, është kërcënuar nga katër hajdutë

Published

on

Një aventurë e keqe për Emma Hickman me kombësi angleze e cila është e fejuara e Demarai Grey mesfushorit të Leicester City.

Ajo është kërcënuar nga katër hajduta të cilët ishin futur në shtëpinë e saj për të grabitur.

’ Unë isha duke fjetur kur dikush hyri në dhomën time të gjumit – tha në gjykatë 22-vjeçarja Hickmann – nuk e kisha idenë kush ishte derisa e pashë njeri me thikë në dorë. Nuk kisha rroba dhe mbeta nën çarçafë me foshnjën time 6 javëshe’.

“Më thanë të mos lëviz dhe më pyetën se ku ishin paratë dhe xhevahirët – ka deklaruar 22 vjeçarja në dëshminë e saj. Ata morën Rolex tim duke thënë që partneri im mund të më blinte një tjetër. Gjithashtu thanë se nuk do të më lëndonin, por më kërcënuan me nënën time kur i paralajmërova se po vinte. Thanë se do ti bënin keq në rast se ajo shfaqej aty’.

Ata arritën të merrnin para dhe bizhuteri të vlefshme të cilat kapnin vlerën e 28 mijë euro.

E në lidhje më këtë grabitje në shtëpinë e meshfushorit janë deklaruar fajtor babë e bir ndërsa dy të tjerë të arrestuar mohojnë çdo përfshirje të tyre.

Continue Reading

Sport

Manchester City fiton garën me Manchester Unitedin, nënshkruan me sulmuesin argjentinas

Published

on

Manchester City ka arritur marrëveshje me Rivel Platen për sulmuesin Julian Alvarez, për shumën e €18.5 milionë eurove. Argjentinasi ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me qytetarët.

Manchester United kishte pasur kontakte direkte me lojtarin dhe agjentin e Alvarez por asnjëher nuk bën ofertë zyrtare në drejtim të River Plate.

Cityzen u treguan më të shpejtë, dhe në një kohe të shkurtër me dëshirën e Pep Guardiolas transferuan 21 vjeçarin, i cili cilësohet si ‘Aguero i ri’ nga shumë ekspertë në ishull.

Continue Reading

Sport

400 mijë euro për talentin shqiptar, Shkëndija kërkon dyfishin nga turqit

Published

on

Gaziantep është hedhur në sulm për të transferuar nga Shkëndija e Tetovës sulmuesin anësor, Dashmir Elezi.

Turqit janë të bindur për cilësitë e tij dhe ofrojnë 400 mijë euro për kartonin e sulmuesit që luan me Maqedoninë e Veriut U19.

Shkëndija kërkon 800 mijë euro, edhe pse Gaziantep e lejon sulmuesin të qëndrojë deri në fund të vitit te kuqezinjtë, pasi në nëntor mbush 18 vjeç.

Continue Reading

Sport

Zhvillimet në futbollin shqiptar, UEFA do ta dërgojë një delegacion special në Shqipëri

Published

on

Futbolli shqiptar është duke kaluar nëpër një periudhë të errët në ditët e fundit dhe kjo si pasojë e përpalsjes ndërmjet kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe presidentit të FSHF, Armand Dukës.

Situata shkoi aq larg sa në mbrëmjen e së hënës u sulmua me tritol shtëpia e të parit të FSHF-së, përcjellë KosovaPress.

Këto zhvillime nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA që ka reaguar duke shprehur shqetësim të madh rreth kësaj situate derisa ka ofruar mbështetje për presidentin e federatës Arman Duka.

“UEFA është thellësisht e shqetësuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbështetjen e saj ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka”, thuhet në reagimin e UEFA-së.

“Gjate muajve të fundit, ka pasur disa raste të ndërhyrjeve politike në drejtimin e federatës shqiptare dhe në procesin e saj demokratik zgjedhor, duke shkelur kështu statutet e UEFA-së dhe kjo është qartësisht e paparanueshme”, vijon deklarata.

Po ashtu në këtë reagim UEFA ka bërë të ditur se për shkak të kësaj situate të krijuar, shumë shpejtë një delegacion i UEFA-së do të zbarkojë në Shqipëri.

Continue Reading

Aktuale