Connect with us

Lajmet kryesore

‘Financa të Hapura’/ Mbi 150 mijë euro i janë paguar Janevës jashta pages së saj

Published

on

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, gjatë mandatit të saj, ka marrë gjithsej 157.000 euro jashtë rrogës së rregullt tregojnë, informacionet zyrtare nga baza “Financa të hapura”.

Në analizën e bërë nga “Prizma” theksohet se pjesa më e madhe e 157.000 eurove shtesë ajo i ka marrë si shtesë për besueshmëri – të mos zbulojë çka ka dëgjuar në “bombat”, ndërsa ka marrë edhe kompensime për qiranë dhe për atë që ka punuar jashtë qytetit në të cilin jeton.

“Ish-prokurorja çdo muaj ka marrë nga rreth 42 euro për atë që punon jashtë qytetit të vendbanimit, 400 euro për qira dhe shtesë për besueshmëri që i është paguar nën konton “Transfere tjera”. Pikërisht ky bonus i fundit është modusi përmes të cilit Janeva i ka marrë shumat më të mëdha”, thekson “Prizma”. Ai është rritur gjatë mandatit prej katër viteve – nga 1.600, mbi 2.200, e deri më 4.000 euro.

Baza tregon se Janeva për herë të parë të shtesë të këtillë për besueshmëri ka marrë në nëntor të vitit 2015 edhe atë me vlerë prej 248.000 denarë, ndërsa të dytin në shkurt 2016 edhe atë 70.000 denarë. Dhjetë herët e ardhshme ka marrë nga 100.000 denarë, një herë – 40.000 dhe pastaj edhe 11 herë nga 140.000. Nga tetori i vitit 2017, e deri në korrik të këtij viti, Katica Janeva 22 herë ka marrë nga 250.000 denarë ose nga 4.000 euro.

Shtesa për besueshmëri është parashikuar me Ligjin për PSP, ndërsa Janeva me vendim të veçantë personalisht e ka caktuar vlerën.

Shtesat për besueshmëri, Janevës i janë paguar në data të ndryshme, ndonjëherë nga dy herë në muaj, ndonjëherë një muaj po një jo, megjithatë ajo ka gjithsej 46 pagesa, që korrespondon me numrin e muajve sa ka qenë në krye të Prokurorisë speciale publike.

Shtesa dhe kompensime të këtilla kanë marrë edhe prokurorët tjerë dhe disa të punësuar në PSP. Shumat e atyre janë të ndryshme, por pa përjashtim janë më të ulëta nga ato të Janevës, e cila në të vërtetë i ka caktuar vetë, si për vete ashtu edhe për të tjerët. Edhe të dhënat për pagesat e tyre mund të gjenden në bazën “Financa të hapura”.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale