Connect with us

Lajme

Rasti – Asim Musa / Fiks Fare mohon të ketë kërkuar falje, Zaevi mund ta tërheqë deklaratën (VIDEO)

Published

on

Ditë më parë, Kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut deklaroi se televizioni i njohur nga Shqipëria, Top Channel i ka kërkuar falje ish – zëvendësministrit të Shëndetësisë, Asim Musa për atë që u quajt skandal korruptiv, shkruan in7.

Kjo deklaratë edhe pse e dalë nga goja e kryeministrit të vendit do të merrej me rezerva sa i përket vërtetësisë së informacioneve që i njëjti i dha. A kishte kërkuar vërtetë falje Fiks Fare dhe a u aministua Asim Musa nga gjithë ajo që u pa në videot e publikuara më herët?

Për të sqaruar këtë dilemë, pyetëm në redaksinë e emisionit Fiks Fare. Nga atje na u përgjigjën shkurt dhe prerë se nuk ka pasur diçka të tillë.
“Jo, nuk është e vërtetë. Nuk i kemi kërkuar falje Asim Musës”, thonë për in7 nga Fiks Fare.

Por si e kuptoi kryeministri Zaev se Fiks Fare i paska kërkuar falje Musës?
Kush ia ka dhënë këtë informacion?

Në pyetjen e in7.tv për këtë çështje, kryeministri Zaev theksoi se do ta shikojë edhe njëherë, por se informatat i merr nga shërbimet për marrëdhënie me publikun. Në qoftë se sipas tij do të vërtetohet e kundërta, atëherë do ta tërheqë deklaratën.

“Ekipi që punon në PR ma dha këtë informacion se ka qëndrim. Për fat të keq se si ka ndodhur kjo, këtë e kam komentuar, gjithsesi nëse nuk është e vërtetë unë tërhiqem nga ajo deklaratë. Por analizat që i marr permes informacioneve të ndryshme thonë se pas rastit ka ndodhur një takim ne mes të zëvendësministrit dhe Televizionit Top Channel, ku kanë biseduar në këtë temë dhe kanë shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur. Kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të përkthimit dhe në fund të fundit të gjithë e pamë se çka ka ndodhur. Do ta shikoj edhe një here nëse është ashtu dhe të jap koment tjetër. Nëse duhet ta tërheq atë që kam thënë do ta tërheq”, u përgjigj për in7, Zoran Zaev.

Para rreth një muaji, në emisionin investigativ Fiks Fare ishte protagonist Asim Musa, atëkohë zëvendësministër i rënë në grackën e gazetarëve të Fiksit. Teksa bënin Pazar për operimin e një “pacienti” nga Shqipëria, në një moment, Musës i ofrohet para si kapar për operacionin që mund të kushtonte rreth një mijë euro.

“Vetëm kaq për kafe” – shikohet Musa duke marrë 50 euro nga gazetari që sillej si pacient, përcjell in7.
Menjëherë, të nesërmen pas publikimit të skandalit, Asim Musa dha dorëheqje për arsye morale. Në vend të tij u emërua Armend Arsllani, poashtu nga Struga.

Disa ditë pas rastit në fjalë, Asim Musa ka qënë tek zyrat e Fiks-it në Tiranë për të arsyetuar krejt rastin. Por në vend të arsyetimit, gazetarja e Top Channel e vuri në pozitë edhe më të vështirë. E deri në fund të atij edicioni të Fiks Fare, nuk u dëgjua kërkim falje nga organizatorët.
/A-H, in7.tv

Continue Reading

Bota

“Nuk i harrojmë traditat tona, jemi Iuftarak!”/ Shqiptarët e Ukrainës gati për Iuftë (Video)

Published

on

Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit.

Bëhet fjalë për 5000 shqiptarët e Ukrainës, të cilët emigruan 300 vite më parë nga rrethi i Korcës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar Iuftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore. Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të grumbullimit të mijërave trupave në kufi duket se po i drejtohet pikës së moskthimit, ku nuk përjashtohet mundësia e një Iufte.

Minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë është po aq i shqetësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë sa pjesa tjetër e qytetarëve. Por përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti deklaroi në një interviste televizive disa ditë më parë se ata nuk do të dorëzohen përballë një sulmi të mundshëm rus.

Dermenti thotë se minoriteti shqiptar është Iuftarak dhe ata nuk i harrojnë traditat e tyre të vjetra, duke kërkuar madje që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë. Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.

Continue Reading

Lajme

Kroacia kundër Biden: Nuk do të dërgojmë asnjë ushtar në Ukrainë!

Published

on

Presidenti kroat ka habitur opinionin, duke dalë me qëndrim për situatën në Ukrainë, që nuk korrepsondon me qndrimin e shumë vendeve tjera anëtare të NATO-s. Në një pres konferencë, presidenti Zoran Millanoviq ka thënë se në rast se fillon konflikti në Ukrainë, ai d të japë urdhër për tërheqjen e gjithë ushatërve kroatë.

I pyetur se si e komenton konfliktin në Ukrainë, Milanoviq madje është përgjigjur se nuk din për konflikt të tilë.

“NATO po e përforcon prezencën e vetë, ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këtë. Nëse vjen deri te eskalimi, do të tërhiqmi deri në ushtarin e fundit kroat. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me Ukrainën, por ka të bëjë me politikën e Bajdenit, unë shoh sjellje joparimore dhe të rrezikshme. Ekzistojnë mënyra se si mund të shpëtohet Ukraina, së paku 99 ër qind, e ajo është ndhma ekonomike”, tha Millanoviq.

Continue Reading

Kosovë

Zv.ministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave anti-COVID brenda javës

Published

on

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave anti-COVID në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave. Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Pas rritjes shqetësues të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.

Më kuadër të masave të reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Ndërkaq shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 22 janari 2022 dhe është paraparë të zbatohen deri më 04 shkurt 2022.

Continue Reading

Aktuale