Connect with us

Maqedonia e Veriut

VMRO: Sistematizimi në MPB, rrezik për zgjedhjet e 12 prillit

Published

on

Partia opozitare VMRO-DPMNE, kërkon nga pushteti dhe LSDM-ja, të heq dorë nga Akti për Sistematizim të ri brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme në prag të formimit të Qeverisë teknike.

Sipas saj, ky veprim i kryeministrit Zaev dhe ministrit të Brendshëm, Spasovski, do t’i rrezikojë mbajtjen e zgjedhjeve të parapara për më 12 prillit. Ata thotë se me sistematizimin e ri, LSDM-ja shkel marrëveshjen e Përzhinos.

“Në parim heshtja nënkupton miratim, por heshtja e Spasovskit dhe Zaevit mbi sistematizimin skandaloz dhe punësimet skandaloze para zgjedhjeve nënkupton pranim. Pranojnë se nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve, pranojnë se humbin dhe se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka me qëllim zvogëlimin e dallimit në zgjedhje. Janë të gatshëm ta manipulojnë marrëveshjen e Përzhinos dhe ta vënë në pikëpyetje sigurinë e zgjedhjeve” , ka thënë Orce Gjorgjievski, nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja duke mos komentuar hollësisht thonë se qytetarët do të vendosin më 12 prill për dallimin mes dy subjekteve nga blloku politik maqedonas.

Edhe pas një jave, LSDM-ja dhe Qeveria mbeten pa përgjigje mbi Aktin e sistematizimit të ri në MPB të cilin javën e kaluar e shpalosi për opinionin, televizioni Alsat-M. Me Sistematizimin e ri jo zyrtarisht mësohet se është paraparë formimi i 27 Organeve për Punë të Brendshme në nivel republikan. Në krye të tyre do të emërohen kryeshefa të cilët do të kenë kontrollin e hierarkisë vertikale dhe horizontale ndaj Sektorëve për Punë të Brendshme duke filluar nga policia e uniformuar, policia kriminalistike dhe ajo e qarkullimit rrugor. Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, ministri i Brendshëm nga opozita gëzon të drejtën të ndërrojë deri në 15 udhëheqës policorë nga e gjithë struktura hierarkike e MPB-së.

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale