Connect with us

Bota

New York, mbi 114.000 studentë “të pastrehë”

Published

on

Mbi 114.000 studentë në qytetin New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë duke jetuar në strehimore, tek ndonjë fis ose shok, transmeton Anadolu.

Në raportin e publikuar në ueb faqen e Departamentit të Arsimit të Shtetit New York, thuhet se 114.593 studentë në vitin akademik 2018-2019 nuk kanë pasur shtëpi të tyre.

Në raportin të cilën këta studentë përshkruhen si “të pastrehë” thuhet se kanë pësuar një rritje prej 40.000 persona brenda 10 viteve të fundit, ndërsa me rritje prej 18 për qind rajoni ku më së shumti ka ndodhur rritje është Bronx në New York.

Më tej në raport thuhet se në vendbanimet e ndryshme të shtetit janë identifikuar edhe 33.961 studentë të pastrehë, duke bërë të ditur se me këtë numri i përgjithshëm i studentëve të pastrehë është 148.554.

Kim Sweet, drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare “Avokatët për Fëmijët”, tha se çështja e studentëve të pastrehë është një problem i madh.

“85 për qind të studentëve të pastrehë të New Yorkut me origjinë me ngjyrë dhe latine, është më e madhe 6 herë se kapaciteti i sallës sportive në Brooklyn”, tha ajo.

Ndërkohë, Departamenti i Arsimit të New York, ka emëruar 100 punonjës të shërbimit social për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e studentëve të pastrehë.

Continue Reading

Bota

Në këtë qytet gjerman qiraja është vetëm 1 euro

Published

on

By

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej. Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.

Continue Reading

Bota

Raketa e Elon Musk që mbeti në hapësirë është rrugës për t’u përplasur në Hënë

Published

on

By

Një raketë e lëshuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së Elon Musk është rrugës për t’u përplasur në Hënë dhe për të shpërthyer.

Sipas BBC, përforcuesi Falcon 9 u lansua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u rikthyer drejt Tokës dhe kështu mbeti në hapësirë.

Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e parë dhe e pakontrolluar – që dihet – e raketave me Hënën.

Por efektet do të jenë të vogla, thotë ai.

Raketa u braktisë në orbitë të lartë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim milion milje.

Pajisja ishte pjesë e programit të Musk për eksplorimin e hapësirës, SpaceX, një kompani tregtare që synon përfundimisht t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të jetuar në planetë të tjera.

Continue Reading

Bota

Anglia lehtëson masat, heq detyrimin për të mbajtur maska

Published

on

By

Duke filluar nga dita e sotme Anglia do të heq të gjitha kufizimet e Planit B që u vendosën për shkak të Omicron. Masat përfshinin mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në transportin publik, udhëzimin për të punuar nga shtëpia dhe mospërdorimin e certifikatave të vaksinave.

Më qytetarëve s’do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.

Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimi apo testi negativ.

Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.

Javën e kaluar qeveria ndryshoi udhëzimin për të hequr detyrimin për mbajtjen e maskave në shkollat e mesme. Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se suksesi i programit të vaksinimit, ka bërë të mundur rikthimin në planin A.

Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 102,292 raste të reja në 24 orë dhe vetëm 346 viktima.

Vendi ka regjistruar 16,149,319 raste dhe 154,702 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Continue Reading

Aktuale