Connect with us

Bota

Lufta civile në Jemen / OKB jep shpresa për ndërprerje

Published

on

KB: Është e mundur ndërprerja e zjarrit në Jemen

Është e mundur ndërprerja e zjarrit në luftën qytetare në Jemen që po zhvillohet me përzierje të forcave të huaja, deklaroi mbrëmë përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Martin Grifits.

Ai theksoi se në 15 ditët e fundit për 80 për qind është pakësuar bombardimi i ndërsjelltë i palëve kundërshtare. Grifits shtoi se për herë të parë prej fillimit të luftës në Jemen kanë ndodhur që për 48 orë fare të mos ketë sulme nga ajri.

“Ndoshta kjo është shenjë se diçka po ndryshon në Jemen… Ne këtë e quajmë deeskalim dhe kjo ndoshta paraqet hap drejt ndërprerjes së zjarrit në Jemen”, theksoi Grifits.

Ai e lavdëroi Marrëveshjen e arritur në fillimit të muajit në Riad për përfundimin e konfliktit mes pushtetit dhe separatistëve. Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti jemenas, Abed Robo Mansur Hadi, i cili ndodhet në ekzil prej vitit 2014, pasi që kryengritësit shiitë Huthët e morën kryeqytetin e Jemenit, Sanën. Sipas Marrëveshjes parashihet kthim i presidentit Hadi, ndërsa Huthët t’i transformojnë forcat e veta.

Mbreti saudit Salman, të mërkurën deklaroi se Marrëveshja mund të çojë drejt “negociatave më të gjera paqësore” të cilat do të kontribuonin për përfundim të luftës në Jemen.

Arabia Saudite prej vitit 2015 e kryeson koalicionin ushtarak në Jemen kundër Huthëve, të cilët e kanë mbështetjen nga Irani. Lufta civile në Jemen është kriza më e madhe humanitare sot në botë, në të cilën jetën e humbën dhjetëra mijë njerëz, numri më i madh i të cilëve civilë.

KB-ja koordinon me mbi 250 organizata humanitare në Jemen për ndihmë të mbi 13 milionë njerëzve.

Continue Reading

Bota

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Published

on

By

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm. Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.

“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai, shkruan Bloomberg.

Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.

Kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.

Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. / abcnews

Continue Reading

Bota

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Published

on

By

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.

Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.

Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.

Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch

Continue Reading

Bota

Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse

Published

on

By

Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi sot të dhëna të reja mbi humbjet e vlerësuara ushtarake ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Që nga fillimi i luftës, 43,750 ushtarë rusë kanë vdekur, që është 200 më shumë se dje, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

U shkatërruan 1876 tanke, 4141 automjete luftarake të armatosura, 985 sisteme artilerie, 261 MLRS, 136 sisteme luftarake kundërajrore.

Ukraina pretendon gjithashtu se 233 avionë dhe 195 helikopterë janë shkatërruar.

Forcat e Armatosura të Ukrainës deklarojnë se trupat ruse pësuan humbjet më të mëdha dje në drejtim të Donetsk.

Continue Reading

Aktuale