Connect with us

Kosovë

Kosovë, marrëveshja e koalicionit qeverisës menjëherë pas çertifikimit të rezultateve

Published

on

 

Dy subjektet politike që dolën të parat në zgjedhje Lëvizja Vetëvendosja si parti fituese dhe LDK, që e pason atë me një diferencë të vogël, thonë se tashmë mbi 80% e kanë harmonizuar programin qeverisës, ndërsa, zyrtarizimi i koalicionit dhe ndarja e posteve qeverisëse besohet se do të ndodhë pas takimit të dy liderëve të dy subjekteve politike, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

E ky takim u zhvillua të premten në mbrëmje, por, asnjëri nga politikanët nuk treguan detaje, nëse janë dakorduar për ndarjen e posteve qeveritare.

“Patëm takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së, me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimet e grupeve tona punuese që të harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës. Në këtë takim diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morëm vesh që një orë pas çertifikimit të rezultateve shpresojmë e besojmë të ndodhë gjatë javës së ardhshme, do të takohemi dhe do ta bëjmë marrëveshjen brenda tri katër ditëve pas kësaj. Pra, jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas çertifikimit të rezultateve, me ç’rast ftesa ime dhe përgjigja e Mustafës është dhënë”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili pritet të jetë edhe kryeministër i Kosovës.

Edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se pas çertifikimit të rezultatit, do të ulen në një takim me Kurtin dhe të merren për mundësinë e koalicionit, por në asnjë moment çështjen e koalicionit me Vetëvendosjen, Mustafa nuk e thotë si një punë të kryer.

“Ne kishim një takim me zotëri Kurtin, para çertifikimit të rezultateve. Vlerësuam procesin e harmonizimit të programeve qeverisës që është bërë këtë periudhë mes dy subjekteve politike LDK-së dhe LVV-së, dhe erdhëm në përfundim se është arritur mjaft shumë në këtë aspekt, sepse janë harmonizuar shumë çështje. Ne u morëm vesh që pasi të bëhet çertifikimi i rezultateve të ulemi bashkërisht me ekipet të merrem vesh për mundësinë e koalicionit qeverisës, themelimit të përbashkët të qeverisë mes dy subjekteve tona polike”, ka thënë Isa Mustafa.

Do të ulet edhe numri I ministrave në Qeveri

Grupet punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së në harmonizimin e programit qeverisës janë dakorduar që ta ulin numrin e ministrive nga 21 sa ishte deri tash në 12 ministri. Në bazë të kushtetutës së Kosovës, së paku një ministri duhet t’i takojë pjesëtarëve të pakicave, në këtë rast serbëve të Kosovës.

Nga serbët e Kosovës është e vetmja lista Srpska që ka fituar 10 vendet e rezervuara për serbë në parlament dhe që do ta drejtojë një ministri.

Sidoqoftë, qeveria e re e Kosovës sfidën e parë do ta ketë dialogun me Serbinë i ndërprerë tash e një vit më parë. Rifillimin e dialogut po e kërkojnë SHBA-së dhe Bashkimi Evropian.

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnet, për mediet lokale thotë se qeveria e re duhet të ketë një qasje më proaktive në raport me dialogun me Serbinë për arritjen e një marrëveshje finale.

“Pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj ndërkombëtar. Kur të formohet qeveria, ajo duhet t’i japë një infuzion të ri negociatave me Serbinë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë prapa sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, por, siç tha edhe Përfaqësuesi Special Matt Palmer së fundmi në Prishtinë, ne nuk mund të shohim një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të”, ka thënë Philip Kosnett, për gazetën online Telegrafi, përcjell in7.

Edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, thotë se është shumë i rëndësishëm rifillimi i dialogut me Serbinë.

“Formimi i Qeverisë të ndodh së shpejti, institucionet e reja të përqëndrohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Për BE-në, është kruciale që Qeveria e re me shpejtësi ta fillojë punën që e pret. BE-ja do ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës si gjithherë. Shumë i rëndësishëm është edhe rifillimi i dialogut me Beogradin”, thotë Natalya Apostolova.

Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre një vit më parë pasi qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj produkteve serbe si shenjë pakënaqësie ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës.

 

A.Sh-in7.tv

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Kosovë

Kurti në Kuvendin e Kosovës: Mos e nënvlerësoni variantin Omicron

Published

on

Në debatin parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në vend, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës foli për situatën aktuale epidemiologjike pas shfaqjes së variantit Omicron të virusit dhe për veprimet institucionale me qëllim menaxhimin e saj.

Përballë këtij varianti jashtëzakonisht ngjitës, kryeministri tha se Kosova ka pasur një avantazh të dukshëm në krahasim me disa vende tjera për shkak të përgatitjeve dhe reagimit me kohë nga ana e institucioneve dhe bashkëpunimit me qytetarët. Ndryshe nga vende tjera në Evropë dhe rajon, vala e këtij varianti në Kosovë filloi në një kohë kur ishin më pak se 10 raste të reja në ditë dhe më pak se 5 pacientë të spitalizuar me COVID-19.

Megjithatë, në dyjavëshin e fundit, rastet e reja ditore janë rritur për më shumë se 10-fish dhe ka filluar të vërehet një rritje e dukshme e numrit të spitalizimeve, tha kryeministri Kurti.

Sado që numri i spitalizimeve në këtë fazë mund të duket relativisht i ulët dhe përkundër numrit të madh të të vaksinuarve me dy doza, që tashmë ka arritur numrin prej 800 mijë qytetarë, duhet theksuar që kjo nuk na ofron aspak siguri për ditët dhe javët në vijim, tërhoqi vëmendjen kryeministri Kurti.

Ai tha se qëllimi kryesor i masave aktuale është, që të ngadalësohet aq sa është e mundur rritja e rasteve të reja, sepse ato nuk ndalen dot. Masat synojnë, që në njërën e anë të sigurojnë, që sistemi shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar dhe në anën tjetër nëpërmjet ngadalësimit të shpërndarjes, t’u japin kohë qytetarëve, që të vaksinohet sa më masivisht.

Sa i përket vendimmarrjes për masat e miratuara, kryeministri Kurti tha se kanë qenë rezultat i një procesi të kujdesshëm ndërinstitucional dhe reflektojnë një balancim në mes të vlerave dhe parimeve të ndryshme. Ato nuk janë ekstreme, por janë thelbësisht të moderuara. Duke i referuar studiuesve nga Universiteti i Oksfordit, kryeministri tha se ashpërsia e masave në shumë shtete të Evropës është më e lartë se në Kosovë. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore janë duke monitoruar në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend e më gjerë, në mënyrë që këtë balancë ta ruajmë gjatë ditëve dhe javëve në vijim, me përditësim të masave sipas nevojës. Pra, vendimet tona politike e qeveritare gjithmonë do ta kenë substancën e do të paraprihen nga vlerësimet shkencore, shtoi më tej ai.

“Mos e nënvlerësoni Omicronin”, ishte mesazhi i kryeministrit Kurti në përfundim të fjalës së tij, meqë ky variant ka shkaktuar dhe po vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda edhe në vendet më të zhvilluar të botës. /Express/

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë një prej ish-ushtarëve më të moshuar të UÇK-së

Published

on

Ka vdekur Pajazit Thaçi, veteran i UÇK-së, nga fshati Mirushë i Malishevës.

Lajmin e ka dhënë dega e OVL të UÇK-së në Malishevë.

“Po na ikin çlirimtarët në amshim. Sapo morëm lajmin për vdekjen e veteranit Pajazit Thaqi nga fshati Mirushë-Komuna Malishevë. Ishte një ndër burrat më të moshuar në radhët e UÇK-së në Brigadën 122 ‘Imer Krasniqi”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së

Continue Reading

Aktuale