Connect with us

Kosovë

Përfundon rinumërimi i votave, Nisma shpëton për 30 vota

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1508 vendvotimeve me vendim të PZAP’së.

Nga rezultatet e nxjerra pas rinumërimit, Nisma Socialdemokrate thotë se e ka kaluar pragun.

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët e Nismës, të cilët kanë thënë se pas rinumërimit Nisma përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive.
Partia e Fatmir Limajt e ka kaluar pragun për 30 vota.

Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e ardhshme.

Continue Reading

Kosovë

Nga nesër s’mund të ‘shkelni’ Kosovën pa tri doza vaksine

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19. Masat e reja hyjnë në fuqi të shtunën me 22 janar.

Me masat e reja, cilido person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose edhe me dy doza, por me një test PCR të 48 orëve të fundit.

Nga kjo kërkesë lirohen ata që hyjnë transit, diplomatët e huaj, fëmijët nën 12-vjeç, e ata që kanë dëshmi mjekësore se janë të liruar nga vaksinimi.

Përjashtim bëjnë edhe shtetasit e Kosovës që s’kanë dy doza të vaksinës, por ata duhet të karantinohen në shtëpi për shtatë ditë.

2. Cdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga déshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatén e vaksinimit me tri (3) doza (ose me njé dozé té vaksinés Janssen dhe dozé pérforcuese) kundér COVID-19;

2.2 Certifikatén e vaksinimit me dy doza (ose me njé dozé té vaksinés Janssen) kundér COVID-19, bashké me testin RT-PCR negativ pér COVID-19, jo mé herét se 48 oré para nisjes (pér udhétarét qé hyjné né rrugé ajrore) ose 48 oré para mbérritjes né pikén kufitare (pér ata qé hyjné né rrugé tokésore).

3. Nga kérkesa pér té poseduar ndonjérén nga déshmité sipas pikés 2.1 deri 2.2 lirohen:

3.1 Personat té cilét hyjné né Kosové pérmes aeroportit apo pérmes pikave kufitare tokésore dhe largohen nga Kosova (transit) brenda tre (3) orésh pérmes aeroportit ose pikave kufitare tokésore, me kusht qé né hyrje té nénshkruaj deklaratén se do ta léshojé Kosovén brenda tre (3) orésh dhe gé dalja né piké kufitare té jeté e ndryshme nga hyrja kufitare;

3.2 Personat, té cilét punojné si transportues profesionist (vozités), me kusht gé té respektojné protokollin pér transport ndérkombétaré pér mbrojtje nga COVID-19;

3.3 Shtetasit e Republikés sé Kosovés gé kané dalé jashté Kosovés né 12 orét e fundit;

3.4 Oytetaréte huaj, té cilét kalojné népér Kosové pérmes transportit té organizuar me autobus ose me linjé té rregullt ndérkombétare, transit, me kusht gé té nénshkruhet deklarata se do ta léshojné territorin e Kosovés brenda pesé (5) orésh;

Diplomatét e huaj, té akredituar né Kosové dhe pjesétarét e trupave té KFOR;

Personat nén moshén dymbédhjeté (12) vjecare;

Shtetasit e Republikés sé Kosovés gé nuk i kané dy doza té vaksinés jané té detyruar té kryejné karantinim shtépiak pér njé periudhé prej shtaté (7) ditésh qé nga hyrja né territorin e Republikés sé Kosovés;

3.8 Personat me déshmi mjekésore nga mjeku specialist i fushés pérkatése se kané kundérindikacione dhe jané té liruar nga vaksinimi. Personat e tillé duhet té paragesin testin RT-PCR negativ pér COVID-19, té administruar jo mé herét se 48 oré para nisjes (pér udhétarét gé hyjné né rrugé ajrore) ose 48 oré para mbérritjes né pikén kufitare (pér ata qé hyjné né rrugé tokésore);

3.9 Personat nga mosha 12 vjecare deri né moshén 16 vjecare duhet té posedojné testin RT-PCR negativ jo mé té vjetér se 48 oré.

Ditëve të fundit ka pasur ngritje enorme të shifrave ditore me COVID-19. Vetëm të premten janë regjistruar 2943 raste të reja, duke e çuar në 12 mijë e 396 numrin e rasteve aktive.

Continue Reading

Kosovë

Nëna e 17-vjeçarit të rivarrosur sot: Edhe tash i shoh lotët e tij para se me vra serbët (Video)

Published

on

Fatime Dvorani, nëna e Nuredin Dvoranit, që u vra si 17-vjeçar nga forcat serbe më 1999, thotë se sot ndjeu një gëzim që më në fund ka një varr për djalin e saj, i cili u rivarros në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Ajo ende e vajton takimin e fundit që e pati me të birin, por thotë se tanimë ka ku t’i derdhë lotët dhe se në përvjetore s’do të shkojë te varrezat veç për hatër të shoqeve të saj, të cilat po ashtu kanë familjarë të vrarë në luftë, njofton Klan Kosova.

“Të rinjtë e fëmijët kanë ikur në mal. Shkova e ndejta pak, por s’guxoja me ndejtë shumë. Më tha: “Oj nanë, po vij edhe unë”. I thashë mos me ardhë se dy autobusë kanë zhdrypë në asfalt… e të mysin nër sy temin. Kajti. Edhe qitash i shoh lotët e tij”.

Continue Reading

Kosovë

Nga bojleri deri te furra ja si ta kursejmë rrymën

Published

on

Shfrytëzimi i lavatriçes, enëlarëses e bojlerit pas orës 22:00 do të ndihmonte që qytetarët e Kosovës të paguajnë më pak për rrymën e shpenzuar, thonë nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Skemën e shpenzuesve të energjisë elektrike në Kosovë, 68 për qind e përbëjnë konsumatorët shtëpiakë.

Mesatarja e faturës së tyre mujore është rreth 30 euro, apo 450 kilovatë në orë energji elektrike.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Konsumatorët e Kosovës paguajnë rregullisht 6.75 centë për kilovat në orë, por me tarifën e ulët paguajnë 4 centë më lirë.

KEDS-i e ka identifikuar bojlerin si pajisjen që shpenzon më së shumti energji elektrike gjatë gjithë vitit. Bojleri përbën 44 për qind të shumës së faturës.

Për të kursyer rrymë nga kjo pajisje, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) u ka rekomanduar qytetarëve t’i ndërrojnë “bojlerët e vjetër”, pasi ata shpenzojnë më shumë.

“Bojleri të përdoret atëherë kur ju nevojitet, kurse termostati i bojlerit të jetë midis 50°- 55°C”, ka rekomanduar ZRRE-ja.

Gjatë dimrit, ndërkaq, shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike në shtëpi e banesa është ngrohja me rrymë, e cila përbën deri në 70 për qind të shumës totale të faturës mujore.

Për të kursyer nga ngrohja, ZRRE-ja u ka rekomanduar qytetarëve t’i izolojnë objektet e banimit, t’i mbajnë mbyllur dyert e dritaret, të akumulojnë nxehtësi në termo gjatë natës dhe t’i ndalin mjetet e ngrohjes nëse nuk janë në shtëpi.

Sipas llogaritjeve të KEDS-it, fatura e rrymës rritet për 19 për qind nga pajisjet elektrike për zierje në kuzhinë, nëse nuk shfrytëzohen në mënyrë të duhur. Përdorni i furrave me mikrovalë thuhet se është më efikas dhe se ato shpenzojnë më pak.

Rekomandimet tjera që jep ZRRE-ja, përfshijnë: mosvendosjen e frigoriferit afër burimeve të nxehtësisë, fikjen e dritave në hapësira që nuk shfrytëzohen dhe përdorimin e poçeve elektrike kursyese.

Muajve të fundit, Kosova është futur në krizë energjetike, si pasojë e krizës së ngjashme që ka përfshirë Evropën.

Kriza në Evropë është thelluar kah mesi i vitit 2021, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Kjo ka bërë që Kosovës t’i rriten çmimet e importit. Kosova nuk mund t’i përballojë e vetme kërkesat – kryesisht për shkak të vjetërsisë së termocentraleve që ka.

ZRRE-ja ka dalë me propozimin që nga muaji shkurt të rritet çmimi i rrymës.

Sipas propozimit, që pritet të finalizohet deri në fund të muajit, rritja do t’i prekë vetëm qytetarët që shpenzojnë mbi 800, përkatësisht mbi 1000 kilovatë në orë.

Kjo ka bërë që institucionet energjetike, por edhe Qeveria e Kosovës, të bëjnë thirrje për kursim të rrymës.

Por, Visar Azemi, nga iniciativa rajonale “Balkan Green Foundation”, e cila synon promovimin e zhvillimit të energjisë, thotë se konsumatorët nuk mund të kursejnë rrymë kur nuk kanë alternativa për ngrohje.

Mundësia eventuale për kursim, sipas tij, është që Qeveria e Kosovës t’i subvencionojë pompat termike – apo kaldajat qendrore për ngrohje – për qytetarët.

Këto pompa, thotë ai, konsumojnë më pak energji elektrike.

“Kërkesa më e madhe në këtë periudhë është për ngrohje – këtu është problemi më i madh, sepse nuk ka ndonjë subvencionim të mirëfilltë ose alternativa për qytetarët që t’i ngrohin shtëpitë e tyre”, thotë Azemi.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, thonë se mundohen të kursejnë, porse jo gjithmonë e kanë të mundur.

Rejhane Behxheti, e cila me familjen e saj 4-anëtarëshe jeton në një banesë në Prishtinë, thotë se gjatë sezonit të dimrit nuk mund kursejë, për shkak të ngrohjes me rrymë.

“Unë i kam dy fëmijë të vegjël, nuk e ndal ngrohjen se tani fëmijët mund të sëmuren nga të ftohtët”, thotë Rejhanja, e cila për rrymë paguan mbi 50 euro në muaj.

Arbeni, me profesion ekonomist, thotë se nuk i shfrytëzon tarifat e ulëta dhe të larta të rrymës, por shton se, kohëve të fundit, ka nisur të kursejë rrymë.

“Nuk i lë dritat e ndezura, bojleri nuk qëndron në rrymë gjithmonë, edhe ngrohjen e përdor në rast nevoje, nuk mbaj temperatura të larta në ambient të shtëpisë”, thotë Arbeni.

Për të lehtësuar barrën e qytetarëve nga rritja e pritshme e çmimit të rrymës, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi për ta.

Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.

Faturat me rritje, në rast se propozimi i ZRRE-së kalon, do të shpërndahen nga data 1 shkurt, 2022, dhe shqyrtimi i rregullt i tyre do të bëhet në muajin mars të vitit 2023.

Continue Reading

Aktuale