Connect with us

Spektakël dhe Yje

“Kam arritur leshtë në jetë”, Rudina Dembacaj deklaron se ka krijuar ‘një parti politike’ (VIDEO)

Published

on

Moderatorja Rudina Dembacaj ka treguar se ka nisur punën që kur ka qenë 17-vjeç por ka theksuar se deri më tani nuk ka arritur asnjë gjë.

Me ironi ajo është shprehur se ‘ka krijuar’ një parti politike, që të përfitojë pa u lodhur, por që në fakt ka vetëm një anëtar, Rudina Dembacajn.

“Unë kam punuar që 17-vjeç, deri më tani që jam 32-vjeçe. Kam bërë vetëm një vit pushim, ku linda gocën. Me punë e përpjekje leshtë.Leshtë asgjë nuk ka arritur. Ore kur ju them leshtë… Mendova që të behem e zgjuar. Më mirë vonë se kurrë, kam hapur një parti, që në fund të fundit dhe më në fund edhe unë të jetoj si gjithë dynaja dhe pa u lodhur shumë. Si mendoni ju kam bërë mirë? Partia ime është një parti shumë interesante sepse ka plot një anëtar, jam vetëm unë. Partia ime është parti shumë e thejshtë për t’u menazhuar, ia bëj rup sup vetes, i vetmi rast kur Rudina Dembacajt i mbyllet haleja.”, u shpreh ajo ndër të tjera në monologun e saj në emisioni “Mos i Fol Shoferit”.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Luana Vjollca blen shtëpi luksoze në Kosovë

Published

on

By

Luana Vjollca blen shtëpi luksoze në Kosovë

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është bërë me shtëpi në Kosovë.
Ajo është bërë pronare e një shtëpie në fshatin Makresh.

Lajmin e zbuloi vetë Luana, përmes një postimi në ‘Instagram’ ku u shpreh tejet e entuziazmuar për shtëpinë e re.

Luana shtëpinë e saj e zgjodhi në një zonë malore.

“U bëra me shtëpi në Kosovën time. Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga smogu i qytetit!”, shkroi ajo.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Rita Ora kërcen vallen e Tropojës gjatë koncertit në sheshin “Skënderbej” (Video)

Published

on

By

Rita Ora kërcen vallen e Tropojës gjatë koncertit në sheshin “Skënderbej” (Video)


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka krijuar një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej”, ku ka performuar disa këngë shumë të njohura nga repertori i saj. Në një moment, Rita kërceu dhe vallen e Tropojës.
Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Widow”. Ajo kishte veshur një body të zi, ku ishte ndërthurur detaji i shqiponjës dy krenare.
Trupa e baletit, që ishin veshur me të kuqe, kompletuan pamjen kuq e zi, dy ngjyrat e flamurit kombëtar.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

E njohur për linjat e admiruara trupore, Arta Nitaj tërheq vëmendjen sa herë që publikon fotografi

Published

on

By

E njohur për linjat e admiruara trupore, Arta Nitaj tërheq vëmendjen sa herë që publikon fotografi

E njohur për linjat e admiruara trupore, Arta Nitaj tërheq vëmendjen sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.

Bukuroshja përcillet nga më shumë se 332 mijë ndjekës në Instagram, të cilët i presin me kërshëri postimet reja. Ndërsa në profilin e modeles dhe aktores janë të shumta fotografitë që vënë në plan të parë hiret e saja.

Gjatë të mërkurës, Arta i ka publikuar disa fotografi duke mahnitur me linjat trupore.

E veshur me një fustan që i tregon pjesë të trupit dhe ia thekson linjat, bukuroshja padyshim që ka marrë pëlqime të shumta nga fansat e saj.

Continue Reading

Aktuale