Connect with us

Lajme

Leje e përhershme pune për të rinjtë nga vendet e “Shengenit të Vogël”

Published

on

Pendarovski, Vuçiq dhe Pahor në Forumin rajonal rinor në Novi Sad

Presidenti Stevo Pendarovski , i cili gjendet për vizitë zyrtare në Serbi, sot në Novi Sad mori pjesë në Forumin e katërt rajonal rinor.

Siç informon korrespodenti i MIA-s, ai mbajti fjalim në panel-diskutimin “Fjalim i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantim i dialogut politike para mijëvjeçarëve”, së bashku me kryetarin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

“Duhet të ndryshohet mentaliteti në rajon. Në vend që të presim mesazhe nga Brukseli dhe qendrat e mëdha, ta sjellim BE-në në rajon me reforma dhe zhvillim ekonomik që të rinjtë të qëndrojnë në vend”, deklaroi në panel Pendarovski, i cili dërgoi porosi “të rinjve t’u mundësohet punën e parë ta kenë në vend, për të cilën është edhe realizimi i nismës së ashtuquajtur Shengeni i vogël.

Presidenti serb potencoi numrat e emigrimit të të rinjve nga tërë rajoni, të cilat janë alarmuese.
“Që t’i mbajmë të rinjtë duhet t’u ofrohet prospektivë, me politikë të mirë dhe rritje të ekonomisë me paga të larta”, deklaroi Viçiq, i cili gjithashtu shtoi se në këtë drejtim është edhe nisma “Shengeni i vogël”.

Ai për herë të parë paralajmëroi edhe vendosjen e “lejeve të përhershme për punë” në vendet anëtare të nismës Shengeni i vogël.
Në margjina të Forumit, presidenti Pendarovski realizoi edhe takim bilateral me homologun e tij slloven Pahor.

Në takim u vlerësua se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera të cilat karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë, ndërsa u këmbyen edhe mendime për mundësitë për avancim të mëtutjeshëm dhe zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha nga interesi i ndërsjellë.
Për Maqedoninë e Veriut nuk ekziston alternativë tjetër, përveç integrimit evropian. Ai i falënderoi për bashkëpunimin konstruktiv nga të hapur të Sllovenisë për aspiratat e vendit tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO , që u konfirmua me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të Bashkimit Evropian.

Pahor në takim i përsëriti angazhimet e Sllovenisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Pendarovski shtoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut, si dhe vendeve tjera të Ballkanit Evropian në strukturat evropiane do të jetë kontribut i madh ndaj stabilizimit të përhershëm të rajonit, si dhe prosperitetit të shoqërive tona.

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Kosovë

Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas së cilës Kosova ka shënuar ngritje prej 17 pozitave.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Continue Reading

Lajme

Prokuroria e Maqedonisë zbulon: Tre persona kanë bërë tregti me një vajzë të mitur duke e shfrytëzuar seksualisht

Published

on

Pas hetimeve të Prokurorit publik Prokuroria themelore publike për krim të organiyuar sot deri te Gjykata penale në Shkup paditi tre persona. Sipas deklaratës përshkruese i akuzuari i parë ka bërë dy vepra penale në mënyrë të vazhdueshme – tregti me fëmijë, e akuzaura e dytë ka vazhduar me procedurën për tregëtinë me fëmijë ndërsa i akuzuari i tretë ka vazhduar me tregtinë dhe më fëmijë dhe e ka dhunuar.

Në periudhë kohore prej katër vitesh, i pandehuri i parë, duke shfrytëzuar të njëjtat të njëjtat mundësi, ka kryer marrëdhënie seksuale të përditshme me vajzën e tij të mitur në shtëpi. Gjatë muajit mars 2018, duke shpërdoruar pozitën e tij si baba, në internet ka gjetur një burrë nga Kosova dhe e ka shitur vajzën për martesë të detyruar.

Në dhjetor të vitit 2018, vajza së bashku me njërin nga vëllezërit e saj dhe të pandehurin e dytë – nënën e tyre, janë arratisur nga shtëpia familjare dhe janë drejtuar për në shtëpinë e të dyshuarit të tretë.

E pandehura e dytë në periudhën tre vjeçare ka shfrytëzuar të njëjtën marrëdhënie të qëndrueshme dhe të njëjtat mundësi dhe duke shpërdoruar pozitën e saj si nëna e vajzës, e ka joshur atë me dhunë për të kryer akte seksuale për dëmshpërblim monetar me të pandehurin e tretë.

Pasi e ka prezantuar të pandehurin e tretë me vajzën e saj të mitur, ajo ka përdorur forcë fizike për ta dërguar në shtëpinë e tij dhe për kompensim në të holla prej 2.000 denarë, e nganjëherë edhe prej 500 i ka mundësuar kryerjen e akteve seksuale me vajzën e saj.

I pandehuri i tretë, duke shfrytëzuar të njëjtat mundësi, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të një fëmije nën 14 vjeç në shtëpinë e tij për kompensim monetar për një periudhë 3-vjeçare. Gjatë muajit dhjetor 2018, duke përdorur forcë dhe duke e kërcënuar se do të sulmonte drejtpërdrejt jetën, ka kryer një tjetër akt seksual ndaj vëllait të mitur të vajzës.

Për krimet për të cilat akuzohen kërcënohen dënime të larta burgimi prej të paktën dhjetë apo 12 vjetësh.

Continue Reading

Aktuale