Connect with us

Lajme

Takim Mickoski – Borisov / Ja për çka biseduan

Published

on

Borisov: Mickoski më siguroi se hyrja e RMV-së në BE dhe NATO është prioritet i VMRO-DPMNE-së

Kryeministri bullgar Bojko Borisov sot ka thënë se në takimin me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski prej tij ka marrë garanci se inkuadrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO është prioritet i partisë së tij.

“Dje kisha takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai më bindi se inkuadrimi i RMV-së në BE dhe NATO është prioritet për VMRO-DPMNE-në”, ka shkruar Borisov në profilin e tij në Fejsbuk, ku dje dhe sot në Zagreb ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE).

Borisov ka thënë se që të mund një vend pa pengesë të hapërojë në rrugën e integrimit në dy aleancat, të gjitha partitë duhet të pajtohen për këtë.

“Retorika antibullgare jo vetëm që duhet të ndalohet, por ata duhet të jenë të bindur se ajo nuk është në rregull. Ne nuk kemi qenë okupatorë të askujt. Leximi i historisë është ashtu siç e kanë thënë historianët, ndërsa ne me shekuj e kemi pranuar. Nëse duan të shkojnë përpara, të qarta janë vlerat që duhet t’i respektojnë”, ka thënë Borisov.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dje në margjinat e Kongresit të PPE-së është takuar me kryeministrin e Bullgarisë dhe liderin e GERB-it, Bojko Borisov i cili ka publikuar video të takimit në profilin e tij në Fejsbuk, e cila më pas shkaktoi reagime të ndryshme në vend.

Në komunikatën zyrtare të VMRO-DPMNE-së theksohet se në takim është biseduar për ndodhitë aktuale politike në Maqedoni, marrëdhëniet mes dy shteteve, por edhe perspektivën evropiane të Maqedonisë. Mickoski ka thënë se anëtarësimi në BE është me interes strategjik për Republikën e Maqedonisë dhe përcaktimit strategjik të VMRO-DPMNE-së. Duke pasur parasysh këtë, ai ka shtuar se Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE pas 12 prillit do të punojë në zbatimin e reformave strukturore.

LSDM, pastaj doli me qëndrim se Mickoski diçka tjetër flet para qytetarëve e tjetër jashtë vendit, por edhe publikisht para kamerave.

“U dëshmua edhe një herë se e gjitha bota demokratike i njohu reformat dhe sukseset se të gjithë faktorët e rëndësishëm dhe përfaqësues të BE-së janë që të fillojmë negociata, vetëm Mickoski është kundër përparimit të atdheut tonë dhe eurointegrimeve. Derisa në shtëpi, Mickoski thotë se nuk e njeh emrin kushtetues të shtetit, qytetarët panë se nuk ka problem partia e tij VMRO-DPMNE në PPE të prezantohet si Republika e Maqedonisë së Veriut. Samiti në Zagreb e ka zbuluar patriotizmin e rreme, dyfytyrësinë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së”, kanë thënë në LSDM.

Ndërkohë, Mickoski sot nga Zagrebi ka deklaruar se qëndrimi i partisë është i njohur dhe i pandryshuar dhe është thënë dje në takim me Borisovin, ndërsa ajo është se VMRO-DPMNE dhe ai personalisht mbështesin gjithçka që është e mirë edhe për Maqedoninë dhe Bullgarinë. 

Continue Reading

Bota

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Published

on

By

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Ishulli i largët në Paqësor, Kiribati, u fut në izolim kombëtar për herë të parë që prej nisjes së pandemisë, pasi disa udhëtarë në avionin e parë që mbërrinte në vend pas 10 muajsh, dolën pozitiv me Covid-19.

Sipas masave të reja të sigurisë, njerëzit duhet të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa grupimet masive janë të ndaluara.

Në avionin që mbërriti nga Fiji 36 persona, nga 54 që ishin në bord, dolën pozitiv me Covid-19. Prej tyre, u infektuan edhe 4 të tjerë. Deri javën e kaluar, Kiribati kishte regjistruar vetëm 2 raste me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Kiribati është një prej ishujve më të izoluar në botë, rreth 5000 kilometra larg kontinentit më të afërt, Amerikës së Veriut. Qeveria tha se të gjithë udhëtarët pozitiv me Covid-19 ishin të vaksinuar, por po mbahen në monitorim. Në total, ishulli ka 120 mijë banorë, por nuk dihet sa prej tyre janë të vaksinuar.

Continue Reading

Bota

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Published

on

By

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka akuzuar Gjermaninë për minimin e unitetit midis aleatëve të vendit dhe për “inkurajimin” e Vladimir Putinit duke refuzuar të dorëzojë armë në Kiev.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më herët të shtunën, ministry gjerman i mbrojtjes tha se Berlini do të ngrejë një spital fushor në Ukrainë në mes të krizës së sigurisë mes Perëndimit dhe Rusisë. Por Christine Lambrecht tha se dërgimi i ndihmës ushtarake tani nuk do të ndihmonte në “zbutjen e krizës”.

“Sot, uniteti i Perëndimit me Rusinë është më i rëndësishëm se kurrë. Për ta arritur atë dhe për të penguar Federatën Ruse, ne të gjithë po punojmë së bashku”, u përgjigj përmes Twitter-it ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Partnerët gjermanë duhet të ndalojnë fjalë dhe veprime të tilla për të minuar unitetin dhe për të inkurajuar Vladimir Putinin për një sulm të ri ndaj Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, shtoi se Kievi është i ishte mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen dhe përpjekjet e saj diplomatike në vitet e fundit. “Por deklaratat aktuale të Gjermanisë janë zhgënjyese dhe bien ndesh me këtë mbështetje dhe përpjekje”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajme

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Published

on

By

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të sherrit në një furrë buke në Voula të Athinës ku u qëlluan me armë zjarri dy shqiptarë, të cilat ndodhen në spital.

Gjithashtu nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një irakian. Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Por si ndodhi ngjarja?

Po sipas mediave greke, dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, të cilët ishin shqiptarë. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.

Personi që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr.

Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”.

Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale