Connect with us

Lajme

Zaev për A2CNN: Evropa na ndaloi të zbatojmë Vetting-un

Published

on

Kryeministri i vendit Zoran Zaev në një intervistë A2CNN, tha se Bashkimi Europian ia ndaloi Maqedonisë së Veriut aplikimin e modelit shqiptar të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve pas eksperiencës në Shqipëri.

A2CNN: Nuk e keni mbështetur idenë e vetting-ut në drejtësi, këtu në Maqedoninë e Veriut, duke deklaruar se nuk doni të përballeni me të njëjtën situatë si Shqipëria. Çfarë nënkuptoni me këtë?

Zoran Zaev: Në 2016 Shqipëria nisi procesin e vetting. E kam ndjekur plotësisht. Edhe Edi dhe parlamentarët kanë ndarë të gjithë benefitet dhe problemet që solli ky proces. Dhe unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e se drejtë për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte ne Shqipëri, si do mbyllej. Ata na thanë, se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do mbeten bosh. Duhet të ketë përgjegjësi personale, jo kolektive. Dakord, ne bëmë një seri reformash. Por sjellja e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ndryshoi siç duhet. Prandaj ne tani flasim për vetting të drejtësisë, politikanëve, drejtuesve të institucioneve. Pse sepse është një proces i mirë ai i rifreskimit dhe transformimit të të gjithë vendimmarrësve.

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale