Connect with us

Bota

SHBA-ja paralajmëron sanksione ndaj Turqisë dhe Egjiptit

Published

on

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione kundër aleatëve amerikanë, Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë.

Zyrtari, i cili njoftoi gazetarët në kushte anonimiteti, tha se Ankaraja duhet të shmanget nga sistemi rus i mbrojtjes raketore S-400 – , nëse dëshiron të përmirësojë lidhjet me Uashingtonin.

Turqia, një anëtare e NATO-s, pranoi pjesën e parë të sistemeve të mbrojtjes raketore në korrik, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të pezullonin pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35.

Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk ishte në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi.

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia do të jetë në gjendje të marrë detaje teknike të ndjeshme në lidhje me aeroplanin e ri luftarak amerikan, përmes sistemit S-400.

Uashingtoni ka bërë presion që Turqia të heqë dorë nga blerja e sistemit rus dhe në vend të kësaj të blejë sistemin Patriot të bërë nga SH.B.A., por presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar të tërhiqet, madje edhe në rrezik të sanksioneve.

Zyrtari amerikan gjithashtu tha që Shtetet e Bashkuara po punojnë me Egjiptin, për të penguar atë të procedojë me një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për të blerë më shumë se 20 avionë luftarakë rusë Su-35.

Continue Reading

Bota

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Published

on

By

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Ishulli i largët në Paqësor, Kiribati, u fut në izolim kombëtar për herë të parë që prej nisjes së pandemisë, pasi disa udhëtarë në avionin e parë që mbërrinte në vend pas 10 muajsh, dolën pozitiv me Covid-19.

Sipas masave të reja të sigurisë, njerëzit duhet të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa grupimet masive janë të ndaluara.

Në avionin që mbërriti nga Fiji 36 persona, nga 54 që ishin në bord, dolën pozitiv me Covid-19. Prej tyre, u infektuan edhe 4 të tjerë. Deri javën e kaluar, Kiribati kishte regjistruar vetëm 2 raste me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Kiribati është një prej ishujve më të izoluar në botë, rreth 5000 kilometra larg kontinentit më të afërt, Amerikës së Veriut. Qeveria tha se të gjithë udhëtarët pozitiv me Covid-19 ishin të vaksinuar, por po mbahen në monitorim. Në total, ishulli ka 120 mijë banorë, por nuk dihet sa prej tyre janë të vaksinuar.

Continue Reading

Bota

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Published

on

By

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka akuzuar Gjermaninë për minimin e unitetit midis aleatëve të vendit dhe për “inkurajimin” e Vladimir Putinit duke refuzuar të dorëzojë armë në Kiev.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më herët të shtunën, ministry gjerman i mbrojtjes tha se Berlini do të ngrejë një spital fushor në Ukrainë në mes të krizës së sigurisë mes Perëndimit dhe Rusisë. Por Christine Lambrecht tha se dërgimi i ndihmës ushtarake tani nuk do të ndihmonte në “zbutjen e krizës”.

“Sot, uniteti i Perëndimit me Rusinë është më i rëndësishëm se kurrë. Për ta arritur atë dhe për të penguar Federatën Ruse, ne të gjithë po punojmë së bashku”, u përgjigj përmes Twitter-it ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Partnerët gjermanë duhet të ndalojnë fjalë dhe veprime të tilla për të minuar unitetin dhe për të inkurajuar Vladimir Putinin për një sulm të ri ndaj Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, shtoi se Kievi është i ishte mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen dhe përpjekjet e saj diplomatike në vitet e fundit. “Por deklaratat aktuale të Gjermanisë janë zhgënjyese dhe bien ndesh me këtë mbështetje dhe përpjekje”, shtoi ai.

Continue Reading

Bota

Ja sa para paguhet një ushtar amerikan në vit

Published

on

By

Ja sa para paguhet një ushtar amerikan në vit

Ushtria e Shteteve të Bashkurara të Amerikës (SHBA) ka për mision që të sigurojë paqen e gjithë rajonit, t’i luftojë dhe t’i ftojë luftërat e vendit.

Secili ushtar që rekrutohet aty duhet të kryejë detyren e tij me përkushtim të plotë, edhe nëse kjo nënkupton të vendos vetë jetën e tij në rrezik, transmeton lajmi.net.

Por a e keni menduar ndonjëherë se sa paguhet një ushtar i Ushtrisë Amerikane?

Pagat e tyre janë në varësi të detyrës që kryejnë, dhe përvojës.

Të gjithë ushtarët në detyrë aktive marrin një pagë bazike. Ata që kanë përvojë më pak se dy vjet marrin një pagë vjetore prej 20.172 dollarësh, ndërsa pagesa është më e ulët në katër muajt e parë të shërrbimit.

Sidoqoftë, në bazë të detyres që kryejnë në ushtri, ata fitojnë edhe bonuse të cilat shkojnë nga 5.000 deri në 12.000 dollarë.

Kryerja e punëve më të veçanta

Të gjithë ushtarët që kryejnë punë më të rënda dhe kanë detyrë me rrezik, kanë të drejtë pagese mujore shtesë, duke filluar nga 75 deri në 450 dollarë.

A jeni të aftë në gjuhë të huaj? Në këtë rast ushtria do t’iu paguaj bonus prej 6.000 dollarësh në vit, sidomos për gjuhët që konsiderohen më kritike për ushtrinë.

Eksperienca

Kur ushtarët kalojnë në grada më të larta dhe fitojnë më shumë vite përvojë, ata marrin edhe pagë më të lartë.

Paga ushtarët e kategorisë fillestare E1 fillon prej 20.172 dollarësh, dhe mbetet e njëjtë për 6 vjet. Kalimi në E2 nënkupton edhe rritjen e pagesës, deri në 22.608 dollarë, E3 23.772 dollarë, E4 27.684 dollarë, E5 32.136 dollarë dhe paga më e lartë, që është e një rreshteri të stafit E6, është 39.048 dollarë. /Lajmi.net/

Continue Reading

Aktuale