Connect with us

Lajme

Taravari: Bashkëpunimi ndërkomunal dhe rajonal, perspektiva më e mirë e zhvillimit të vendit (VIDEO)

Published

on

Fjalimi i plotë i të parit të Gostivarit, Arben Taravari në Konferencën Vjetore për decentralizim dhe qeverisje lokale.

Bashkëpunimi ndërkomunal si mekanizëm për të ofruar shërbime efikase publike dhe praktika të mira në Komunën e Gostivarit

Duke e konsideruar bashkëpunimin ndërkomunal dhe atë rajonal, perspektivën më të mirë të zhvillimit të  një vendi , mendoj që ndërtimi i partneriteteve brenda shtetit dhe në rajon është parakushti kryesor për të ofruar shërbime më të mira qytetarëve tanë por edhe parakusht për të qenë pjesë e një udhëtimi të përshpejtuar drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian.

Unë si kryetar i Komunës së Gostivarit, jam i angazhuar në mënyrë aktive në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në nivel lokal dhe rajonal si dhe në zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për përmirësim të shërbimeve komunale dhe avansimit të jetës së qytetarëve tonë.

Mirëpo sfidat jane të shumta, duke filluar nga procesi i decentralizimit, si një nga parimet themelore të një sistemi demokratik dhe një nga kushtet vendimtare për një qeverisje efikase, pastaj përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike, mungesa e infrastrukturës komunale, planifikimi adekuat urban, strategjitë të qëndrueshme për zhvillim ekonomik, e deri tek sfidat që tejkalojnë kufijtë administrativë të një komune si mbrojtja e ambientit jetësor si e drejtë themelore e qytetarëve tanë. Duke pasur parasysh të gjitha këto, vlen të theksoj që kapaciteti i pushteti lokal, i cili varet nga potencialet specifike zhvillimore me të cilat ajo disponon në kuptimin e kapitalit dhe institucioneve njerëzore, fizike dhe natyrore, fatkeqësisht është shumë i kufizuar.

Prandaj bashkëpunimi është i domosdoshëm por edhe menyra e vetme që mundëson mobilizim të më shumë resurseve në drejtim të nxitjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve përmes krijimit tëtë mirave kolektive në nivel lokal dhe rajonal.

Vendosja e bashkëpunimit ndërkomunal në mes komunave të Pollogut ishte një nga shembujt e parë të bashkëpunimit ndërkomunal në sferën e mbrojtjes së ambientit jetësor me theks te veçantë në përmbytjjet. Bashkpunimi ynë në këtë drejtim dëshmoi gadishmërinë tonë për të tejkaluar të gjitha dallimet tona qofshin ato lokale, ideologjike, partiake, dhe etnike, për të pasur të vetmin prioritet – mirëqenien e qytetarëve tanë. Formuam Rrjetin për Pollog të mbrojtur dhe rezistent, trup koordinues i të gjitha komunave te rajonit të Pollogut ku anëtarësojnë nëpunës komunal që merrem kryesisht me problematikën e mbrotjes dheshpëtimit, mbrojtjes së ambientit jetësor, çështjeve komunale dhe urbanistike. Rrjeti funksionon si trup i përhershëm koordinativ dhe punon vazhdimisht në avansimin e kapaciteteve komunale dhe menaxhimin rajonal të rreziqeve nga dukuritë e ndryshme natyrore. Të gjitha komunat pjesëtare në këtë Rrjet mobilizojnë resurset e tyre njerëzore, financiare dhe kapitale me qëllim që në mënyrë sa më racionale të menaxhohen dukurite e ndryshme natyrore që në vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike paraqesin rrezik të vazhdueshëm për qytetarët tone.

Të gjithë kryetarët e komunave u zotuam që do ndajmë nga buxhetet tona vlerën nga 1 deri më 3% të vlerës së përgjitshme të buxhetit vjetor të komunes për menaxhim me rreziqet nga katastrofat natyrore dhe përmbytjet  Si pjesë e këtij përkushitmi, Komuna e Gostivarit bashke me UNDP dhe me përkrahjen e Ambasadës Zvicerane relizojmë një projekt të përbashkët ku dëshmojmë se bashkëpunimi është mënyra e vetme për suskes. Shkolla fillore Goce Delçev në Gostivar do të ketë pullaz të ri dhe të gjelbër ashtu si shumë shkolla evropiane pasi edhe femijët tonë e meritojnë këtë, meritojnë të kenë kushte më të mira për shkollim. Kjo shkollë do jetë një model evropian që do prezantojë një shembull se si mund të thithet sasia e tepërt e ujërave nga rreshjet por njëherit edhe te ulet ndotja e ajrit. Siç e theksova ky do jete vetëm një shembull, një model mirëpo ne si komunë nëpërmjet politikave tona do të mundohemi që përmes lehtësimeve financiare dhe reduktimit të komunalieve të stimulojmë qytetarët që gjatë ndërtimit të objekteve të tyre private dhe afariste të zëvendësojnë pullazet klasike me pullaze të gjelbërta.

Komuna e Gostivarit është treguar një partner dhe bashkëpunëtor i suksesshëm, por njëherit ka përfituar shumë nga bashkëpunimi i ndërsjellë dhe këtë e dëshmojnë edhe projektet tjera të shumta. Në kuadër të projektit për ofrim të shërbimeve inovative dhe bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe sektorit privat, prezantojmë mënyra të reja inovative të ofrimit të shërbimeve lokale duke promovuar projekte për digjitalizim të komunës. Mësojmë se si të kuptojmë perspektivat e ndryshme dhe të përfshijmë në mënyrë aktive aktorë të ndryshëm në procesin e vendimmarrjes. Si rezultat i këtij procesi, ne do të jemi më të përgatitur për hartografimin, krijimin dhe shpërndarjen e shërbimeve elektronike përmes krijimit të një strategjie sistematike dhe të strukturuar. Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Gostivarit, me mbështetjen e UNDP-së, filloi një bashkëpunim me dy kompani dhe produktet e tyre. Produkti i parë i ashtuquajtur NOTARISED propozoi një aplikacion për të rritur efikasitetin në menaxhimin e qeverisjes komunaledhe për të rritur transparencën e proceseve të komunës. Aplikacioni mundëson që dokumentet dhe shabllonet të krijohen dhe ngarkohen me shpejtësi, të nënshkruhen, të noterizohen, të verifikohen dhe të arkivohen në mënyrë dixhitale, duke lehtësuar bashkëpunimin në një mjedis dhe në kohë reale. Produkti When in X propozoi një platformë në internet që lidh udhëtarët me ekspertët vendas turistik që ofrojnë informacion, turne alternative dhe përvoja unike, duke krijuar të ardhura për udhëzuesit turistikë dhe zgjerimin e ofertës turistike të komunës.

Këto jane disa nga projektet inovative që mundësojnë shërbime publike kualitattive dhe efikase, mirëpo vlen të ceket edhe bashkëpunimi rajonal ndërkomunal për tejkalimin e disa problemeve kruciale të Pollogut siç janë menaxhimi me mbeturinat dhe qentë endacak, probleme që ne po i trajtojmë me seriozitetin më të madh.

Uroj që nismat e këtilla të vazhdojnë të përkrahin avancimin e dialogut, të përkrahin projekte të përbashkëta që kanë synimin rritjen e bashkëpunimit dhe përveç bashkëpunit bilateral dhe rajonal, të bisedojmë edhe për avancimin e formave moderne të bashkëpunimit ekonomik

Dua të shfrytëyoj rastin të falemnderoj Programin per Zhvillim të Kombeve te Bashkuara (UNDP) për përkrahjen të pa rezervë të komunave në këtë proces jashtëzakonisht kompleks të decentralizimit dhe avansimit të procesit të qeverisjse së komunave.

Ju falemnderit për mundësinë e dhënë që në këtë konferencë të ndaj përvojat tona por edhe të kem rastin të dëgjoj për përvojat e komunave tjera të rajonit.

https://youtu.be/UoAZ8Vs5bb0

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Bota

Austri: 500 euro kupon për çdo vaksinim

Published

on

Me lotarinë e vaksinimit, çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar një kupon prej 500 euro për çdo vaksinim. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe gjithashtu për ata që sapo janë duke u vaksinuar, raporton albinfo.a

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zëvendëskancelari Werner Kogler dhe kryetarja e partisë opozitare SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, kanë rënë dakord për miratimin e një „Pakete nxitëse” për të rritur shkallën e vaksinimit. Në fakt, drejtuesja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, prej muajsh ka kërkuar që të bëhet e mundshme një premi për personat që vaksinohen. Duke u bazuar në këtë, partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit hartuan të martën një model tjetër për të stimuluar qytetarët për vaksinim.

Qeveria vendosi që Bashkitë (Landet), të cilat kanë kuota të larta të vaksinimit, duhet të shpërblehen. Ky propozim u hodh në votat e Parlamentit, të cilën e votuan shumica e deputetëve. E kjo do të bëhet përmes kampanjës „Lotaria e vaksinës“ (Impflotterie), ku mund të fitoni nga 500 euro kuponë për çdo vaksinim.

Me lotarinë e vaksinimit çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe ata që sapo janë duke u vaksinuar. Konkretisht, ekziston mundësia për të fituar për çdo vaksinim të pjesshëm – nëse jeni vaksinuar tri herë, mund të fitoni tri herë, njofton albinfo.at.

Kjo do të bëhet sipas shortit që do të fillojë nga 15 marsi, e do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2022. Shorti do të hidhet në televizionin ORF, në bashkëpunim me partnerët e tjerë.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë edhe shpërblim për ata që janë vaksinuar, edhe nxitje që të vaksinohen tani. Ky është rasti me lotarinë e vaksinimit, ku do të ketë kupona 500 euro për shfrytëzim në bizneset e vogla tregtare, si: turizëm, gastronomi, shërbime, kulturë dhe sport, por jo për blerje në dyqane online”, thotë Nehammer për mediat austriake.
“Ne duam të vazhdojmë të mbështesim komunat dhe qytetet anembanë Austrisë në informimin e qytetarëve lokalë për vaksinimin – për këtë do të vihen në dispozicion 750 milionë euro”, shprehet ai. „Edhe nëse kjo shumë shkon deri në 1 miliard euro, për mua është e pranueshme“, shton kancelari austriak.

Continue Reading

Aktuale