Connect with us

Maqedonia e Veriut

‘Shengeni i vogël’ tentativë për të mbajtur të rinjtë në vendet e tyre

Published

on

Liderët politik nga vendet e Ballkanit Perëndimor fundjavën e kaluar nga Forumi i katërt rajonal rinor në Novi Sad dërguan porosi për krijimin e kushteve për pjesëmarrje më aktive të të rinjve në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Evropa, me qëllim që të qëndrojnë dhe t’i ndërtojnë karrierat e veta në vendet amë.

“Duhet të ndryshohet mentaliteti në rajon. Në vend që të presim mesazhe nga Brukseli dhe qendrat e mëdha, ta sjellim BE-në në rajon me reforma dhe zhvillim ekonomik që të rinjtë të qëndrojnë në vend”, deklaroi në panel Pendarovski.

Ai dërgoi porosi “të rinjve t’u mundësohet punën e parë ta kenë në vend, për të cilën është edhe realizimi i nismës së ashtuquajtur Shengeni i vogël”.

Në sesionin plenar përmbyllës të Forumit të katër për lider të rinj, që u mbajt në Novi Sad, i titulluar “Ballkani Perëndimor në 2030 – Viza. Dëshira. Realitete” mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev i cili tha se liderët politik nga rajoni duhet t’i sigurojnë të gjitha kushte me qëllim që të rinjtë ta pranojnë dhe ta udhëheqin valën e ndryshimeve në vendet e tyre dhe në rajon dhe të bëhemi pjesë konkurruese e Evropës.

Ai theksoi se nuk ka porosi më të mirë për ardhmërinë tonë për dhjetë vite, nga ky takim në të cilin janë mbledhur të rinj të dërgojnë porosi se janë të inkurajuar dhe motivuar dhe duan në mënyrë aktive të marrin pjesë në krijimin e ardhmërisë personale në rajon dhe Evropë.

“Transformimi ka filluar ta ndryshojë rajonin dhe krijon kushte t’i aplikojmë dhe zbatojmë standardet evropiane në përditshmëri dhe në komunikim mes popujve të rajonit”, deklaroi Zaev.
Potencoi se liderët politik duhet t’i sigurojnë të gjitha kushtet që të rinjtë të marrin pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Evropa.
Presidenti serb potencoi numrat e emigrimit të të rinjve nga tërë rajoni, të cilat janë alarmuese.

“Që t’i mbajmë të rinjtë duhet t’u ofrohet prospektivë, me politikë të mirë dhe rritje të ekonomisë me paga të larta”, deklaroi Viçiq, i cili gjithashtu shtoi se në këtë drejtim është edhe nisma “Shengeni i vogël”.
Aktualisht punojmë në Ligjin për të huaj për marrjen e lejeve të punës .

“Shpresoj se deri në dhjetor ai do të kalojë në Kuvend, me të cilin të gjithë qytetarët e mbarë rajonit në cilindo vend do të jenë të njëjtë si edhe qytetarët e vet vendit dhe nuk do të kenë nevojë gjashtë muaj të presin leje pune nga tërë procedura që ekziston”, deklaroi Zaev.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, nga ana e saj, ka theksuar se edhe Serbia ka ngritur disa nisma për implementimin e marrëveshjes në Novi Sad dhe Ohër.

Ajo si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm e theksoi hapjen e “vendkalimit kufitar një sportel”, i cili siç tha mund të funksionojë më mirë sepse do të lidhet në mënyrë elektronike me doganat dhe inspeksionin fitosanitar.
Në margjinat e Forumit të katërt rinor në Novi Sad, Zaev dhe Bërnabiq realizuan takim dypalësh ku temë qendrore ishte angazhimi i përbashkët për vazhdimësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përmirësimin e tyre më tej si një kontribut për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.

Continue Reading

Lajme

Nesër ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Published

on

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar i viti 2022 (e mërkurë), Epifania ( Uji i Bekuar), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuar).

Continue Reading

Lajme

UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

Published

on

Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Në vend ndodhte që fillimi i vitit shkollor të shtyhej për shkak të kushteve të këqija atmosferike, tregon ajo, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e mësimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve, thekson DiXhovani, të jenë në klasa dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.

Continue Reading

Lajme

Mariçiq: Shfrytëzimi i emrit të shkurtuar është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët

Published

on

Me hapa të përbashkëta, nga të dy anët, është zgjidhur një nga çështjet e hapura, që ka paraqitur problem në një pjesë të organizatave ndërkombëtare, thotë zëvendës-kryeministri për Integrime europiane, Bojan Mariçiq, lidhur me vendimin e Bullgarisë që ta përdorë emrin e shkurtuar të shtetit tonë – Maqedonia e Veriut.

Kjo, sipas Mariçiqit, është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët për përfitimin e besimit të mëtejshëm.

“Me këtë hap i cili është një nga çështjet e hapura, do të zgjidhet një problem – do të mbyllim një çështje dhe do të heqim një nga bllokadat. Me këtë mbyllet një problem. Bullgaria praktikisht e ndryshon pozitën e saj dhe fillon ta përdorë emrin e shkurtuar. Edhe kryeministri Petkov, sot disa herë e ka përdorur emrin e shkurtuar – Maqedonia e Veriut. Është zgjidhur një çështje e hapur e cila neve na shkaktonte problem në pjesën e organizatave ndërkombëtare. Kjo është temë e cila pothuaj dy vite është e hapur dhe me të kontestohej e drejta jonë që të quhemi me emrin e shkurtuar”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Tellma.

Continue Reading

Aktuale