Sport
EURO 2020: “Ndeshjet e ndaluara”
“Unë e kam shikuar pak modelin e ndeshjeve”, deklaroi së fundmi trajneri i Gjermanisë Joachim Löw, në pyetjen se çfarë mendon për shortin e garave në Kampionatin Evropian, që do të hidhet me 30 nëntor në Bukuresht. “Me ndihmën e dy-tre personave të tjerë, e kam kuptuar se si mund të zhvillohen gjërat”, shtoi ai.
Shorti për Kampionatin Evropian 2020 në futboll mund të jetë vërtet shumë i komplikuar. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me numrin e madh të nikoqirëve të këtij kampionati, sepse vetëm dy nikoqirë mund të jenë në të njëjtin grup. Kampionati Evropian në futboll do të mbahet në 12 vende, ndërsa shtatë prej tyre janë kualifikuar deri tani. Në mars mund të kualifikohen edhe katër kombëtare të tjera, përmes kualifikimeve në Nations League. Vetëm Azerbajxhani i ka humbur shanset për kualifikim.
Po nëse Kosova kualifikohet…
Por shorti do të jetë i komplikuar edhe për shkaqe politike, sepse UEFA do të hedhë short edhe disa vende, të cilat nuk kanë raporte të mira me vendet e tjera. Kështu për shembull Ukraina nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Rusinë, për shkak të konflikteve të armatosura në këtë vend, që nga viti 2014. Ndeshjet e tjera “të ndaluara” mund të jenë ato të Kosovës, sepse në KE mund të kualifikohen edhe Kosova, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
UEFA pohon se aktuaisht ka gjashtë vende, të cilat nuk mund të ndeshen mes vete. Nuk mund të ndeshen Ukraina kundër Rusisë, Kosova kundër Serbisë, Bosnje-Hercegovinës apo Rusisë, Arminia dhe Azerbajxhani si dhe Spanja kundër Gjibraltarit. Me këtë “listë të zezë” po merret një komision i posaçëm prej pesë anëtarësh, në krye të të cilët është vetë presidenti i UEFA.
Dëmtimi i garave dhe siguria
Kritikët flasin për dëmtimin e garave dhe kritikojnë UEFA për përzierjen e politikës dhe sportit. “Siguria e publikut, lojtarëve dhe të gjithë pjesëmarrëve është e dorës së parë”, thonë autoritetet e UEFA, duke shtuar se me rëndësi është që të ruhet edhe kualiteti i garave. “Ndonëse UEFA insiston për ndarjen e sportit dhe politikës, kjo organizatë po përpiqet të mbajë sa më larg që është e mundur disa kombëtare mes vete, për shkak se nuk është e mundur që të garantohet siguria.” Ndaj UEFA ka nevojë për një masë pragmatizmi, për të gjetur zgjidhjet e duhura, thotë profesori Jürgen Mittag, në një bisedë me Deutsche Wellen. Eksperti nga Shkolla e Lartë Sportive në Këln thotë se “UEFA sikur edhe FIFA dhe Komiteti Olimpik, po përpiqen të evitojnë influencën e madhe politike në manifestimet e mëdha”. Por këto organizata e kanë të qartë, se nuk mund të evitohet tërësisht rëndësia politike. UEFA por përpiqet të bëjë një lloj balanci.
Pragmatizmi
Një përfaqësues i UEFA-s mendonte para pesë vitesh se edhe ndeshja Shqipëri-Serbi duhet të futej në listën e ndeshjeve të ndaluara. Tri elemente janë vendimtare, sipas mendimit të UEFA: A kanë vendet raporte normale diplomatike? A janë në konflikt ushtarak mes vete? Dhe a ka kërkuar ndonjëra federatë që të mos luajë kundër kombëtares së një vendi tjetër? Profesori Mittag thotë se “maksima kryesore është pragmatizmi, sepse atje ku është e mundur, duhet të mënjanohet rreziku i një konflikti edhe më të madh”. Por jo të gjitha përpjekjet rezultojnë me sukses.
Kohëra komplekse
Në kohën e Luftës së Ftohtë, thotë Mittag, UEFA ka qenë “si një lloj ndërtuesi urash” mes vendeve dhe ekipeve me ideologji të ndryshme. UEFA ka bashkëpunuar në komisione me të dy blloqet.
Por tani raportet janë shumë më komplekse. “Sot ka më shumë kombëtare që nuk mund të luajnë mes vete. Ndërsa ndeshjet si ajo Bullgari – Angli [tek rezultati 6:0 për Anglinë, ndeshja është ndërprerë në Sofje disa herë për shkak të ofendimeve racore të publikut bullgar ndaj lojtarëve me ngjyrë] tregojnë se federatat janë nën presion. Raportet shumë më të komplikuara janë mes vendeve, të cilat nuk njihen mes vete. Ndaj UEFA gjendet para një dileme shumë të madhe – çfarë duhet të lejohet e çfarë jo. Ndaj UEFA duhet të shikojë me shumë vëmendje, se cilat ndeshje mund të mbahen.
Në KE 2020 do të ketë ndeshje shumë të komplikuara për shkak të raporteve politike dhe konflikteve ushtarake. Në mesin e këtyre vendeve do të jetë edhe Kosova – nëse kualifikohet në mars, pas ndeshjes me Maqedoninë e Veirut dhe më pas Gjeorgjisë apo Bjellorusisë.
BURIMI: DW
Sport
Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë
Paris Saint-Germain arriti dy fitore nga dy në Ligue 1 të shtunën në mbrëmje.
Pasi shkatërroi Clermont 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc de Princes”.
Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier, braziliani që shënoi dy gola të tjerë.
Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar një formë të mirë, e cila do të shqetësojë kombëtaret e tjera të futbollit ndërsa i afrohemi Kupës së Botës “Katari 2022”.
Goli i parë i Neymar në mbrëmje ishte një penallti e realizuar në minutën e 43-të dhe ishte edhe më shumë provë se ai është një nga më të mirët nga 11 metra.
Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes nga pika e bardhë.
Njëzet minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin në portën e Montpellier, Kylian Mbappe humbi një penallti ndërsa rezultati ishte 0-0.
Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në herën e parë të përpjekjes, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë.
Janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit në PSG dhe duhet të shqetësojnë vërtet ata që janë në pushtet në klub.
Mbappe gjithashtu u përplas me Lionel Messin ndërsa po shkonte te Neymar për të bërë kërkesën e tij, diçka për të cilën shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej shumë i kënaqur.
Marrëdhënia mes francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Galtier. /Telegrafi/
Nahhh Messi was in absolute disbelief after Mbappe body checked him 😭😭😭 pic.twitter.com/rborS2d2E3
— Albi 🇽🇰 (@albiFCB7) August 14, 2022
Kylian Mbappe really had the audacity to ask Neymar to give him the second penalty after he he missed his first one 😐
pic.twitter.com/DxFML8jxqf— LSPN FC (@LSPNFC_) August 14, 2022
Sport
Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës
Gerard Pique do të bëjë pjesën e tij për ta ndihmuar Barcelonën.
Një nga lojtarët më të vjetër në skuadrën e Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagë.
‘Catalunya Radio’ bën të ditur se Pique edhe formalisht ka njoftuar Barcelonën se është gati ta shfuqizojë kontratën e re dhe ta firmosi një me pagë më të ulët.
Barca ka nevojë të reduktojë pagat e klubit, në mënyrë që t’i regjistrojë lojtarët e rinj.
Një nga opsionet që mund të shfrytëzohen mund të jetë edhe leva e katërt
Sport
Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Messi mund të rikthehet në Barcelonë
Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në ndeshjen e fundit, Lionel Messi mund të largohet nga parisienët.
Përkatësisht, siç shkruan Forbes, Barcelona dhe Messi kanë rinisur negociatat për rikthimin e argjentinasit të madh në radhët e klubit katalanas në vitin 2023.
Sipas mediave të huaja, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka kontaktuar me babanë dhe agjentin e Messi-t.
Kontrata e Messi-t me PSG-në skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.
Forbes shkruan gjithashtu se shpresat për kalimin e mundshëm të Messit tek Inter Miami amerikan janë shuar.
Nëse ai nuk e zgjat kontratën me PSG-në vitin e ardhshëm, Messi mund të nënshkruajë për Barcelonën si lojtar i lirë në moshën 36-vjeçare.
Pasi Laporta deklaroi se ka një detyrim ndaj shtatë herë fituesit të Topit të Artë, zërat për rikthimin e Messi-t në Camp Nou u bënë edhe më të forta.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare