Connect with us

Maqedonia e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti në vend do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu, të cilat herë pas here do të kenë karakter më të rrëmbyeshëm. Do të ketë edhe paraqitje të vetëtimave me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të fortë (mbi 60 km/orë), sidomos në pjesët juglindore ku pritet të bien mbi 35l/m2 shi.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej 10 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë, ndërsa e ditës deri në 15 gradë Celsius.

Pastaj pason periudhë e motit të ndryshueshëm me mjegull nëpër disa lugina të caktuara.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale