Connect with us

Lajmet kryesore

Dëshmitari i DSK-së: Thaçi u përgjua me pseudonimin ‘Shvaler’, kurse Xhaferi me ‘Gjyshi’

Published

on

Gjatë dëshmisë së tij sot për rastin “Target-Fortuna”, Marian Jankulovski, i cili ka punuar si shënjues në DSK, d.m.th. ka futur numra telefoni në sistemin e përgjimit, ka treguar se si janë kryer përgjimet e paligjshme.

Ai vuri në dukje se kanë qenë katër dosje (folderë), ku janë futur numrat e shënjestruar, këto folderë kanë qenë të regjistruar me emrat e koduara “E rëndësishme”, “Siguria Publike”, “Siguria e Shtetit” dhe “Urdhër Gjykate”. Nga dëshmia e tij doli se legalisht, me urdhër gjykate, është përgjuar vetëm një folder të titulluar “Urdhër Gjykate”, shkruan Fokus, përcjell in7.

I pyetur nga prokurorja Lençe Risteska nëse ndonjëherë janë fshirë numrat e telefonit, të vendosur më herët në sistem, dëshmitari ka thënë:

“Pas disa vitesh, pak para Vitit të Ri, ne morëm një urdhër nga Goran Gruevski që të fshinim të gjithë numrat, dhe pas Vitit të Ri, të vendosnim të njëjtat numra me pseudonime të reja, të cilat na siguroi Nadica Nikoliç”, duke sqaruar se Nikoliç nuk ishte mbikëqyrës, por ishte shef i një departamentit tjetër.

Ai para gjykatësit ka treguar edhe për atë se kur ka dëgjuar për përgjimet e paligjshme në DSK.

“Kishte disa pseudonime që i dinim operativisht. Dihej që nën pseudonimin ‘Shvaler’ ishte Menduh Thaçi, kurse nën pseudonim ‘Gjyshi’ ishte Arben Xhaferi. Të shpeshta ishin numra të tillë, të personave të njohur, për të cilët nuk kishte urdhëra përgjimi dhe vazhdimisht përfshiheshin në sistem”, ka thënë dëshmitari.

Sipas aktakuzës, 4,886 numra telefoni janë përgjuar në mënyrë të paligjshme përmes tre sistemeve të mbikëqyrjes së komunikimit në DSK, përgjatë viteve 2008 deri më 2015 për të cilat nuk është lëshuar asnjë urdhër gjyqësor. Në mesin e të akuzuarëve në këtë rast janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, si dhe disa punonjës të tjerë të DSK-së tashmë të transformuar.

 

A.Sh-in7.tv

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Bota

NATO, mesazh Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda

Published

on

By

NATO, mesazh Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda

Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia është i papranueshëm dhe do të ketë pasoja të rënda. Ky është paralajmërimi që vjen për Vladimir Putin nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Rusia duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk fitohet dot dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Nuk po them që mundësia e përdorimit të armëve bërthamore është e lartë, por po them që kur shohim vazhdimisht këtë lloj retorike bërthamore nga Rusia, nga Presidenti Putin, duhet ta marrim seriozisht dhe për këtë arsye po i përcjellim mesazhin e qartë që do të ketë pasoja të rënda për Rusinë dhe që nuk duhet të zhvillohet kurrë një luftë bërthamore”, tha norvegjezi.

Reagimi erdhi pas deklaratave të së martës për përdorim të armëve bërthamore me rreze të shkurtër, të bëra nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus, Dimitry Medvedev, i cili si një aleat i ngushtë i Putinit, mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.

Sipas analistëve, gatishmëria për përdorimin e këtyre armëve, e cila po shprehet thuajse përditë nga pala ruse, bëhet për të zmbrapsur Ukrainën dhe Perëndimin, pasi ushtria e Kievit ka fituar terren të konsiderueshëm në lindje, ku edhe po zhvillohen betejat më të mëdha.

Continue Reading

Lajme

Akademi përkujtimore në mbështetje të Luginës së Preshevës

Published

on

By

Akademi përkujtimore në mbështetje të Luginës së Preshevës

Me rastin e 40-vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) sot do të mbahet një akademi mirënjohjeje.

Sipas organizatorëve, kjo akademi do të jetë në mbështetje të Luginës ë Preshevës – Kosovës së paçliruar.

Akademia do të mbahet në sallën e Teatrit të Gjilanit, me fillim në ora 17:00.

LPK është duke shënuar 40-vjetorin e saj me organizimin e shumë aktiviteteve në mbarë vendin. Roli i saj, në rrethana të rënda të pushimit, gjithnjë është vlerësuar duke thënë se ka lëvizur përpara drejt qëllimit të saj kryesor, çlirimit kombëtar të trojeve shqiptare.

Bashkimi politik i organizatave patriotike shqiptare dhe krijimi i Lëvizjes Popullore të Kosovës ishte një ngjarje me rëndësi para 40 vitesh për t’i bërë ballë tentative të armikut për të shuar ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri.

Nismëtar për themelimin e kësaj Lëvizjeje, ishin patriotët: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi.

Continue Reading

Aktuale