Connect with us

Maqedonia e Veriut

Nëna e dy vjeçarit të rrahur/Dadoja të dënohet maksimalisht (VIDEO)

Published

on

Këto ditë, publiku në Maqedoninë e Veriut u shokua nga pamjet që u publikuan ku shihet se si një dado e rreh një fëmijë 2 vjeçar, përcjell in7.

Nëna e fëmijës, në një intervistë për televizionin Alfa, ka treguar historinë e saj dhe të dy binjakëve që i kishte rritur dhe sjellë në jetë me shumë peripeci.

“Për vite me radhë kam dëshiruar të bëhem nënë, në fund kam pasur sukses, me fekondim in vitro, por vetëm unë e di se çfarë golgote kam kaluar për të për t’i lindur këto fëmijë, e në fund të përfundojnë duke u torturuar dhe abuzuar nga një përbindësh femër, të cilin e angazhova përmes një agjencie”, rrëfen nëna.

Nëna është decide, dadoja duhet të akuzohet për tentim vrajseje dhe këtkon dënim më të rëndë për veprën e kryer.
“E kam parë të gjithë regjistrimin, ata ma lëshuan në sallën e lojërave. Përmes dhimbjes dhe zemërimit, e pashë që ajo po e ngulfate fëmijën tim, duke vendosur dorën e saj të neveritshme në gojën dhe hundën e fëmijës. Dua të përgjigjet për tentim vrasjeje, jo vetëm për neglizhencë dhe keqtrajtim. Fëmija im tani nuk mund të flejë, ai qan vazhdimisht”, thotë nëna.

Dadoja ishte kujdesur për këta fëmijë për një vit, kurse nëna e fëmijës thotë se ajo ka pasur dyshime për sjelljen e saj, por nuk e ka parë edhe pse ka qenë e vëzhguar.

“Kam vërejtur disa herë hematome dhe gërvishtje tek fëmijët, por ajo gjithmonë ka pasur justifikime të mira. Më thonte që ishin rëzuar, ishin gërvishtur, kurse unë i besoja duke pasur parasysh se ishin tre fëmijë dhe mundësitë për lëndime të tilla gjatë lojës dhe pakujdesësë së tyre edhe mund të ndodhte. Besova pasi Agjencia ku e kërkova për ta punësuar më tha se dadoja kishte lisencë edhe pse atë nuk e pashë kurrë, më thanë se ka edhe eksperiencë. Ajo për t’u lujdesur për fëmijët merrte nga 30.000 denarë në muaj, nuk mund të besoja se ajo mund edhe që t’i maaltretojë”, thotë nëna.

A.Sh-in7.tv

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 28 gradë Celsiusë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Published

on

By

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Përfaqësuesja e Maqedonisë, do të jetë në vazon e katërt para shortit për Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, i cili do të zhvillohet më 9 tetor.

Tani më është e sigurtë se Maqedonia, nuk do të përballet me kombëtaret e Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Azarbejxhanit, Ishujt Faroe, Bullgarinë dhe Kosovën. Të gjitha këto kombëtare janë pjesë e vazos së katërt.

Ndërkohë Shqipëria, do të jetë në vazon e tretë së bashku me Ukrainën, Slloveninë, Norvegjinë, Islandën, Irlandën, Islandën, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Hedhja e shortit do të zhvillohet më 9 tetor në Shtutgart, ndërsa në një grup nuk mund të jenë Armenia dhe Azarbejxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja, Kosova dhe BeH, si dhe Kosova dhe Serbia.

Continue Reading

Aktuale