Connect with us

Lajme

Nëntor investimesh në Komunën e Vrapçishtit (FOTO)

Published

on

 

Komuna e Vrapçishtit ka nisur një sërë investimesh në infrastrukturë gjatë këtij muaji në Vrapçisht dhe fshatrat përreth.
Disa investime në rregullimin e rrugëve lokale dhe pastrimin e kanaleve që paraqesin rrezik për qytetarët.
Nga Komuna e Vrapcishtit thonë se derisa të jetë koha e mirë nuk do te ndalen me këto lloje investimesh, me qëllim që sezoni dimëror te jetë më i lehtë për qarkullimin e qytetarëve, përcjell in7.
Shtrimi me pllaka betoni i disa prej rrugëve lokale në Vrapçisht, ndërtimi i murit mbrojtës prej rreth 200 metrash në Gradec, që do te ndikojë në parandalimin e vërshimeve në këtë fshat, si dhe rregullimin e rrugës kryesore që lidh Gradecin me autostradën, janë projekte që realizohen dhe që priten të përfundojnë së shpejti, thonë nga Komuna e Vrapçishtit.

“Komuna e Vrapçishtit do të vazhdojë me punimet për përmirësimin e infrastrukturës në çdo fshat, në mënyrë që të plotësojë të gjitha nevojat e banorëve dhe të përmbush detyrimet si institucion. Kemi dëshmuar dhe do të vazhdojmë të dëshmojmë se edhe me një komune rurale siç është e jona, mund të bëhen punë të mëdha. Kemi shfrytëzuar të gjitha burimet dhe kemi fituar një sërë projektesh te financuara nga organizata e agjenci te jashtme apo edhe brenda vendit”, thotë për in7, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.
Sipas Shabanit, komuna që ai drejton ka qënë në gjendje jashtëzakonisht te rënduar financiare, por edhe administratë kaotike. Kjo ka paraqitur pengesë te madhe për të, por duke shfrytëzuar në maksimum burimet njerëzore sipas tij, ia kane arritur të realizojnë shumë punë. Nga ana tjetër, komuna ka marrë përsipër edhe ti qëndrojë në ndihmë edhe ndërmarrjes publike komunale, e cila është e zhytur në borxhe nga drejtuesit e mandatit të kaluar.
“Kemi pasur dhe kemi një komunë dhe ndërmarrje komunale me gjendje të rënduar financiare. Borxhin e përgjithshëm të komunës kemi arritur ta ulim ndjeshëm, ndërsa bëjmë përpjekje për ta sjellë situatën në normale edhe tek ndërmarrja publike. Fatmirësisht, qytetarët e komunës kanë treguar mirëkuptim dhe na kane mbështetur deri tani ne realizimin e shumë punëve, madje edhe në disa raste kanë qënë bashkëpunëtorë direkt edhe në investime”, sqaron për in7.tv  i pari i Vrapçishtit, Isen Shabani.

/A-H, in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Published

on

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

Po ashtu, ministja Nagavci ka shprehur bindjen e saj të plotë se në vitin e ri shkollor, vogëlushët e të dyja shteteve do ta kenë në dorë Abetaren e re.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Nagavci.

E krejt kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Aktuale