Connect with us

Sport

Atletico i bashkohet garës për Haaland

Published

on

Atletico Madrid i është bashkuar “luftës” për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.

Haaland ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, duke përfshirë shtatë gola në Ligën e Kampionëve, transmeton KosovaPress.

Kjo gjë ka bërë që të marrë vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë si Real Madrid, Juventus, Napoli dhe Manchester United.

Kësaj garë i është bashkuar edhe Atletico me Diego Simeonen në krye, i cili dëshiron ta forcojë sulmin në afatin dimëror për të luftuar për titull deri në fund të sezonit.

Klubi austriak është i gatshëm ta shesë norvegjezin, mirëpo kërkojnë 100 milionë euro.

Continue Reading

Sport

Shtohet një “rival” i papritur për Interin dhe Milanin

Published

on

Kushtet e tmerrshme të barit të San Siros, e fortë, e thatë dhe e shkatërruar nga temperaturat e ftohta të dimrit milanez dhe numri i madh i ndeshjeve, janë bërë një rival më shumë për Interin dhe Milanin , të cilët arritën ta zëvendësojnë me bar të ri në funksion të derbin e radhës.

“Problemi më i madh është fusha, po bëhet e pamundur të luash si për ne ashtu edhe për Milanin. Nuk është një justifikim, është e vërtetë që mund të bëjmë më mirë, por nuk kemi mundur të luajmë topin gjatë gjithë janarit” u ankua Simone Inzaghi , trajneri i Interit.

“Kjo na detyroi ne dhe Milanin të ndryshonim stilin tonë të lojës, i cili luan futboll të madh. Nuk është i rregullt, nuk ka qenë kurrë kaq i vështirë dhe i thatë,” shtoi ai.

Kushtet e tmerrshme të barit i ekspozojnë lojtarët edhe ndaj rreziqeve të shtuara të dëmtimit, siç ndodhi këtë të diel me suedezin Zlatan Ibrahimovic .

Megjithëse nuk mund të vërtetohet me siguri se lëndimi është shkaktuar nga bari, nuk ka dyshim se nyjet dhe muskujt janë veçanërisht të stresuar në këto kushte.

San Siro tani do të ketë dy javë pushim përpara se liderët Inter dhe Milani i vendit të dytë të takohen në fundjavën 5-6 shkurt./albeu.com/

Continue Reading

Sport

Joshua i nervozuar mohon raportimet se do të hap rrugë për duelin Fury-Usyk

Published

on

Raportimet se Anthony Joshua ka hapur rrugë për duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk i ka hedhur poshtë vet AJ.

Boksieri britanik thuhej se do të lë rrugë për duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, duke pranuar 15 milionë funte.

Një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë AJ, madje me shumë nervozë.

“Dëgjoj njerëzit që thonë se ‘AJ pranoi 15 milionë funte për të hapur rrugë’. Unë nuk kam nënshkruar asnjë kontratë – s’kam parë asnjë kontratë”, ka thënë AJ, transmeton lajmi.net.

“Meqë kështu, ndaloni së dëgjuari broçkulla, derisa të keni diçka nga unë. Unë jam njeriu në kontroll të fatit tim. Unë jam njeriu që drejton bizneset e mia”, shtoi britaniku.

Joshua, sipas kontratës paraprake me Usyk, ka të drejtë për revanshin, në mënyrë që të tentojë rikthimin e titujve. Këtë të drejtë me shumë gjasë do ta shfrytëzojë.

Continue Reading

Sport

Mourinho do të tentojë sërish transferimin e Granit Xhakës

Published

on

José Mourinho ka pasur një ndikim domethënës në strategjitë e transferimit të Romës, duke bindur Tammy Abrahamin dhe lojtarë të tjerë që të transferohen në “Stadio Olimpico” dhe sipas raportimeve në Itali, portugezi nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka i Arsenalit.

José Mourinho ka pasur një ndikim domethënës në strategjitë e transferimit të Romës, duke bindur Tammy Abrahamin dhe lojtarë të tjerë që të transferohen në “Stadio Olimpico” dhe sipas raportimeve në Itali, portugezi nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka i Arsenalit.

Roma ishte skuadra që shpenzoi më së shumti në Serie A gjatë verës dhe ka qenë një nga skuadrat më të ngarkuara në afatin kalimtar të janarit.

Mourinho ka bindur drejtuesit e Romës që të përforcojnë skuadrën gjatë muajve të fundit. Ainsley Maitland-Niles dhe Sergio Oliveira janë dy nënshkrimet e fundit për “Giallorossët”.

Oliveira dhe Mourinho kanë të njëjtin përfaqësues, Jorge Mendes, ndaj e ka pasur të lehtë që ta bindë 29-vjeçarin të kalojë në “Olimpico”.

“Special One” duhej të bënte më shumë përpjekje gjatë verës për të bindur Abrahamin të largohej nga Chelsea dhe të nënshkruante me “Giallorossi”.

Mourinho e kishte bindur edhe Xhakën që të kalonte në Romë. Megjithatë, “Giallorossi” dhe Arsenali nuk arritën një marrëveshje për çmimin e lojtarit, kështu që Xhaka mbeti në Londër.

“Sky Sport Italia” sugjeron se Mourinho nuk është dorëzuar dhe do të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me Xhakën në fund të sezonit, duke qenë se Jordan Veretout mund të largohet.

Continue Reading

Aktuale