Connect with us

Lajme

Zaev për Ditën e Alfabetit : Shënimi i datave historike të tjetrit kontribut për “shoqërinë për të gjithë”

Published

on

Zaev: Të kemi komunikim, mirëkuptim, tolerancë dhe bashkim

Alfabeti dhe gjuha si bazat më të fuqishme të identitetit kombëtar përmes së cilave ruhet dhe afirmohet trashëgimia shpirtërore paraqesin, edhe potencial për zhvillimin e një shoqërie e cila nuk mund të funksionojë vetë dhe e izoluar. Në këtë drejtim përgjegjësia jonë shoqërore nuk është vetëm t’i respektojmë dhe kultivojmë diversitetet, gjuhësore, kulturore dhe fetare të çdo bashkësie por ta shfrytëzojmë këtë potencial që të vendoset komunikim, mirëkuptim, tolerancë dhe bashkim, deklaroi mbrëmë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Akademinë solemne që u mbajt për nder të shënimit të 111 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Zaev në këtë akademi potencoi se shënimi i datave kulturore dhe trashëgimisë kulturore të tjetrit kontribuon për zhvillimin e një shoqërie për të gjithë me një ardhmëri prosperuese dhe evropiane dhe se kjo është esenca e bashkësisë tonë.

“Është nder i veçantë për mua të drejtohem në këtë Akademi solemne me rastin e shënimit të 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe me çka shënohet 111 vjetori i Kongresit të Manastirit i mbledhur që të unifikohet alfabeti i Gjuhës shqipe”, theksoi kryeministri.

Ai shtoi se e gëzon fakti që Akademia solemne për nder të kësaj ngjarje të historisë së popullit shqiptar dhe të historisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe një ngjarje prej një sërë ngjarjesh të organizuara me respekt të madh këtyre ditëve me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Me këtë edhe një herë konfirmojmë përcaktimin e Qeverisë për respektimin dhe zhvillimin e diversitetit etnik dhe kulturor në vendin tonë.

“Dita e Alfabetit konsiderohet si një prej ngjarjeve kyçe të popullit shqiptar, ditë kur alfabeti shqiptar përmes unifikimit dhe standardizimit u bë pjesë e barabartë e formimit modern të alfabeteve evropiane dhe pjesë e trashëgimisë kulturore dhe botërore”, potencoi Zaev në solemnitet. 

Continue Reading

Lajme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Published

on

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

Po ashtu, ministja Nagavci ka shprehur bindjen e saj të plotë se në vitin e ri shkollor, vogëlushët e të dyja shteteve do ta kenë në dorë Abetaren e re.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Nagavci.

E krejt kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Aktuale