Connect with us

Maqedonia e Veriut

ASH: BDI dhe Asim Musa lënë në harresë spitalin e Gostivarit!

Published

on

Të nderuar qytetarë, të nderuar banorë të Gostivarit dhe rrethinës ju drejtohemi sot pikërisht nga Spitali i Gostivarit për ta shfaqur shqetësimin tonë për gjendjen momentale të spitalit të Gostivarit me qëllim që tarikujtojmë Qeverinëgjegjësisht Ministrinë përkatëse përgjendjen e mjerueshme të spitalit.

Gjithashtu nga këtu rikujtojmë edhe partinë shqiptare në pushtet se në çfarë kushtesh punojnë të punësuarit në këtë spital por edhe çfarë shërbimesh marrin pacientët nga ky spital e që në përqindje më të madhe janë shqiptarë.
Shërbim shëndetësor nuk nënkupton vetëm staf mjekësh adekuat dhe profesionist por,nënkupton edhe infrastrukturë adekuate si dhe aparaturë dhe instrumente me të cilat pacientëve do t’u jepen edhe diagnoza më të sakta dhemë të shpejta. Çka ndodhë në këtë spital flasin edhe vet pacientët por edhe fotografit të cilat dalin nga ky spital e ku të kap frikase mund të infektohesh nga ndonjë sëmundje e cila në këto kushte vetëm mund të komplikohet e jo të gjejë shërim. Mjaft më qytetarët e Gostivarit dërgohen për shërim nëpër Klinikat e Shkupit ku ne e dimë se cila është kostoja që e paguajnë pacientët.

Rikujtojmë opinionin por edhe partinë shqiptare në pushtet edhe qeverinë e ministrin e shëndetësisë që në kohën Kur Arben Taravari ishte ministër kaloi në programin e qeverisë projekti i propozuar nga vetë ai për rikonstruim të Spitalit të Gostivarit.

Prandaj sot ne pyesim këto të cilët flasin se punojnë dhe janë në shërbim të nevojave të qytetarëve, çfarë i bënë dhe ku e çuan këtë projekt i cili do të përmirësonte si kushtet për pacientët që i shërben ky Spital, ashtu edhepër të punësuarit.

Me këtë rast unë dua të falënderoj donatorë të ndryshëm e sidomos mërgatën shqiptare e cila asnjëherë nuk është ndalur duke dhuruar për këtë spital vetëm e vetëm që këtu të zbusin sadopak gjendjen e rëndë që mbretëron në këtë spital e që do të thotë më shumë përkujdesen donatorët se sa Ministria e cila buxhetin e ka nga taksapaguesit ndaj të cilëve ka obligim që tua kthej mjetet e tyre nëpërmjet shërbimeve të cilat dukshëm mungojnë.

Ndërsa për sa i përket punëve të cilat deri më tani i ka bërë kryetari Taravarinuk kanevojë të flitet shumësepse puna flet vetë, por ne me këtë rast disa edhe do i përmendim; 17 km Kanalizim,12 km Ujësjellës , 11 km rrugë të asfaltuara, 4 Çerdhe, 14 Lojëtore për fëmijë, 3 Stadiume moderne për futboll, 2 qendra për trajtim të qenve endacak,2.2 milionë euro borxhe të paguaratë gjitha këto për vetëm dy vjet pushtet por nuk duhet harruar edhe opstrukcionet që na i bënin nëpërmjet Këshillit të Komunës pikërisht këta që sot ankohen se nuk është bërë asgjë për këto dy vjet.

Theksojmë se qytetarët nuk mund t’i gënjejnë pasi që ata i shohin dhe i ndjejnë të gjitha këto ndryshime në Gostivar.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale