Connect with us

Lajme

20 vite CIVIL / Aktivitete të shumta pasojnë në ditët e ardhshme

Published

on

Pse dhe si u formua CIVILi në vitin 1999? Cilat janë përcaktimet themelore dhe struktura e organizatës? Pse shënimi i 20 vjetorit nga themelimi i organizatës nuk do të mbahet me ahengje dhe kokteje, por me ngjarje për tema aktuale? Cilat ngjarje organizohen në ditët e fundit të nëntorit dhe gjatë dhjetorit?

Këto janë pyetjet të cilave do t’u përgjigjet CIVILi në  konferencën për shtyp  (e diel, 24 nëntor), në  hotelin City Park  (te komuna Qendër)  me fillim në ora 12. Takimi me mediat mbahet me rastin e  numrit të madh të ngjarjeve që organizohen deri në fund të dhjetorit.

Konferencë e madhe me pjesëmarrje  të presidentit Stevo Pendarovski dhe ekspertët dhe liderët më të shquar të shoqërisë qytetare, do të mbahet më 29 nëntor në Muzeun e Qytetit të Shkupit. Sasho Ordanoski, Mirjana Najçevska, Aleksandar Krzhallovski, Fani Karanfillovska Panovska, Albert Musliu, Savka Todorovska, Ibrahim Mehemeti dhe liderë tjerë të njohur të shoqërisë qytetare janë në listën e deri tani të konfirmuarve në konferencë. Konferenca do të zgjasë vetëm dy orë, sepse  organizatorët nga pjesëmarrësit kërkojnë t’i paraqesin qëndrimet e tyre në jo më tepër se 180 sekonda.

Mes aktiviteteve tjera që do të mbahen në këtë periudhë, CIVILi do të mbajë edhe panel diskutimi me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Festivali i Lirisë është ngjarje multimediale me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Më tej, CIVILi do të flasë edhe për luftën kundër korrupsionit, procesin zgjedhor, sfidat dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut në pritje të vitit 2020.

Si zakonisht, përveç për mediat, konferenca e nesërme është e hapur edhe për të gjithë qytetare/ët e interesuar.

Ky ishte njoftim nga Ekipi i CIVILit për komunikim

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale