Connect with us

Lajmet kryesore

Letra e 6 vendeve drejtuar KE-së i shtohen edhe të tjera

Published

on

Letra e gjashtë vendeve e dërguar javën e kaluar në Komisionin evropian, në të cilën kërkohet fillim i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars të vitit 2020 u pasurua me nënshkrimet e nëntë shteteve të tjera anëtare të BE-së.

Austrisë, Italisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Çekisë, prej të martës iu bashkangjitën edhe Bullgaria, Estonia, Greqia, Hungaria, Irlanda, Letonia, Lituania, Malta dhe Portugalia dhe e vendosën nënshkrimin e tyre në letrën drejtuar Komisionit evropian në të cilën jepet pajtueshmëria për reformë në metodologjinë e procesit negociues nëse ai mundëson hapje të negociatave inkuadruese për anëtarësim të Shkupit dhe Tiranës në mars të vitit 2020.

Letra vjen si përgjigje e llojit të vet ndaj iniciativës së Francës, propozuar javën e kaluar, për t’u ndryshuar procesi i negociimit për vendet kandidate para se të vazhdohet me politikën e zgjerimit.

Sa për përkujtim, letra, tani e nënshkruar nga pesëmbëdhjetë vende, përkujton rëndësinë e procesit të eurointegrimit për vendet nga Ballkani Perëndimor dhe thekson se konsolidimi i Bashkimit Evropian është i pamundur pa kyçjen e vendeve nga rajoni, si dhe se procesi i integrimit në BE më së miri mund të sigurojë proces të suksesshëm reformues të Ballkanit.

“Nuk ka alternativë të qëndrueshme për anëtarësimin e barabartë të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE nëse dëshirojmë në mënyrë efikase t’i ruajmë interesat e rajonit. Është e saktë se procesi i tanishëm inkuadrues i Ballkanit Perëndimor po përparon në mënyrë të ngadaltë dhe jo të barabartë. Për këtë shkak jemi të përgatitur të angazhohemi në mënyrë konstruktive në përpjekjet për përmirësim të atij procesi. Këtë do ta bëjmë nëse kjo detyrë zhvillohet në mënyrë efikase, e kthyer drejt marrjes së rezultateve dhe nëse kjo i mundëson BE-së t’i fillojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars ë vitit 2020”, kërkojnë pesëmbëdhjetë vendet anëtare të Unionit.

Me rritjen e numrit të nënshkrueseve të kësaj letre, shumica e vendeve anëtare qëndrojnë prapa kësaj iniciative dhe kërkojnë që negociatat të fillojnë në mars të vitit të ardhshëm.

Vendet anëtare do t’i kthehen diskutimit gjatë takimeve të ardhshme ministrore për punë të përgjithshme të BE-së të cilat mbahen një herë në muaj, por nevojitet që përbërja e re e Komisionit evropian të fillojë me punë në mënyrë që të mund t’u parashtrojë propozim vendeve anëtare të BE-së, në të cilën bazë ato do të mund të ndërtonin kompromis rreth kësaj çështjeje./MIA

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale