Connect with us

Lajmet kryesore

Stojanovska: Fotografia e publikuar e Janevës në arrest shtëpiak është shkelje e privatësisë

Published

on

Privatësia në shtëpi, privatësia në vendin ku një person qëndron është kategori e mbrojtur dhe e garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale.

Në media sot është publikuar një fotografi ku është ish-prokurorja, me të cilën shkelet privatësia e ish-prokurores speciale Katic Janeva e dyshuar në rastin “Zhvatja”. Ajo është fotografuar e ulur në ballkonin e banesës ku qëndron në arrest shtëpiak në Shkup dhe me këtë rast zbulohet adresa.

“Lidhur me interesin publik shumë të dhënat që janë publikuar në opinion në periudhën e kaluar janë arsyetuar. Në rastin konkret flasim për prokuroren speciale publike. Por, sërish ndodhemi në situatë kur mediat duke e kërkuar atë moment të ekskluzivitetit e harrojnë të drejtën e privatësisë që do thotë se personazhi publik nuk e ka për shkak se nga cilado arsye është personazh publik”, thotë për MIA, Elena Stojanovska nga Metamorfozis, eksperte për mbrojtje të të dhënave personale.

Ajon shtron se në këtë rast ka shkelje të privatësisë në shtëpinë dhe vendqëndrimin që është e garantuar me Kushtetutë.

Ajo është decide se privatësia në shtëpi, privatësia në vendin ku qëndron një person është kategori e mbrojtur dhe e siguruar me Kushtetutë dhe me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, ndërsa kur një person është në rolin e pacientit nuk guxohet të harrohet edhe Ligji për mbrojtje të të drejtave të pacientëve.

Rrezikimi i privatësisë gjegjësisht keqpërdorimi i të dhënave personale, tek ne dënohet me Kodin penal. Në nenin 149 theksoi se ai që në kundërshtim me kushtet e caktuara me ligj pa pajtueshmëri të qytetarit mbledh, përpunon ose shfrytëzon të dhëna personale të tij, do të dënohet me gjobë ose deri në një vit burg. Nëse këtë e bën një persona zyrtar dënimi është nga tre muaj deri në tre vite.

Continue Reading

Komente

Ziadin Sela: “Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë”

Published

on

By

Ziadin Sela në facebook:

Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë.

Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër.

Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”.

Rasti “Alfa” do të ngelet një ndër rastet më eklatante të montuara politike kundër shqiptarëve, në të cilin tre të pafajshëm, pa asnjë provë materiale, u dënuan me burg të përjetshëm pas ekzekutimit nga një grup ende i panjohur, të një polici shqiptar të njësitit “Alfa” në parkingun e fakultetit matematiko-natyror në vitin 2008.

Për vite me radhë, politika dhe drejtësia ia hudhën fajin njëra-tjetrës për mbajtjen e këtyre qytetarëve të pafajshëm, duke injoruar dëshmitë materiale dhe konkluzionet e ekspertizës ndërkombëtare të video materialit nga kamerat e sigurisë që dëshmojnë pafajësinë e Rexhailit dhe të dënuarve të tjerë. Për pasojë, rasti nuk gjeti epilogun e drejtë dhe shqiptarët sot kanë një martir të ri të drejtësisë së verbër dhe selektive, të instaluar për vite më radhë nga shteti i kapur që ka shndërruar shqiptarin në fajtorin kujdestar për çdo krim të pasqaruar e të montuar.

Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përballë këtij falimentimi, vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme për rastet e montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë ngelet krijimi i një misioni evropian për shtetin e së drejtës, që do të ketë për mision kryesor rishikimin e procedurave gjyqësore në lidhje me këto raste.

Familjes së Rexhailit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen e tyre dhe u kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë më tepër për lirimin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Drejtësia ka dështuar për Rexhailin dhe ajo do të vonojë për të pafajshmit e tjerë që po mbahen padrejtësisht në burgjet tona, por Aleanca për Shqiptarët zotohet se drejtësia nuk do të harrojë.

Continue Reading

Lajme

“Avokat i Popullit ku je?” – Shpëtim Pollozhani reagon pas vdekjes tragjike të Rexhail Qerimit në burg

Published

on

By

“Avokat i Popullit ku je?” – Shpëtim Pollozhani reagon pas vdekjes tragjike të Rexhail Qerimit në burg

Shpëtim Pollozhani në facebook:

AVOKATI I ,,POPULLIT” KU JE?

EDHE NJË I BURGOSUR POLITIK VDIQ NË BURGUN E IDRIZOVËS DUKE PRITUR DREJTËSI MBI 14 VJETË!

Continue Reading

Lajme

“Unë nuk kam 11 milionë euro për me dal prej burgu” – Ja çka thoshte Rexhail Qerimi disa ditë më parë

Published

on

By

“Unë nuk kam 11 milionë euro për me dal prej burgu” – Ja çka thoshte Rexhail Qerimi disa ditë më parë

Rexhail Opaja i dënuar me burgim të përjetshëm mesazh politikanve:

“Unë si kam 11 milion euro për me dale prej burgu, por kam pafajsinë dhe gjithë ato dëshmi që s’po merren për bazë e vuj 14 vite i pafajshëm n’burg”

Continue Reading

Aktuale