Connect with us

Kosovë

Kardiokirurgu Omer Xhemali, zviceranëve: “Na pranoni, universitetet tona nuk janë kancerogjene”

Published

on

Kryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, kardiokirurgu i njohur Omer Xhemali, i ka kërkuar sekretarit gjeneral të FMCH-së Markus Tretmann t`i hapin dyert për mjekët shqiptarë, duke standardizuar modalitetet e pranimit të diplomave.

Në një simpozium të organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës, kardiokirurgu i njohur, shqiptari nga Tetova, prof. dr. Omer Xhemali, që njihet edhe si shqiptari i parë që ka bërë transplantim të zemrës, i ka bërë një lutje interesante publike, mysafirit të tij në këtë simpozium, sekretarit gjeneral të FMCH-së, Markus Tretmann. Ai është lutur që FMCH t`i standardizojë modalitetet, në mënyrë që mjekët shqiptarë sa më shpejt që të jetë e mundur të ushtrojnë në mënyrë të barabartë profesionin e tyre këtu në Zvicër.

FMCH është organizata ombrellë e 20 shoqatave mjekësore kirurgjikale dhe invazive dhe tri shoqatave profesionale në Zvicër. FMCH përfaqësohet në të gjitha komitetet e FMH, në Asamblenë e të Deleguarve të “FMH” dhe në Shoqatën e Mjekësisë. Përfaqesuesi i tyre, Markus Tretmann ka marrë pjesë në simpozumin e LMSHZ me një fjalë përshëndetëse duke vlerësuar lart kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Megjithatë ai është parë në siklet nga fjalët e drejtpërdrejta të shefit të Klinikës së Zemrës në kuadër të spitalit “Triemli” në Cyrih.

“Ne jemi kolegë, të njëjtë si ju. Ka shumë kolegë tanë që studimet e tyre universitare i kanë mbaruar këtu, por një pjesë jona ka mbaruar studimet vërtet në shtëpi (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut), por edhe ato janë universitete, e nuk janë shkolla kancerogjene. Ne nuk jemi metafaza”, i ka kërkuar Xhemali mikut të tij, Tretmann.

Më poshtë po ju sjellim fjalimin e plotë të kardiokirurgut Prof. Dr. med. Omer Xhemali

I nderuar zoti Tretmann, për ne është një nder i veçantë t’ ju kemi në mesin tonë. Jemi shumë të nderuar që keni ardhur te ne dhe atë në një të shtune. Për këtë ju falënderoj shumë.

Ne shqiptarët jemi popull shumë paqësor, sinqerisht ne e duam paqen. Por, ne dimë edhe të luftojmë. Për atë sot më duhet të luftoj dy herë; një herë kundër mikut tim Florimit (Plotësimi ynë: me të cilin do të referonte në kuadër të temës: Diabeti në qendër të vëmendjes), dhe një herë më duhet të luftoj pak kundër jush, ngase unë tani ju shoh juve si përfaqësues të shoqërisë zvicerane dhe lutja ime te ju është: Na merrni neve (mjekëve shqiptarë-plotësimi ynë), ju lutem seriozisht.

Ne jemi kolegë, të njëjtë si ju. Ka shumë kolegë tanë që studimet e tyre universitare i kanë mbaruar këtu, por një pjesë jona ka mbaruar studimet vërtet në shtëpi (Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore), por edhe ato janë universitete, e nuk janë shkolla kancerogjene. Ne nuk jemi metafaza.

Unë e di që për këso pyetje i keni dyert e hapura dhe unë dua edhe një herë t’ju lus zyrtarisht. “Ju lutem, standardizoni modalitetet, në mënyrë që kolegët tanë sa më shpejt që të jetë e mundur të ushtrojnë në mënyrë të barabartë profesionin e tyre këtu në Zvicër”.

 

 

BURIMI: albinfo.ch

Continue Reading

Kosovë

Ushtruan dhunë ndaj një femre, arrestohen tre persona

Published

on

By

Ushtruan dhunë ndaj një femre, arrestohen tre persona
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar në Obiliq, dy meshkuj dhe një femër, pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare.

Sipas raportit, viktima është dërguar në strehimore.

Të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Kosovë

Kurti synon që brenda mandatit t’u sigurohet banim i përballueshëm 4 mijë familjeve

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur premtimin e tij të fushatës për ndihmë për banim social. Ai ka thënë se brenda mandatit, Qeveria synon t’ua mundësojë banimin e përballueshëm katër mijë familjeve me programin për banim social.

Deklarata e Kurtit dhe prezantimi i koncept-propozimit për Programin e Banimit Adekuat Social për Kosovë u bënë në tryezën për Programin e banimit adekuat social.

Kurti ka thënë se janë dy skema që do t’ua mundësojnë familjeve përfituese të bëhen me banesa. Njëra është për familjet që mund të paguajnë këste nga 120 euro për 120 muaj dhe tjetra për 150 euro për maksimalisht 150 muaj.

Ai ka thënë se kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro. Ka thënë se shuma gradualisht do t’i kthehet institucionit që parashihet të themelohet dhe ngarkohet me zbatimin e projektit.

Në fjalimin e tij, Kurti është ankuar se shumë komplekse banesore të ndërtuara viteve të fundit kanë mbetur në përqindje të madhe të pashfrytëzueshme.

“Ne kemi shumë banesa të ndërtuara dhe njëkohësisht edhe shumë familje në nevojë për strehim. Banesat private janë të papërballueshme për një përqindje të lartë të popullsisë, ndërsa vetëm 0.3% e banesave ekzistuese janë banesa sociale. Sipas statistikave, kërkesat për banim social shkojnë në mbi 9.000 njësi banesore shtesë, të cilat aktualisht as niveli qendror e as niveli lokal nuk i ka në dispozicion. Ndërtesat dhe infrastruktura e ndërtuar ndër vite nuk kanë adresuar siç duhet nevojat e shoqërisë”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se tashmë ka ndarje në lagje të zhvilluara e të mbyllura, të ndara nga familjet me të ardhura të ulëta.

Ai ka thënë se programet komunale kanë kontribuar në promovimin e “segregimit social”.

“Në njësitë ekzistuese banesore duhet të intervenohet, që të përmirësohen kushtet e banimit, të revitalizohen dhe të kthehen në zona, jo vetëm të banueshme, por zona që ofrojnë zhvillim personal dhe profesional të banorëve, ashtu që të destigmatizohen dhe degetoizohen. Këto programe komunale të banimit nuk e kanë konsideruar as shkallën e as natyrën e krizës dhe madje as nevojën për veprim urgjent. Për këtë, nevojitet qasje e re ndaj banimit social dhe për zhvillimin e qëndrueshëm urban. Qeveria është duke punuar në këtë drejtim dhe programin e banimit social e kemi përfshirë në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. Brenda mandatit, ne synojmë të krijojmë programin për banim social, si dhe të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje. Kjo do të arrihet përmes skemës ‘120×120’ dhe ‘150×150’, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120, përkatësisht 150 muajve. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, mirëpo kjo shumë gradualisht i kthehet institucionit, i cili do të themelohet dhe ngarkohet me implementimin e projektit”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se tashmë ka pasur diskutime për studimin e fizibilitetit për këtë program.

“Është detyrë e jona që në një të ardhme të afërt të krijojmë mundësi për çdo qytetar që ka nevojë, të ketë qasje në shtëpi të sigurt e me cilësi të mirë, me kushtet për jetë të dinjitetshme, zhvillim personal e profesional. Përtej sigurimit të infrastrukturës fizike, programi i banimit do të përcaktojë edhe rrugën tonë të përbashkët drejt qëndrueshmërisë shoqërore, ekonomike dhe mjedisore”, ka deklaruar më tej ai.

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për viktimat e holokaustit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave të holokaustit.

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se me një minutë heshtje nderojnë 6 milionë viktima që humbën jetën në kampin famëkeq Auschwitzh.

Ndryshe, më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Continue Reading

Aktuale