Connect with us

Lajme

Takim Xhaferi – Kodheli

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Mimi Kodhelin, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Siç informoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi theksoi se kjo vizitë është me rëndësi të veçantë për të, duke pasur parasysh se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve zhvillohen në nivelin më të lartë dhe janë pa çështje të hapura. Ai vu theks të veçantë në statusin aktual të dy vendeve në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe shtoi se, edhe krahas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave, beson në kredibilitetin e Unionit dhe në kapacitetin e Këshillit për të njohur momentin dhe për të dhënë dritë jeshile për fillim.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, shprehi kënaqësi të madhe për realizimin e këtij takimi. Ajo e përshëndeti punën e Kryetarit Xhaferi, veçanërisht në këtë periudhë të ndjeshme për të dy vendet që vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në mbylljen e çarjeve në murin që momentalisht qëndron në rrugën kah BE.

“Kryetarja Kodheli shprehu bindjen se kjo pasiguri do të tejkalohet, e bindur se me ngjarjet aktuale në union dhe me fillimin eventual të negociatave, të dy vendet do të dëshmojnë pjekuri në proces dhe do e ndryshojnë perceptimin e vendeve anëtare të BE-së ndaj rajonit”, ceket në kumtesë.

Në takim, me kontribut të vet u inkuadruan edhe anëtarët e Delegacionit nga Shqipëria të cilët ishin në përbërje të përzier, respektivisht përfaqësues të pushtetit dhe opozitës dhe me këtë në fakt e dërgonin mesazhin i cili vlen edhe për skenën tonë politike, gjegjësisht, kur bëhet fjalë për çështje të mëdha, shtetërore dhe thelbësore për ardhmërinë e dy vendeve, për ardhmërinë e rajonit, të gjithë faktorët politikë janë në anën e njëjtë, në anën e rezonit dhe kompromisit dhe angazhohen sinqerisht dhe në mënyrë konstruktive në përmirësimin e klimës politike në skenën vendore.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se për rajonin, nuk ka rrugë tjetër përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe në NATO, me ç’rast, pasurimi i marrëdhënieve bilaterale në sferat e ndryshme si ekonomia, arsimi, kultura, turizmi, infrastruktura dhe fushat tjera me interes të përbashkët, mund të jetë vetëm vlerë e shtuar për vendet dhe për rajonin.

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale