Connect with us

Lajmet kryesore

Dendias: Do tentojmë të ndryshojmë politikën franceze

Published

on

Nuk jam i sigurt se ne mund ta çojmë politikën franceze drejt ndryshimit, por sigurisht se do të tentojmë. në suaza të mundësive tona, po bëjmë më shumë se që mundemi, thotë ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias në intervistën për radion greke “Real FM”.

Shefi i diplomacisë greke, i cili të martën vjen për vizitë në Shkup, edhe njëherë përsëritë se Greqia e mbështetë zgjerimin e BE-së, sepse “kjo është në interes edhe të Evropës edhe në interes të Greqisë”.

“A do të kemi sukses, nuk mund të them. Nuk jam i sigurt se ne mund ta çojmë politikën franceze drejt ndryshimit, por sigurisht se do të tentojmë, kryeministri po përpiqet shumë në këtë drejtim. Unë pardje u pashë me Dimitrovin, të martën do të shkoj në Shkup, ndërkaq do të shihem edhe me ministrin holandez javën e ardhshme në Athinë. Holanda ishte një nga tre vendet të cilat thanë jo, planifikojmë të shkoj edhe në Kopenhagë, ndërkaq do të shihemi sërish edhe me francezët. Me Le Drian u pashë pardje në takimin e NATO-s. Në suaza të mundësive tona, po bëjmë më shumë se që mundemi”, thotë Dendias.

Shefi i diplomacisë greke dakordohet me komentin e gazetarit se është mundësi historike të “korrigjohen dobësi të caktuara të Marrëveshjes së Prespës” dhe sqaron se një mundësi të tillë Greqia do të ketë vetëm nëse caktohet datë për fillim të negociatave inkuadruese.

“Atëherë ne do të marrim mundësi, përmes kapitujve që do të hapen të sqarojmë, sepse unë nuk dëshiroj t’i bëj presion askujt, të sqarojmë sepse disa gjëra duhet të korrigjohen”, tha ministri grek i Punëve të Jashtme në intervistën për radion greke.

 

A.Sh-in7.tv

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar sot 16 vjetorin e ndarjs nga jeta të presidentit të parë të Kosovës pas lufte, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në faqen e tij facebook, Sela shprehet se emri dhe respekti për Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore.

Postimi i plotë:

“Sot, kujtojmë njeriun e madh, udhëheqësin, Presidentin e parë të Kosovës z. Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta 16 vjet më parë! Ai nuk është në mesin tonë por emri tij nuk do të harrohet kurrë! Respekti për z. Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore. I shenjtë do të mbetet ai dhe e shenjtë do të mbetet vepra e rruga e drejtë e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka përfunduar Sela.

Continue Reading

Lajme

Drejtori Zudi Enuzi: Higjiena Komunale Shkup me 30 punëtorë në terren, pastron borën dhe akullin

Published

on

By

Shkruan Zudi Enuzi Koka në facebook:

Në koordinim me Qytetin e Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup me 30 punëtorë në terren zbaton aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët e Shkupit.

Ekipet e Ndërmarrjes e pastrojnë dhe zonën qendrore të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, sheshet më të vogëla Fillipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe Çarshija e Vjetër. Pastrohet rajoni rreth Spitalit të qytetit, Spitalit shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të RMV -së, ndërsa vazhdimisht kripohen shtigjet e këmbësorëve dhe trotuaret e urave ,,Goce Dellçev” dhe ,,Liria”, si dhe dhe urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, me qëllim për të mundësuar lëvizjen e sigurt dhe të kalueshme të këmbësorëve.

Nga mekanizimi përdoren automjete të specializuara komunale – multikultivator dhe automjete transportuese për hedhjen e kripës. Në përputhje me kushtet atmosferike dhe nevojën në terren, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje.

Continue Reading

Lajme

Ditëve në vijim do të jetë shumë ftohtë, mëngjeset edhe deri -15

Published

on

By

Shkup, 21 janar 2022 (MIA) – Ditëve në vijim moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth dhe nën zero.

Siç informon DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore.

Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë në Gjevgjeli. Në Shkup temperatura do të lëvizë prej -9 deri dy gradë.

Të martën pritet temperatura më e ulët e mëngjesit të jetë -15 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, më ftohtë do të jetë të hënën me temperaturë ditore prej -5 deri dy gradë.

Continue Reading

Aktuale