Connect with us

Maqedonia e Veriut

Fërçkoska: Deklarata e Ruskoskës, presion ndaj gjykatësve

Published

on

Avokatja e ish Prokurores Speciale Katica Janeva, ka dënuar deklaratën e shefes së Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, e cila deklaroi se do ti ndjek gjykatësit e Apelit të cilët Janevës i caktuan masën e arrestit shtëpiak.

“Deklarata është absolutisht e palejuar dhe vlerësohet si presion ndaj gjykatësve dhe vendimeve të tyre, si dhe paraqet precedent të llojit të këtillë”, deklaroi Irena Fërçkovska, avokate e Janevës.

Sipas mbrojtjes, vendimi për heqjen e masës së paraburgimit dhe ndërrimin me masë më të butë kishte bazë ligjore që të miratohej shumë më herët.

“Qëkur mbaroi hetimi dhe Prokuroria i grumbulloi të gjitha dëshmitë u plotësuan kushtet ligjore për arrest shtëpiak”, sqaroi Fërçkovska duke shtuar se Janeva qëndroi në paraburgim 92 ditë. Sipas saj aq më tepër që po e njëjta prokurori ka dhënë mendim pozitiv që Zoran Milevski i njohur si Kiçeec të lirohej nga paraburgimi dhe të dërgohet në arrest shtëpiak.

“Në këtë drejtim, vlerësojmë se vendimi i Gjykatës së Apelit është plotësisht ligjorë dhe i arsyetuar”, vlerëson Fërçkovska.

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Lajme

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Published

on

By

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Në vendkalimin Tabanoc sot në mëngjes sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç kryerjes së formaliteteve doganore.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale