Connect with us

Komente

Fjalë të sinqerta nga një kamarier

Published

on

Kam punuar si kamarier për njëmbëdhjetë vjet.
Dhe mes shumë gjërash, kam mësuar edhe që bota ndahet në dy kategori: ata që i japin pjatën kamarierit dhe ata që nuk ia japin pjatën kamarierit pasi mbarojnë së ngrëni.

Të parët, janë ata që të shohin, që e kuptojnë se je aty, po bën punën tënde, po lodhesh e pasi mbarojnë së ngrëni u duket krejt e natyrshme të ngrenë pjatat bosh e të të ndihmojnë t’i largosh nga tryeza, pa qenë nevoja që të përkulesh çdo herë që duhet t’i mbledhësh, duke rrezikuar të të bjerë tabakaja që ke në dorën tjetër. Zakonisht të thonë madje edhe faleminderit, sikur të mos ishin ata që po të bëjnë nder, më vinte t’i përqafoja.
Një gjest i thjeshtë që s’kushton asgjë, por që do të thotë shumë.

Më kanë pëlqyer gjithmonë këta lloj njerëzish, sepse janë thuajse gjithmonë njerëz të thjeshtë, të sjellshëm, që e dinë se ti si njeri ke dinjitetin tënd, nuk je shërbyes, por punonjës.
E dinë se sa me fat janë që ata ndodhen të ulur aty, ndërsa ti në këmbë duke punuar e lodhur, që ata të mund të jene të kënaqur.

E them këtë, sepse në jetë, më ka ndodhur të gjendem në një tryezë me shumë njerëz: shkrimtarë, politikanë, personazhe publikë, të TV, dhe pjesa më e madhe e tyre, megjithë pushtetin, rëndësinë, simpatinë e tyre shpesh ishin njerëz që nuk e ngrinin pjatën nga tryeza e t’ia jepnin kamarierit. Madje disa syresh i trajtonin keq dhe me përbuzje.

Dje, pikërisht dje, isha në një tryezë me Clara Sanchez. Nuk e di nëse e njihni, por është një shkrimtare që ka shitur me miliona kopje të librave të saj në botë. Një femër që ka plot arsye për t’u ndier e realizuar në jetë. Për t’u ndier e rëndësishme. Pasi mbaroi së ngrëni, e ngriti pjatën dhe ia dha kamarierit. Sado e mirënjohur, e pasur, e realizuar, veten, sjelljen, edukatën e tregon me veprime të thjeshta, edhe kur thjesht i jep pjatën një kamarieri pasi mbaron së ngrëni.

Enrico Galiano

Continue Reading

Komente

Nebiu: Falë politikave vasale e korruptive të BDI-së, në tokën tonë na llogarisin si mysafirë dhe të dorës së dytë!

Published

on

Shkruan: Mr.sc. Driton Nebiu

Kur shqiptarët protestonin per drejtësi, për një dritare të thyer u dënuan me dy-tre vite burg efektiv.

Protestojnë maqedonasit, thyejnë e lëndojnë edhe dhjetëra policë, ndërsa dënohen apo më mirë të themi, shpërblehen me dënime me kusht.

Në tokën tonë po na llogarisin si mysafirë dhe të dorës së dytë, falë politikave vasale e korruptive të BDI-së.
Realitet i hidhur, por ja që po e jetojmë!

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Sa u zgjidhën këto vrasje e krime si Durmo Tours, Besa Trans, Modulari aq edhe Zhan Mitrev

Published

on

Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi përmes një postim në facebook ka komentuar lidhur me skandalin që shpërtheu me klinikën private “Zhan Mitrev” në Shkup, ku kishte parregullsi dhe ekpserimentime gjatë trajtimit të pacientëve me Covdi-19 janë trajtuar me metodën e hemofiltrimit, që në shumë raste ka rezultuar fatale për ta.

Postimi i plotë i Arianit Xhaferi:

“Sa u zgjidhën këto vrasje e krime:
Sante Plus
Durmo Tours
Besa Trans
Modulari në Tetovë
(etj)

Aq do zgjidhet edhe krimi ZAN MITREV. Shtet muti me gjyqësor të udhëhequr nga kriminelë të niveleve më të larta”, ka shkruar Xhaferi.

Continue Reading

Komente

Alfred Cako me parashikim trishtues për Maqedoninë e Veriut

Published

on

Konspiracionisti, Alfred Cako përmes një postimi në rrjetet sociale ka dal me një parashikim të tmerrshëm për Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se ky vend fqinj po shkon drejt shkatërrimit, pasi që sipas tij, e pret kolapsi dhe falimentimi.

Ja postimi i Cakos, që është pjesë e stafit të emisioneve të Top-Channel në emisionin e të dielave të pasdites:

“Ky shtet artificial me ne fund do te shkatrrohet nga Illuminati, Monkeydonia do te ndahet mbrenda keto 2 viteve qe po hyjm.

Shqiptaret do te armatosen nga Izraeli dhe Amerika. Maqedonet do te joshen nga Serbia dhe Rusia. Ne loj do te futet Bullgaria per ta mare gjysmen e maqesonise deri ne prilep por surpriza do jet greqia e cila dhe ajo do nje pjes te saj.

Por Kabala mendon se ne at kohe Greqine ta futin ne luftte shpejt blic me turqine ne menyre qe mos te merret me madedonine. Tel Avivi ka derguar disa spiun te Mossad, per ta mbajt gjendjen nen kontroll. Anen tjeter Mali i Zi dhe Bosnja e kan punen shum keq dhe drejt kolapsit. Ballakani po riformesohet dhe po vjen ne gjendjen qe ishte 1000 vjet me parë. Shqiptare Armatosuni, bleni arme, o sot o kurr ta bejm shqiperine Etnike.”, ka shkruar Cako.

Continue Reading

Aktuale