Connect with us

Lajmet kryesore

“7 marsi”, asnjë përgjegjësi për defektet në ndërtimin e shkollës

Published

on

Asnjë përgjegjësi për lëshimet që janë bërë gjatë ndërtimit të shkollës fillore “7 Marsi” në komunën e Çairit, rreth një dekadë më parë.

Nuk dihet as kostoja e ndërtimit të këtij objekti. Defektet serioze tashmë kanë dalë në sipërfaqe dhe me të njëjtat po përballen nxënësit dhe mësimdhënësit, posaçërisht pas reshjeve të shiut ku çdo pjesë përmbytet nga uji ndërkohë që edhe objekti ka nisur të ndahet në dysh.

Jo zyrtarisht, televizioni Alsat-M mëson se shkolla ishte lëshuar në përdorim pa u kryer i kontrolli i nevojshëm teknik për të cilin akt ishin të njoftuar edhe vet drejtuesit e shkollës “7 Marsi”.

Këtë e konfirmojnë edhe nga Shoqata Aksionare për menaxhim me hapësirat banesore dhe afariste që në atë periudhë, nga Qeveria, ishin të angazhuar për zbatimin e mbikëqyrjes dhe kryerjen e pagesave për ndërtimin e shkollës “7 Marsi”.

Në përgjigjet e pyetjeve nga ana e televizionit në fjalë, nga Shoqata Aksionare nënvizojnë se realizues i punimeve ndërtimore ka qenë Ndërmarrja për ndërtim “Pellagonija” e cila nuk arriti të përfundoj objektin për shkak të falimentimit.

“Inxhinierët tanë menjëherë identifikuan disa gabime serioze të projektit si: realizim i paparashikuar i konstruksionit të kulmit dhe realizim i paparashikuar i kyçjes në sistemin e ngrohjes pas çka disa herë janë miratuar pagesa shtesë nga Ministria e Arsimit. Sipas Ligjit për ndërtim, pranimin teknik bashkërisht e kryejnë inxhinieri mbikëqyrës dhe realizuesi, por në këtë rast për shkak të mungesës së njërit nga realizuesit, pranimi teknik nuk u realizua. Për këtë ishte i njoftuar edhe drejtori i shkollës, i cili sërish vendosi që objekti të filloj me punë” – thonë nga SH.A për menaxhim me hapësirat banesore dhe afariste.

Nga Ministria e Arsimit thanë se për momentin në institucionin e tyre kanë gjetur vetëm një pagesë me mbi 13 milionë denarë, që i është bërë Shoqatës Aksionare për menaxhim me hapësirat banesore dhe afariste. Ministri, Arbër Ademi tha se po shqyrtohen të gjitha procedurat që janë zhvilluar në atë kohë.

“Informacionet tona flasin se edhe oferta më e lirë dhe vet operatori ekonomik është zgjedhur nga ndërmarrja publike për menaxhim me hapësirat banesore dhe afariste. Megjithatë po i shqyrtojmë të gjitha detajet, të gjitha modalitetet dhe gjithë procedurën e cila është zhvilluar për më tepër se një dekadë, në bazë të informacioneve që i kemi, se a ka lëshime të caktuara eventuale dhe se cilat kanë qenë procedurat të cilat janë ndjekur në atë kohë” – deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Nga komuna e Çairit ku graviton shkolla thonë se përveç lejes së ndërtimit nuk kanë pasur asnjë kompetencë tjerë për koston dhe procedurat tjera për ndërtimin e shkollës. Për shkak të lëshimeve që janë bë në ndërtim, udhëheqësia e shkollës tani kërkon ndihmë nga Komuna për çatisë.

“Jemi duke biseduar edhe me ministrinë për me intervenu në mënyrë sa më të shpejtë, me gjet modelin se si mund të arrijmë më shpejt të bëjmë rikonstruimin edhe te shkolla fillore “Adem Jashari”, zyrtarisht ende është “7 Marsi”. Ne kemi intervenu kohë pas kohe aty mirëpo prej ndërtimit ka pas problem me kulmin” -tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës Çair.

Shkolla fillore “7 Mars” u lëshua në përdorim derisa dikasterin e Arsimit e drejtonte ministri atëhershëm, Aziz Pollozhani.

Continue Reading

Komente

Ziadin Sela: “Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë”

Published

on

By

Ziadin Sela në facebook:

Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë.

Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër.

Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”.

Rasti “Alfa” do të ngelet një ndër rastet më eklatante të montuara politike kundër shqiptarëve, në të cilin tre të pafajshëm, pa asnjë provë materiale, u dënuan me burg të përjetshëm pas ekzekutimit nga një grup ende i panjohur, të një polici shqiptar të njësitit “Alfa” në parkingun e fakultetit matematiko-natyror në vitin 2008.

Për vite me radhë, politika dhe drejtësia ia hudhën fajin njëra-tjetrës për mbajtjen e këtyre qytetarëve të pafajshëm, duke injoruar dëshmitë materiale dhe konkluzionet e ekspertizës ndërkombëtare të video materialit nga kamerat e sigurisë që dëshmojnë pafajësinë e Rexhailit dhe të dënuarve të tjerë. Për pasojë, rasti nuk gjeti epilogun e drejtë dhe shqiptarët sot kanë një martir të ri të drejtësisë së verbër dhe selektive, të instaluar për vite më radhë nga shteti i kapur që ka shndërruar shqiptarin në fajtorin kujdestar për çdo krim të pasqaruar e të montuar.

Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përballë këtij falimentimi, vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme për rastet e montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë ngelet krijimi i një misioni evropian për shtetin e së drejtës, që do të ketë për mision kryesor rishikimin e procedurave gjyqësore në lidhje me këto raste.

Familjes së Rexhailit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen e tyre dhe u kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë më tepër për lirimin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Drejtësia ka dështuar për Rexhailin dhe ajo do të vonojë për të pafajshmit e tjerë që po mbahen padrejtësisht në burgjet tona, por Aleanca për Shqiptarët zotohet se drejtësia nuk do të harrojë.

Continue Reading

Lajme

“Avokat i Popullit ku je?” – Shpëtim Pollozhani reagon pas vdekjes tragjike të Rexhail Qerimit në burg

Published

on

By

“Avokat i Popullit ku je?” – Shpëtim Pollozhani reagon pas vdekjes tragjike të Rexhail Qerimit në burg

Shpëtim Pollozhani në facebook:

AVOKATI I ,,POPULLIT” KU JE?

EDHE NJË I BURGOSUR POLITIK VDIQ NË BURGUN E IDRIZOVËS DUKE PRITUR DREJTËSI MBI 14 VJETË!

Continue Reading

Lajme

“Unë nuk kam 11 milionë euro për me dal prej burgu” – Ja çka thoshte Rexhail Qerimi disa ditë më parë

Published

on

By

“Unë nuk kam 11 milionë euro për me dal prej burgu” – Ja çka thoshte Rexhail Qerimi disa ditë më parë

Rexhail Opaja i dënuar me burgim të përjetshëm mesazh politikanve:

“Unë si kam 11 milion euro për me dale prej burgu, por kam pafajsinë dhe gjithë ato dëshmi që s’po merren për bazë e vuj 14 vite i pafajshëm n’burg”

Continue Reading

Aktuale