Connect with us

Kosovë

Sa ishte përfitimi i Shqipërisë nga taksa 100%

Published

on

Për 10 muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës produkte me vlerë prej rreth 204 milionë euro.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet u zgjeruan me gati 13 për qind.

Por, pas një nisjeje të mirë në muajt e parë të vitit, ritmi i tyre u ngadalësua ndjeshëm në vijim.

Tregu i lënë bosh nga Serbia, pasi Kosova vuri taksë 100 për qind për produktet e saj, duket se nuk është arritur të shfrytëzohet nga prodhuesit shqiptarë, teksa eksportet në 2019-ën u rritën shumë më pak se dy vitet e mëparshme, kur ndryshimi vjetor në 2017 dhe 2018 për të njëjtën periudhë ishte përkatësisht 30 dhe 27 për qind, sipas të dhënave të INSTAT.

Produkti më i eksportuar në Kosovë është giza dhe çeliku, me 38 për qind të totalit.

Arif Shkalla, drejtor finance i Kurum, thotë se ata përfituan nga bllokimi i tregtisë me Bosnjën pasi konkurrenti kryesor i tyre ishte Arcelor Mittal.
Gjithsesi, ndonëse në sasi është eksportuar më shumë, kompania është penalizuar nga rënia e çmimit të metaleve, duke bërë që rritja me bazë vjetore për 10 mujorin të jetë zero.

Grupi i dytë është ai i lëndëve djegëse me 13 për qind të totalit. Për periudhën janar-tetor të këtij viti, eksportet e këtij grupi u zgjeruan me 7.6 për qind, që ka ardhur nga rritja e shpejtë në muajt e parë të vitit, por me pas me bllokimin e aktivitetit të rafinerisë së ARMO, tendenca u ngadalësua ndjeshëm.

Grupin e tretë e përbëjnë produktet e gëlqeres dhe çimentos, që përbëjnë 9 për qind të totalit, me një rritje prej gati 10 për qind me bazë vjetore.

Eksportet e frutave, pijeve alkoolike kanë shënuar një rritje të lartë dyshifrore prej rreth 30 për qind, por ato mbeten të ulëta, duke përbërë vetëm 3 për qind të totalit të eksporteve drejt Kosovës.
Taksa ndaj Serbisë e Bosnjës u vu një vit më parë

Më 21 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, nga vendosja e tarifës 100 për qind, Serbia ka eksportuar 430 milionë euro mallra më pak.

Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, vlera e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë është 4 milionë euro, kurse nga Bosnja e Hercegovina, 2 milionë euro.

Në Dogana shprehen se importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është zëvendësuar nga vendet e rajonit apo të Bashkimit Evropian.

Të dhënat e Institutit të Statistikave të Kosovës tregojnë se Gjermania ka kaluar në partnerin kryesor të Kosovës për importet, e ndjekur nga Italia.

Në tetor, importet e Kosovës nga vendet e BE-së (28) ishin rreth 160.3 milionë euro ose 50.9 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28.9 për qind.

Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania me 13 për qind, Italia me 10.6 për qind, Greqia me 3.7 për qind, Bullgaria me 3.6 për qind, Sllovenia me 3.1 për qind, etj.

Importet nga vendet e CEFTA-së në muajin tetor 2019, arritën në 45 milionë euro ose 14.3 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 47.8 për qind.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Maqedonia me 6.9 për qind, Shqipëria me 6.3 për qind dhe Serbia me 0.1 për qind.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Kosovë

Të pakënaqur, banorët e një fshati në Podujevë nuk e lejojnë imamin e ri të hyjë në xhami

Published

on

Banorët e fshatit Halabak të Podujevës janë të pakënaqur me imamin e ri, të përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Janë rreshtuar para xhamisë së fshatit, raporton T7.

Para se të falin namazin e së premtes, ata po sigurohen që të parandalojnë ardhjen e imamit të ri në fshatin Halabak të Podujevës.

Të vendosur se nuk e duan të përzgjedhurin e Bashkësisë Islame, ka dy të premte që ka pasur përleshje verbale kur ka ardhur imami, të cilin s’e kanë lejuar brenda xhamisë.

Prandaj, edhe këtë ditë Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën.

Madje për këtë, banorët kanë nënshkruar një peticion dhe një sërë kërkesash për Bashkësinë Islame e po ashtu edhe për Avokatin e Popullit.

Por ankesat nuk mbarojnë.

Banorët thonë se për ta është dëshpëruese që nuk u morën parasysh nga Bashkësia Islame.

Pak kohë më pas, filloi edhe namazi i së premtës në xhami.

E atë e drejtoi imami i përzgjedhur nga banorët e fshatit.

Continue Reading

Kosovë

Drecun i përgjigjet Escobarit: Serbia nuk pranon Asociacion…

Published

on

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm çdo model i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive.

Reagimi i Drecunit, që është deputet në Parlamentin e Serbisë nga partia e Aleksandar Vuçiqit, vjen si përgjigje një deklarate të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Kosovës do t’i ofrohen disa modele të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca ekzekutive.

Drecun, siç raportojnë mediat serbe, tha se sipas Marrëveshjes së Brukselit është definuar që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive duke thënë se ky organ nuk formon asnjë nivel tjetër të qeverisjes dhe se ky nuk ka qenë qëllimi i Beogradit dhe as i popullit serb.

“Escobar ka folur për atë se ndoshta duhet të mendohet që Asociacioni të jetë pa kompetenca ekzekutive, dhe se nuk duhet të ketë një nivel tjetër qeverisjeje dhe se mund të ketë një marrëdhënie tjetër bashkëpunimi mes pushteteve lokale. Ky ndoshta është një vizion i tij kornizë se si ndoshta problemi mund të zgjidhet, respektivisht që Prishtina nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, tha Drecun.

Ai thekson se kjo është e papranueshme për Serbinë dhe rithekson se Asociacionin është i definuar me kompetenca ekzekutive që nuk nënkuptojnë asnjë nivel tjetër të qeverisjes.

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e ardhshme gjatw vizitws nw Kosovw dhe Serbi.

Para vizitws nw Kosovw Escobar ka deklaruar se ShBA nxisin qeverinë e Kosovës të shqyrtojë modelet e shumta për Asociacionin.

“Ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele”, deklaroi Escobar.

Continue Reading

Aktuale