Connect with us

Maqedonia e Veriut

Georgievski: Edi Rama më tha që nuk ka gjasa vet t’i rënoj objektet pa leje pa ndihmën e shtetit dhe MPB-së

Published

on

Kryetari i Ohrit Konstantin Georgievski i ka kërkuar kryeministrit shqiptar Edi Rama këshilla se si të merren me ndërtimet pa leje në Zonën e Mbrojtur të Liqenit të Ohrit, përcjell in7.

Në takimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt më 9 nëntor në Ohër, Georgievski realizoi një takim me kryeministrin, Rama, ku ai e kishte pyetur sesi Shqipëria i ka trajtuar ndërtimet e paligjshme në Pogradec në anën tjetër të liqenit.

“Unë e pyeta atë se si arriti të rënonte të gjitha ndërtimet pa leje, për të cilën Rama u përgjigj se nëse do që veprimi të jetë i suksesshëm duhet të keni policinë dhe shtetin pas. Ai më tha, ju vetëm nuk mund të merreni me problemin që është grumbulluar me vite”, thotë Georgievski në lidhje me ndërtimet e jashtë ligjshme në komunën e Ohrit.

Disa vjet më parë, e gjithë zona bregdetare në anën tjetër të Liqenit të Ohrit ishte pastruar nga ndërtesa të paligjshme, si kafene, restorante dhe tarraca. Më 6 qershor, pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Georgievski thotë se ai është takuar disa herë me Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit për ndërtesa në pjesë të ndryshme të qytetit që janë nën juridiksionin e tyre, por, sipas tij, nga atje nuk kanë vepruar në të dhe nuk kanë ofruar asistencë dhe bashkëpunim.

Sipas Regjistrit të ndërtesave të paligjshme të përgatitura nga Komuna e Ohrit këtë verë, kishte 1,079 ndërtesa të paligjshme në qytet, 409 prej të cilave janë në zonën e mbrojtur. Siç thotë kryetari Georgievski, një pjesë e vogël e tyre janë objekte siç është hoteli Lagadin, ndërsa shumica e tyre janë tenda, tarraca, gardhe, dritare. Këtu futen edhe plazhet dhe platformat e vendosura në liqen. Komuna u ka dhënë pronarëve një afat kohor që t’i heqin vetë, dhe tani më në terren shihet se disa platforma në liqen janë rënuar tashmë.

Për hotelin Lagadin, investitori i të cilit ka shkelur 19 ligje, ka gjithashtu vendim për rënim, por, pronari ka ngritur padi, dhe është në pritje që gjyqi të përfundojë me lëndën e pastaj të intervenohet.

“Unë rrëzova vendimin, kështu që qiradhënësi apeloi në Komisionin e Shkallës së Dytë, nga i cili ata konfirmuan pavlefshmërinë time të lejes së ndërtimit. Me atë vendim pronari ka të drejtë të paraqesë padi në gjykatë dhe të paraqesë një ankesë në Gjykatën Administrative. Procedura pezullohet derisa të marrim një vendim nga Gjykata Administrative dhe ajo të bëhet përfundimtare. Është e vërtetë që unë mund ta rrënoj atë, por nëse ai fiton gjykatën nesër ai mund të padisë komunën dhe pastaj të paguajmë dëmet dhe të përsërisë rasti ‘Kozmos’. Kjo është arsyeja pse ne do të presim që të gjitha proceset të përfundojnë dhe pastaj të veprohet”, thotë Georgievski.

Continue Reading

Lajme

Detaje nga zjarri në Tetovë, është lënduar pronari i shtëpisë së djegur

Published

on

Është lënduar pronari i shtëpisë në të cilën ka shpërthyer zjarri rreth orës 19:00 në vendbanimin Koltuk të Tetovës, janë informacionet fillestare të njoftuara nga SPB-ja e Tetovës.

Zjarri ka përfshirë dy shtëpi dhe është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit për rreth një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në SPB Tetovë në orën 19:20 është raportuar zjarri në një shtëpi në pronësi të I.S (50). Zjarri u përhap në shtëpinë fqinje ku nuk banonte askush. Pronari I.S ka marrë djegie dhe më pas është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, njofton policia e Tetovës.

Fqinjët në lagjen Koltuk janë trembur nga forca e zjarrit për shkak të një flake të fortë. Po ashtu, të gjitha shtëpitë e këtij vendbanimi në një pjesë kodrinore janë të lidhura me njëra-tjetrën, gjë që ka qenë shkak për frikë shtesë tek ata nga zgjerimi i mundshëm i zjarrit.

“Rreth orës 19:00 dëgjova një sirenë, dola të shikoja si ishte dhe pashë një flakë. Pashë që këta ishin fqinjët sipër meje, vrapova, pashë tym dhe flakë 15 metra nga çatia lart. Me fqinjët u përpoqëm të ndihmonim me ujin nga cisternat, ju e dini që këtu është specifike për ujin. Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë, falë tyre, nëse do të vonoheshin pesë minuta, një shtëpi tjetër do të digjej. Nuk pati shpërthim, por u prishën kabllot e rrymës. E gjithë lagjja Koltuk dhe ‘Dva Bresta’ dhe Çarshia e Epërme nuk kanë rrymë”, tha Ivica Gjorgjeski.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”. Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës kanë bërë të ditur se janë dërguar katër makina zjarrfikëse për të intervenuar në këtë zjarr./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Kovaçevski: Kërkesa për shfuqizim të Qeverisë së Përzhinës, dëshmi se shoqëria është më demokratike

Published

on

Kërkesa për shfuqizim të Qeverisë teknike nga ana e opozitares VMRO-DPMNE, është dëshmia më e madhe se tani jetojmë në një shoqëri demokratike me media të lira, vlerëson kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Nuk ka dëshmi më të madhe nga kjo kërkesë e opozitës për shfuqizim të Qeverisë teknike se kemi shoqëri demokratike, kemi media të lira ku secili ka qasje. Ju, e dini, se më parë, lideri i opozitës nuk kishte mundësi të shfaqej në televizion, kurse tani lideri i opozitës mund që çdo mbrëmje të jetë i pranishëm në çdo televizion nacional”, tha Kovaçevski në intervistë për Radio Televizionin e Maqedonisë.

Ndërkaq, për më 10 shkurt është caktuar seanca ku në rend dite është ndryshimi i Ligjit për qeveri me të cilin parashihet shfuqizim i Qeverisë teknike që del nga Marrëveshja e Përzhinës./TV21/

Continue Reading

Lajme

Ambasadori i BE-së vizitë në Kumanovë, duhet përshpejtuar ndërtimi i deponisë në rajonin lindor

Published

on

Ndërtimi i deponisë rajonale në Shën Nikollë që do t’i shërbejë të rajonit lindor dhe veri-lindor si dhe problemi me ndotjen e ajrit ishin temat kryesore që sot u diskutuan në takimin në Kumanovë mes ambasadorit të BE-së Dejvid Gir dhe kryetarit të Komunës Maksim Dimitrievskit.

“Ky është projekt i realizuar nga një numër më i madh i komunave në rajonin lindor dhe verilindor dhe qëllimi kryesor është mbyllja e deponisë së qytetit “Krasta” dhe ndërtimi i një fabrike të re për përpunimin e mbetjeve në këto dy rajone në territorin e Komunës Shën Nikollë, ku Komuna e Kumanovës është një nga pjesëmarrëset më të mëdha në projekt dhe i gjithi projekti është grant i BE-së”, deklaroi Dimitrievski.

Sipas ambasadorit të BE-së Dejvid Gir, ky është një projekt kompleks, por realizimi i të njëjtit do të përmirësonte menaxhimit e mbetjeve në të gjithë rajonin.

“Është një projekt kompleks, i cili përfshinë shumë faktorë dhe duhet shumë punë, në këtë moment duhet të fillojmë të punojmë më shpejt dhe të përparojmë me realizimin e saj. Natyrisht folëm për aspekte të ndryshme si ta bëjmë qytetin ekologjikisht të pastër dhe përmirësojmë mjedisin. Ajri i pastër është thelbësor, ne jetojmë këtu çdo ditë, ne thithim atë ajër dhe jemi të lumtur që mund të flasim për të gjitha mënyrat për të cilat BE mund të ndihmojë”, deklaroi Gir.

Gir siguroi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kumanovës, e në veçanti të të rinjve. E kryetari Dimitrievski sqaroi se deri më tani kanë realizuar disa projekte me ndihmën e BE të cilat kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa ka kuadro dhe potencial për realizimin të edhe më shumë projekteve. Ndryshe Kumanovës shumë herë është radhitur ndër qytet më të ndotura në vend, ndërsa problem serioz mbeten deponitë.

Continue Reading

Aktuale