Connect with us

Lajme

Qytetarët do të mund të kontrollojnë si harxhohen paratë për investime kapitale

Published

on

Opinioni mund të ndjekë sa investime kapitale ka realizuar secili shfrytëzues buxhetor

Në ueb faqen e Ministrisë së Financave sot është publikuar një vegël e re për transparencë përmes së cilës mund të ndiqet realizimi i investimeve kapitale për çdo ministri, drejtori, agjenci, përkatësisht çdo shfrytëzues buxhetor në veçanti dhe përmes asaj të ndikojë që institucionet ta përmirësojnë realizimin.

Vegla e re tregon se sa nga shpenzimet kapitale të parapara me Buxhetin ka realizuar secili institucion deri më tani – si përqindje nga shuma e planifikuar dhe absolute, si dhe sa deri në fund të vitit duhet të realizojë, kumtoi sot Ministria e Financave.

Të dhënat e publikuara se përfundimisht me shtatorin janë realizuar gjithsej 37,64 për qind të investimeve kapitale të parapara, përkatësisht prej ‪138.955.547‬ euro nga shuma e projektuar prej ‪369.208.020‬ eurove. Vegla tregon se ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka realizuar gjithsej 13,1 për qind, e Punës dhe Politikës Sociale 21 për qind, e Bujqësisë 24,16 për qind, e Arsimit 30 për qind, e Mjedisit Jetësor 22 për qind, e Shëndetësisë 39,62 për qind, e Ekonomisë 55,87 për qind, e Transportit dhe Lidhjeve 58,98 për qind, e Financave 76,51 për qind.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska kohë më parë e paralajmëroi këtë vegël, në drejtim të përforcimit të transparencës dhe të disiplinës së institucioneve për t’i realizuar projektet të cilat i kanë paralajmëruar gjatë hartimit të buxhetit.

Vegla e cila e tregon realizimin e investimeve kapitale për çdo institucion në ueb-faqen e Ministrisë së Financave do të publikojë të dhëna të reja në nivel mujor. Ajo mund të gjendet në http://kapitalni-rashodi.finance.gov.mk/.

Shpenzimet kapitale apo investimet kapitale janë shpenzime të shfrytëzuesve buxhetor dedikuar për të mira të qëndrueshme si rrugë, shkolla, spitale, ujësjellës, shtëpi të studentëve, objekte sportive, aparate për shëndetësi, pajisje harduer, softuer…

Me ribalancin e Buxhetit investimet kapitale u pakësuan për rreth 50 milionë euro dhe nga 420 milionë eurot e planifikuara paraprakisht, u projektuan në 370 milionë euro

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale