Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ali Ahmeti për in7: Nuk është mirë koalicionimi parazgjedhor as për BDI e as për LSDM (VIDEO)

Published

on

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përjashtuar mundësinë e koalicionimit parazgjedhor me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut, shkruan in7.

Kështu në pyetjen e gazetarit të in7, se a do të ketë një koalicionim parazgjedhor në mes të BDI-së dhe LSDM-së, Ahmeti ka thënë se një gjë e tillë nuk është e mirë as për BDI-në e as për LSDM-në, pasi sipas tij, zgjedhjet e përgjithshme kanë një filozofi tjetër.

“Kjo çështje nuk është biseduar, por unë në parim kam thënë mendimin tim, që përfaqëson mendimin e BDI-së, se një gjë e tillë nuk do të ishte mirë as për BDI-në e as për LSDM-në hyrja në një koalicion të përbashkët parazgjedhor, sepse jemi në rrethana specifike, e jo në rrethana të cilat i kemi kaluar më parë rreth organizimit të zgjedhjeve lokale. Organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme ka një filozofi tjetër dhe një strategji tjetër”, ka thënë për in7, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e inaugurimit të bustit të presidentit amerikan, Vudrou Uilson para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit./A.SH. in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Lajme

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Published

on

By

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Në vendkalimin Tabanoc sot në mëngjes sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç kryerjes së formaliteteve doganore.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale