Connect with us

Maqedonia e Veriut

Policia e Tetovës ndërmerr aksion për largimin nga rruga të makinave të braktisura

Published

on

Janë me dhjetëra makina të tilla nëpër lagjet e Tetovës, që, sikur të mos mjaftonte mungesa e parkingjeve, këto makina po vështirësojnë edhe kalimin e vozitëse nëpër rrugë të caktuara.

Shumica e tyre, nuk janë makina private, por, të institucioneve, siç është gjykata themelore, burgu i Tetovës, Qendra për punë sociale e të të tjera.

Pas publikimit të lajmit të lajmit se Tetova po bllokohet nga makinat e braktisura, të parkuara nëpër rrugët e qytetit, Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, bashkë me inspektoratin për komunikacion të komunës së Tetovës, që prej tre ditësh vendosin afishe në to, me afat largimi brenda tre ditësh.

“Pas skadimit të këtij afati, makinat do largohen me karrocë-tërheqës dhe barë mbi pronarët e veturave bie ajo se duhet të paguajnë edhe shërbimin e karrocë-tërheqësit, por, edhe një gjobë prej 45 eurove. Pra pa marrë parasysh se kush është pronar i atyre automjeteve do duhet të largohen nga pronarët ose të njëjtat do ngritën me karotërheqës dhe do dërgohen në vend adekuat”- deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Afishe të tilla deri më tani janë vendosur te rreth 17 makina, ndërsa aksioni do vijojë edhe gjatë kësaj jave. Inspektorati komunal thotë se në rrugët e qytetit ka rreth 50 makina të tilla të braktisura.

“Deri tash kemi lokalizuar 17 automjete, të cilat në afet prej 3 ditësh nëse nuk largohen prej pronarëve të tyre, nga ana e Komunës do largohen me automjet Merimangë dhe do ngritët procedurë penale ndaj pronarëve nga inspektorët Komunal. Aksioni i përbashkët do vazhdoj edhe në javën e ardhshme” – shprehen nga inspektorati komunal.

Ky aksion, ka piketuar edhe makinat që shiten e që nga pronarët e tyre, zakonisht lihen nëpër cepa të rrugëve. E njëjta rregull do vlej edhe për ta.

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale