Connect with us

Maqedonia e Veriut

ASH reagon rreth vdekjes së të riut kumanovar në burg

Published

on

Me keqardhje morëm lajmin e vdekjes së të riut nga lagjja Arbëria Kumanovë, rast ky që ka tronditur gjithë qytetin e Kumanovës por edhe me gjërë.

I riu 22 vjeçar vdiq në burgun e Kumanovës në rrethana akoma të panjohura për opinionin dhe familjen.

Aleanca për Shqiptarët të hidhur nga rasti kërkon përgjegjësi të plotë nga organet kompetente, dhe personat përgjegjës të cilët duhej t’i jepnin ndihmën e parë të riut. Në rrethana të tilla, dikush patjetër që duhet të merr përgjegjësi dhe publikisht të tregojë arsyen e vdekjes.

Burgu nuk guxon të jetë stacioni i fundit i askujt, e aq më pak i një të riu që ndodhej aty për t’u resocializuar dhe reintegruar që nesër, po kjo shoqëri t’i ofrojë jetë dhe jo vdekje.

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministres së drejtësisë, drejtorit dhe zëvendës drejtorit të burgut, kërkojmë përgjegjësi penale dhe morale për këtë rast, nëseju ka ngelur sa do pak moral.

Kujtojmë se, asnjë i burgosur nuk guxon të mbahet në burg pa u vërtetuar shëndeti i tij/saj i plotë, çdo i burgosur ka të drejtën e shërimit jashtë qelisë së burgut, çdo i burgosur ka të drejtë të vazhdojë jetën në kushte normale që nuk i rrezikojnë shëndetin, çdo i burgosur duhet të gëzojë çdo të drejtë shëndetësore që gëzojnë edhe ata që janë jashtë burgut!

Këto të drejta fundamentale të të burgosurve, brutalisht po vazhdojnë të shkelen nga burgjet e Maqedonisësë Veriut.

Dhe duke i marrë parasysh të gjitha këto fakte, konkludojmë se jo vetëm burgu në Kumanovë, por edhe çdo burg tjetër në Maqedoni përballet me kushte të mjerueshme, të cilat përfundojnë në mënyrë fatale.

Kushtet që kanë shkaktuar vdekjen e shumë të burgosurve ndër vite, nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga organizatat ndërkombëtare të cilat disa herë kanë kërkuar ndërhyrje urgjente të organeve në përmirësimin e kushteve.

Me keqardhjen më të madhe ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit, me shpresë që reagimi jonë t’u ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale