Connect with us

Lajme

FRASH – Gostivar aksion kundër Zaevit / Policia tenton ti pengojë (VIDEO)

Published

on

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar ka pritur sot Kryeministrin Zoran Zaev me një aksion në rrugën kryesore të qytetit. Ata me parulla anti qeveri kane dalë para eskortës në rrugën ku duhej të kalonte Zaevi. Në një moment, dikush nga policët tenton ti largojë nga rrethrrotullimi ku të rinjtë ishin vendosur, përcjell in7.

“Iku Jonuzi erdhi Domuzi”, “Zoki, thuaje një projekt për Gostivarin”, “Edhe Gostivari është në RMV”, “Zaev pse e shkatërron Gostivarin”, janë disa nga parullat që të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët i vendosën në rrethrrotullimin kryesor të qytetit.

“Kështu e pritëm sot në Gostivar Zoran Zaevin. Edhe me polici u munduan të na largojnë pankartat piunat e LSDM-së dhe BDI-së mirëpo prap nuk arritën të na cenzurojnë. Nuk ua kemi frikën e as respektin o njerëz të dështuar” – thonë nga FRASH-i i Gostivarit.

/A-H, in7.tv/

 

 

Continue Reading

Lajme

DASH: Betohet ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV/ Taravari e uron për detyrën në Twiter

Published

on

By

DASH: Betohet ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV/ Taravari e uron për detyrën në Twiter

Dje është caktuar dhe ka bërë betimin në Departamentin e Shtetit në SHBA ambasadorja e re e caktuar e SHBA shkelqesia e saj Angela Aggeler.Me një postim në Twiter ate e ka uruar edhe u.d Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.Me poshtë ju sjellim pp stimin e tij në Twiter:

“Urime Angela Aggeler për betimin tuaj si Ambasadore e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut! Unë dhe Aleanca për Shqiptarët do te jemi partnerët tuaj më të fortë për të materializuar përballjen tuaj të vendosur me korrupsionin dhe forcimin e besimit të publikut në qeverisjen dhe gjyqësorin. Mirë se vini përsëri në Maqedoninë e Veriut!”

Continue Reading

Bota

Uragani, black out në mbarë Kubën: Florida përgatitet për përmbytje katastrofike!

Published

on

By

Uragani, black out në mbarë Kubën: Florida përgatitet për përmbytje katastrofike!

Kuba ka mbetur e gjitha pa energji elektrike pas goditjes nga Uragani Ian, që preku tokën në perëndim të ishullit e po lë pas një vazhdë shkatërrimesh në rrugën e tij.

Sistemi energjetik u shemb i teri, pohuan zyrtarë vendas, sipas të cilëve njëri prej termocentraleve kryesore nuk ka qenë e mundur të kthehej në funksion.

Dy persona raportohet se të kenë humbur jetën e një numër i madh ndërtesash, në mbarë vendin, janë shkatërruar. Uragani i kategorisë së tretë, me erëra që arrijnë shpejtësinë prej 195 kilometrash në orë, tani është nisur drejt Floridës, në Shtetet e Bashkuara, banorët e të cilës janë paralajmëruar për rrezikun e “përmbytjeve katastrofike”.

Kreu i autoritetit për energji elektrike në Kubë pohoi në televizionin shtetëror se 11 milionë persona janë pa energji, ndërsa pronari i kompanisë së njohur të cigareve Finca Robaina, postoi fotografi në rrjetet sociale të cilat tregonin shkallën tmerruese të dëmeve. “Është gati apokaliptike”, shkruante Hirochi Robaina.

Meteorologët kanë paralajmëruar se disa rajone të Kubës mund të përballen me 30 centimetra shi për shkak të Uraganit Ian. Presidenti Miguel Diaz Canel, vizitoi personalisht disa nga zonat e prekura, ku i premtoi qytetarëve se do të marrin ndihmë nga shteti.

Teksa largohet nga Kuba, stuhia ka marrë edhe më shumë forcë në Gjirin e Meksikës, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve në SHBA, e cila paralajmëron se kur të godasë Floridën, Ian mund të kthehet në stuhi të kategorisë së katërt me erëra të fuqishme, çka detyroi guvernatorin e saj Ron DeSantis të urdhërojë aktivizimin e 5.000 trupave të Gardës Kombëtare.

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale