Connect with us

Kosovë

NISMA dhe AKR edhe në Kuvend do të funksionojnë si grup

Published

on

Koalicioni Nisma-AKR do të vazhdojë të funksionojë si një edhe pas futjes ën Kuvend.

Sot përfundoi rinumërimi në QNR dhe koalicioni Nisma-AKR është pak vota përmbi prag, rrjedhimisht pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re. Ishte përfolur se AKR po mendon futjen në qeveri si pjesë e koalicionit VV-LDK, por këtë opsion si duket e ka mbyllur VV pasi eksponentë të saj e kanë quajtur AKR’në si pjesëtare shumë të rëndësishme të ish-koalicionit qeverisës PAN.

Tani Nisma Socialdemokrate dhe AKR do të jenë pjesë e një grupi parlamentar të përbashkët.

“Normalisht se do të vazhdojmë bashkëpunimin”, ka thënë ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për Gazetën Express.

Deputetët e këtij grupi parlamentar pritet të jenë Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi. /Express/

Continue Reading

Kosovë

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Published

on

By

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret konstruktivitet nga të dy palët në takimin e sotëm të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Borrell ka thënë se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Paraprakisht ai, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndare me Kurtin e Vuçiqin

Siç raportohet me Borrell dhe Lajçak fillimisht është takuar Kurti e pastaj edhe Vuçiq.

Continue Reading

Kosovë

Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel, çfarë pritet të ndodhë

Published

on

By

Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel, çfarë pritet të ndodhë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret të mërkurën në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur zyrtarët nga këto dy shtete kanë ashpërsuar retorikën, pas ngritjes së barrikadave në veri tri javë më parë.

Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas secilit takim, është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.

Fillimisht, Stoltenberg do të zhvillojë takim me Vuçiçin në orën 15:30, ndërkaq takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiç, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të ekzekutivi të udhëhequr nga Kurti.

Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa me akronime të Kosovës, sikurse PZ, KM e të ngjashme, qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe. Prishtina i konsideron këto targa ilegale.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 korrik tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti, sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Qëndrim të njëjtë shprehu edhe Stoltenberg gjatë një bisede telefonike me Vuçiçin më 3 gusht.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë”, kishte thënë Stoltenberg në Twitter pas bisedës me Vuçiçin.

Serbët lokalë më 31 dhe 1 gusht ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe ekzekutivi u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Kryeministri Kurti deklaroi për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht se ka pasur rrezik që tensionet në veri të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur. Ai ka fajësuar Beogradin për rritjen e tensioneve.

Ai po ashtu ka thënë se deri te rritja e tensioneve erdhi si pasojë e një fushate të dezinformimit të udhëhequr nga Serbia dhe u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bien pre e fushatave të tilla.

Ndërkaq, në Beograd, Vuçiç deklaroi disa ditë më vonë se kishte informacione për plane të Prishtinës për “likuidimin” e serbëve në veri të Kosovës, teksa ka shtuar se Serbia është për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Këto deklarata u panë me shqetësim nga Bashkimi Evropian që më 14 gusht u bëri thirrje zyrtarëve në Kosovë dhe Serbi të ndalonin retorikën nxitëse dhe tha se do të mbajë përgjegjës liderët “për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Përderisa, agjenda e takimeve mes shefit të NATO-s dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk dihet, agjenda e rundit të ri të dialogut është bërë publike.

Sipas njoftimit të BE-së, takimi Kurti-Vuçiç, do të përqendrohet se si të avancohet dialogu drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Po ashtu, mëtohet që të trajtohen çështjet aktuale që kanë për synim zbutjen e tensioneve mes dy shtete.

Kurti dhe Vuçiç nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit të kaluar.

Palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket edhe përfundimit të procesit dialogut të nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshijë njohjen reciproke, Serbia synon një zgjidhje kompromisi./REL

Continue Reading

Kosovë

Vjehrra rreh renë, intervistohen tri dëshmitare

Published

on

By

Vjehrra rreh renë, intervistohen tri dëshmitare

Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, pas një mosmarrëveshje.

Nusja posedon edhe raportin mjekësor për lëndime trupore, njofton policia.

E dyshuara është liruar pas intervistimit, ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare.

DHUNË NË FAMILJE/Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar.

Continue Reading

Aktuale