Connect with us

Lajme

Autostrada Kërçovë – Ohër / Rruga që “han” miliona e nuk i duket fundi

Published

on

Kuvendi e miratoi ligjin për financim shtesë për autostradën Kërçovë – Ohër

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 68 vota “për” sot e votoi Propozim-ligjin për garanci të RMV-së të obligimeve pas marrëveshjes për hua për financim shtesë për projektin për ndërtimin e autostradës – aksin Kërçovë – Ohër që do të lidhet midis Bankës Eksport-Import të Kinës dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore që miratohet me procedurë të shkurtër.

Ligji parashikon përfundimin e aneksit të tretë të Marrëveshjes për financim shtesë për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër në lartësi prej 179 milionë dollarë.

Edhe pse edhe pushteti dhe opozita e mbështetën ndërtimin e kësaj autostrade, edhe në ditën e dytë të debatit kontestuan për vonesën e ndërtimit të të kësaj autostrade, e cila është me rëndësi të veçantë për banorët e atjeshëm dhe turistët të cilët shkojnë për në Ohër, për atë nëse nevojiten qarkoret dhe sa ata janë të justifikuara ekonomikisht, por edhe për akuzat se projekti ka qenë i kriminalizuar.

“Vetë pranuat se trasa e autostradës nuk është gabuar”, tha Trajço Dimkov i VMRO-DPMNE-së për të cilën mjetet e parapara për ndërtim të qarkoreve për dalje në rrugët lokale janë shumë të mëdha. Ai akuzoi se rruga Shtip – Koçan edhe pse kishte  filluar shumë më herët në të nuk punohet, derisa Shtip — Radovish bëhet edhe ajo, siç tha Dimkov, sepse kryeministri udhëton drejt Strumicës nëpër të.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, e përgënjeshtroi Dimkovin duke thënë se nuk është e saktë këtë që e pohon për kryeministrin dhe se qarkoret e autostradës u nevojiten banorëve lokalë.

Deputeti Trajko Veljanoski, edhe pse paraqiti një sërë vërejtjesh, kërkoi nga Sugareski më shpejt të ndërtohet ky aks, me të cilin vonohet tashmë 2,5 vjet, sepse kjo nevojitet jo vetëm për banorët lokalë por edhe për turistët të cilët shkojnë  drejt Ohrit dhe atij rajoni.

Kur Sugareski ishte në opozitë, siç tha Veljanoski, thoshte se projekti është kriminal, derisa tani thotë se është i mirë.

Ministri u përgjigj se nuk ka dilemë se dikush ka dashur nuk ka dashur të vazhdojë puna e autostradës dhe se nuk është shpikur kjo se dokumentacioni projektues  nuk korrespondon me gjendjen reale.

Seanca e 116-të kuvendore vazhdoi me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtër, për çfarë debati do të jetë i hapur pas pauzës.

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Bota

Austri: 500 euro kupon për çdo vaksinim

Published

on

Me lotarinë e vaksinimit, çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar një kupon prej 500 euro për çdo vaksinim. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe gjithashtu për ata që sapo janë duke u vaksinuar, raporton albinfo.a

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zëvendëskancelari Werner Kogler dhe kryetarja e partisë opozitare SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, kanë rënë dakord për miratimin e një „Pakete nxitëse” për të rritur shkallën e vaksinimit. Në fakt, drejtuesja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, prej muajsh ka kërkuar që të bëhet e mundshme një premi për personat që vaksinohen. Duke u bazuar në këtë, partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit hartuan të martën një model tjetër për të stimuluar qytetarët për vaksinim.

Qeveria vendosi që Bashkitë (Landet), të cilat kanë kuota të larta të vaksinimit, duhet të shpërblehen. Ky propozim u hodh në votat e Parlamentit, të cilën e votuan shumica e deputetëve. E kjo do të bëhet përmes kampanjës „Lotaria e vaksinës“ (Impflotterie), ku mund të fitoni nga 500 euro kuponë për çdo vaksinim.

Me lotarinë e vaksinimit çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe ata që sapo janë duke u vaksinuar. Konkretisht, ekziston mundësia për të fituar për çdo vaksinim të pjesshëm – nëse jeni vaksinuar tri herë, mund të fitoni tri herë, njofton albinfo.at.

Kjo do të bëhet sipas shortit që do të fillojë nga 15 marsi, e do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2022. Shorti do të hidhet në televizionin ORF, në bashkëpunim me partnerët e tjerë.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë edhe shpërblim për ata që janë vaksinuar, edhe nxitje që të vaksinohen tani. Ky është rasti me lotarinë e vaksinimit, ku do të ketë kupona 500 euro për shfrytëzim në bizneset e vogla tregtare, si: turizëm, gastronomi, shërbime, kulturë dhe sport, por jo për blerje në dyqane online”, thotë Nehammer për mediat austriake.
“Ne duam të vazhdojmë të mbështesim komunat dhe qytetet anembanë Austrisë në informimin e qytetarëve lokalë për vaksinimin – për këtë do të vihen në dispozicion 750 milionë euro”, shprehet ai. „Edhe nëse kjo shumë shkon deri në 1 miliard euro, për mua është e pranueshme“, shton kancelari austriak.

Continue Reading

Aktuale