Connect with us

Lajmet kryesore

Lirimi i Janevës, reagojnë subjektet politike në RMV

Published

on

Një ditë pas vendimit të Apelit që ish shefja e PSP-së, Katica Janeva, paraburgimin ta vazhdojë në shtëpi, Kryeministri Zoran Zaev u thirr në raportin e Pribës dhe nuk u përgjigj për rastin e Janevës. Tha se është për veting edhe atë duke filluar nga vet ai.

“Populli ynë pret lëkundje. Shkundje të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, agjencive, ministrive, etj. E gjitha duhet të organizuar mirë. Vetingu është detyrimi ynë, si shoqëri, nuk mendoj se duhet ta bëjnë atë politikanët. Së pari vetingu të jetë për këdo, edhe për ne, për politikanë, për ministrinë e brendshme, Spasovski shpesh flet për këtë, prokurorinë, gjyqësorin. Nuk duhet të shihet si një mister, duhet të kalojmë në atë proces” – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Dalja e Janevës nga Shutka, për VMRO-DPMNE-në është një skenar dhe teatër i turpshëm, me paramendim.

“Zoran Zaev së pari në një takim liderësh, disa muaj më parë njoftoi se do të duhej të lirohej nga paraburgimi Katica Janeva, dhe më pas tha se janë gënjeshtra me bisht. Sot, është e qartë se çfarë lloj skenari është duke u punuar, ku aktrojnë si në teatër dhe grinden Ruskovska dhe Apeli, pastaj do të raportojnë në polici, ku Ministri është më i afërt me Zoran Zaevin dhe në përplasje me këtë prokurori, që në fund Zoran Zaev të thotë se duhet një veting sipas masës së tij” – u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Për Aleancën e Shqiptarëve, sistemi i drejtësisë funksionon me standarde të dyfishta. Nga partia thonë se qeveria, duke ndikuar në gjyqësor, mundëson të shmangë përgjegjësinë penale.

“Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankesën e Janevës, duke lejuar që ajo të shkojë në arrest shtëpiak. Theksojmë se ka pasur dhjetëra raste të të burgosurve shqiptarë, për raste të montuara politike, kundër të cilëve e njëjta gjykatë nuk ka pranuar të vendosë arrest shtëpiak” – thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar sot 16 vjetorin e ndarjs nga jeta të presidentit të parë të Kosovës pas lufte, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në faqen e tij facebook, Sela shprehet se emri dhe respekti për Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore.

Postimi i plotë:

“Sot, kujtojmë njeriun e madh, udhëheqësin, Presidentin e parë të Kosovës z. Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta 16 vjet më parë! Ai nuk është në mesin tonë por emri tij nuk do të harrohet kurrë! Respekti për z. Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore. I shenjtë do të mbetet ai dhe e shenjtë do të mbetet vepra e rruga e drejtë e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka përfunduar Sela.

Continue Reading

Lajme

Drejtori Zudi Enuzi: Higjiena Komunale Shkup me 30 punëtorë në terren, pastron borën dhe akullin

Published

on

By

Shkruan Zudi Enuzi Koka në facebook:

Në koordinim me Qytetin e Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup me 30 punëtorë në terren zbaton aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët e Shkupit.

Ekipet e Ndërmarrjes e pastrojnë dhe zonën qendrore të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, sheshet më të vogëla Fillipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe Çarshija e Vjetër. Pastrohet rajoni rreth Spitalit të qytetit, Spitalit shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të RMV -së, ndërsa vazhdimisht kripohen shtigjet e këmbësorëve dhe trotuaret e urave ,,Goce Dellçev” dhe ,,Liria”, si dhe dhe urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, me qëllim për të mundësuar lëvizjen e sigurt dhe të kalueshme të këmbësorëve.

Nga mekanizimi përdoren automjete të specializuara komunale – multikultivator dhe automjete transportuese për hedhjen e kripës. Në përputhje me kushtet atmosferike dhe nevojën në terren, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje.

Continue Reading

Lajme

Ditëve në vijim do të jetë shumë ftohtë, mëngjeset edhe deri -15

Published

on

By

Shkup, 21 janar 2022 (MIA) – Ditëve në vijim moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth dhe nën zero.

Siç informon DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore.

Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë në Gjevgjeli. Në Shkup temperatura do të lëvizë prej -9 deri dy gradë.

Të martën pritet temperatura më e ulët e mëngjesit të jetë -15 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, më ftohtë do të jetë të hënën me temperaturë ditore prej -5 deri dy gradë.

Continue Reading

Aktuale